37 lines
3.1 KiB
HTML
37 lines
3.1 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
|
||
|
||
<html newsdate="2015-04-01">
|
||
<version>1</version>
|
||
|
||
|
||
<head>
|
||
<title>Një mirëpritje e kujdesshme për strategjinë e re të KE-së lidhur me Software-in e Lirë</title>
|
||
</head>
|
||
|
||
<body>
|
||
|
||
<h1 id="evaluating-the-ecs-new-open-source-stratgy">Një mirëpritje e kujdesshme për strategjinë e re të KE-së lidhur me Software-in e Lirë</h1>
|
||
|
||
<p>Komisioni Europian ka botuar një <a href="http://ec.europa.eu/dgs/informatics/oss_tech/strategy/strategy_en.htm">version</a> të ri të strategjisë së vet për përdorimin e brendshëm të Software-it të Lirë. Tani strategjia mbulon periudhën 2014-2017. Gjatë procesit të përditësimit, FSFE-ja ka dhënë gjerësisht për Komisionin <a href="http://fsfe.org/activities/policy/eu/20141215.FSFE.EC_OSS_Strategy.en.html">mendimet e veta</a>.</p>
|
||
<p>Teksa strategjia është përgjithësisht e ngjashme me versionin e mëparshëm, ka një numër përmirësimesh të dukshme:</p>
|
||
<ul>
|
||
<li><p>Një qëndrim më i vendosur ndaj Software-it të Lirë. Për strategjinë, kjo është një domosdoshmëri minimum për të patur të paktën njëfarë ndikimi në një mjedis ku software-i pronësor është i rrënjosur thellësisht. Strategjia e re bën fjalë për krijim "mundësish të barabarta" për Software-in e Lirë, dhe për t’i dhënë atij "vëmendje aktive dhe të paanshme".</p></li>
|
||
<li><p>Një qëndrim ndaj Standardeve të Hapura që shkon tej rishikimit të holluar të Kuadrit Europian Për Ndërveprueshmëri: "Komisioni duhet të promovojë përdorimin e produkteve që përkrahin specifikime teknike të mirëpranuara, të mirëdokumentuara dhe mundësisht të hapura, që mund të adoptohen, sendërtohen dhe zgjerohen lirisht".</p></li>
|
||
<li><p>Një angazhim për ta bërë më të lehtë për programuesit e Komisionit të marrin pjesë në bashkësi Software-i të Lirë jashtë tij.</p></li>
|
||
</ul>
|
||
<p><blockquote>"Ky dokument është në thelb një deklaratë qëndrimesh nga ana e Komisionit," shprehet presidenti i FSFE-së, Karsten Gerloff. "Ka mjaft akte që mund të ndërmarrë Komisioni për të përfituar nga përparësitë që ofrojnë Software-i i Lirë dhe Standardet e Hapura - praktikat e prokurimit, sa për të përmendur një. Tej këtyre, strategjia e re përfaqëson një ndryshim për mirë, dhe jemi të gëzuar tek shohim Komisionin të ecë në drejtimin e duhur."</blockquote></p>
|
||
<p>Shumë i rëndësishëm është fakti që strategjia shoqërohet nga një plan veprimesh që synon vënien e saj në jetë, ndryshe nga versionet e mëparshëm. Sidoqoftë, plani i veprimeve nuk është publik, ndaj s’është e mundur të vlerësohet ecuria e Komisionit drejt synimeve të veta. FSFE-ja shpreson që Komisioni një ditë do ta botojë planin e veprimeve.</p>
|
||
|
||
</body>
|
||
|
||
<tags>
|
||
<tag key="front-page"/>
|
||
<tag key="europeancommission">Komisioni Europian</tag>
|
||
<tag key="strategy">Strategji</tag>
|
||
<tag key="procurement">Prokurim</tag>
|
||
<tag key="publicadministration">Administratë publike</tag>
|
||
<tag key="policy"/>
|
||
</tags>
|
||
|
||
</html>
|