57 lines
3.4 KiB
HTML
57 lines
3.4 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
|
||
|
||
<html newsdate="2015-04-14">
|
||
<version>1</version>
|
||
|
||
|
||
<head>
|
||
<title>Deklaratë mbi ndryshimin e marrëdhënieve mes FSFE-së dhe Kern Sibbald-it</title>
|
||
</head>
|
||
|
||
|
||
<body>
|
||
<h1>Deklaratë mbi ndryshimin e marrëdhënieve mes FSFE-së dhe Kern Sibbald-it</h1>
|
||
<p>
|
||
Që prej 2006-s, FSFE-ja ka qenë <a href="http://fsfe.org/activities/ftf/bacula-agreement.en.html">përfaqësuesja</a> për të drejta kopjimi të zhvilluesve të software-it Bacula.org , mbi bazën e një Marrëveshjeje Licence Përfaqësimi (Fiduciary License Agreement, shkurt FLA) dhe një Memorandum of Understanding të nënshkruar mes Kern Sibbald-it dhe FSFE-së, më 15 nëntor 2006
|
||
</p>
|
||
<p>
|
||
Të qenët përfaqësues do të thotë që FSFE-ja ka patur autoritet të veprojë në çështje që lidhen me shkelje të të drejtave të kopjimit mbi software-in Bacula.org, si dhe të japë udhëzime në çështje që lidhen me licencime të projektit.
|
||
</p>
|
||
<p newsteaser="yes">
|
||
Duke filluar nga 6 marsi i 2015-tës, FLA-ja mes Kern Sibbald-it dhe FSFE-së është shfuqizuar me kërkesën e Kern Sibbald-it. FSFE-ja është e vendosur për të siguruar me sa mundet që software-i Bacula.org të mbetet Software i Lirë, dhe vetëm se mund të shprehë keqardhjen që Kern Sibbald-i zgjodhi këtë rrugë për t’i dhënë fund FLA-së.
|
||
</p>
|
||
<p>
|
||
Çfarëdo kontributi i bërë te software-i Bacula.org pas 6 marsit të 2015-s, që më parë mbulohej nga kjo FLA, drejtpërdrejt apo nga një FLA apo nga dhënie të drejtash kopjimi me Kern Sibbald-in, nuk gjendet më nën përfaqësimin nga FSFE-ja.
|
||
</p>
|
||
<p>
|
||
Deri sot, FLA-të që janë nënshkruar drejtpërsëdrejti mes një kontribuesi te Bacula.org dhe FSFE-së mbeten të paprekura. Edhe FLA ose dhënie të drejtash kopjimi për versionin Bacula Enterprise Version të programit, të nënshkruara drejtpërsëdrejti me Bacula Systems apo Kern Sibbald-in mbeten të paprekura, ngaqë janë të përjashtuara nga marrëveshja mes Kern Sibbald-it dhe FSFE-së.
|
||
</p>
|
||
<p>
|
||
Ngaqë ka versione të shumtë të dhënies së të drejtave të kopjimit dhe FLA-ra, dhe mjaft parametra të tjerë që duhen marrë parasysh, pasojat e sakta të këtij shfuqizimi mund të ndryshojnë rast pas rasti.
|
||
</p>
|
||
<p>
|
||
Nëse keni pyetje lidhur me këtë shfuqizim apo mbi se si prekeni ju vetë, FSFE-ja ka krijuar një pikë kontakti kushtuar përgjigjeve për këto pyetje. Pyetjet tuaja mund t’i drejtoni te: fla-bacula@fsfeurope.org
|
||
</p>
|
||
<p>
|
||
FSFE-ja po punon me Kern Sibbald-in dhe këshilltarin ligjor të tij për të trajtuar çfarëdo pyetjeje apo shqetësimi që ka lindur prej kësaj.
|
||
</p>
|
||
<p>
|
||
Nëse jeni dikush që ka kontribuar te Bacula, këshillojmë që t’u hidhni një sy FLA-ve apo dhënieve të të drejtave të kopjimit me të cilat jeni pajtuar, dhe të siguroheni se e kuptoni plotësisht se si ndikon ky shfuqizim në rastin tuaj. Nëse s’jeni i sigurt, jeni të mirëpritur të na dërgoni një email dhe do të bëjmë më të mirën e mundshme për t’ju ndihmuar. Ju lutemi, paraprakisht hidhini një sy ndarjes sonë <a href="http://fsfe.org/activities/ftf/faq-bacula.html">FAQ</a> mbi këtë çështje.
|
||
</p>
|
||
|
||
</body>
|
||
|
||
|
||
<tags>
|
||
<tag key="front-page"/>
|
||
<tag key="compliance">Pajtueshmëri</tag>
|
||
<tag key="freesoftware">Software i Lirë</tag>
|
||
<tag key="gpl">GnuGpl</tag>
|
||
<tag key="legal">Ligjore</tag>
|
||
<tag key="licensing">Licencim</tag>
|
||
</tags>
|
||
</html>
|
||
|
||
|
||
|