84 lines
9.0 KiB
HTML
84 lines
9.0 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
|
||
<html newsdate="2018-04-19" type="newsletter">
|
||
<version>1</version>
|
||
|
||
<head>
|
||
<title>Buletini i FSFE-së - Prill 2018</title>
|
||
</head>
|
||
<body microformats="h-entry">
|
||
|
||
<h1 id="fsfenewsletterapril2018">Buletini i FSFE-së - Prill 2018</h1>
|
||
|
||
<h2 id="morethan11000signaturesh">Ligjvënësve të BE-së iu dorëzohen më shumë se 11 000 nënshkrime që kërkojnë ndryshimin e propozimit të reformës së rrezikshme mbi të drejtat e kopjimit</h2>
|
||
|
||
|
||
<p>Më 19 Mars, Free Software Foundation Europe tok me OpenMedia, depozituan së bashku një peticion të më shumë se 11 000 individëve që u kërkojnë politikanëve europianë të shpëtohet interneti nga ndikimi i pakthyeshëm i rrezikshëm i reformës së ndërrmarë mbi të drejtat e kopjimit, dhe veçanërisht <a href="/news/2017/news-20171130-01">nenit të 13-të</a> të saj që imponon bllokim parandalues të depove internetore të kodit. Këto nënshkrime u drejtohen bashkëpunëtorëve të propozimit në BE: Parlamentit Europian dhe Këshillit Bashkimit Europian, dhe u morën në dorëzim nga eurodeputetja Julia Reda, raportuesi hije në Komitetin e Çështjeve Ligjore në Parlamentin Europian (JURI) që udhëheq përpjekjen kryesore parlamentare lidhur me reformën e tanishme të të drejtave të kopjimit. </p>
|
||
|
||
|
||
<div class="captioned" style="width:80%; margin: 1.5em auto;"><img src="https://pics.fsfe.org/uploads/medium/dc7e05f22595b266b2c31189fa3e7821.jpeg" alt="Eurodeputetes Julia Reda i dorëzohen nga bashkërenduesja e politikave në FSFE, Polina Malaja, më shumë se 11 000 nënshkrime kundër ndikimit të rrezikshëm të nenit 13" />
|
||
<footer><p>Eurodeputetes Julia Reda i dorëzohen nga bashkërenduesja e politikave në FSFE, Polina Malaja, më shumë se 11 000 nënshkrime kundër ndikimit të rrezikshëm të nenit 13.</p></footer>
|
||
</div>
|
||
|
||
<p>Krejt nënshkrimet u mblodhën së bashku përmes fushatës tonë <a href="https://savecodeshare.eu/">Save Code Share</a>, e cila nxjerr në pah kërcënimet që reforma e tanishme e të drejtave të kopjimit në BE imponon mbi Software-in e Lirë, dhe ajo <a href="https://savethelink.org/">Save the Link</a> që thekson se si propozimet e tanishme synojnë censurimin e lidhjeve <em>online</em>. </p>
|
||
|
||
<p>Edhe pse duket e vështirë të arrihet një anulim i plotë i nenit 13, kemi parë zhvillime pozitive të pozicionit të JURI-t, kur vjen puna te rishikimi i <a href="https://ec.europa.eu/digital-single-market/en/news/proposal-directive-european-parliament-and-council-copyright-digital-single-market">tekstit të propozuar fillimisht</a> nga Komisioni Europian. Amendamentet kompromis të propozuara thonë, mes të tjerash, që shërbimet depo kodi do të përjashtohen nga detyrimi për të instaluar filtra arbitrarë dhe për të mbikëqyrur veprimtarinë e përdoruesve të tyre. Megjithatë, në tekstin e tanishëm, kjo aplikohet vetëm mbi shërbime deposh kodi që funksionojnë për qëllime “jokomerciale”. Një referencë e tillë ndaj shërbimesh “jokomerciale” ende lë jo pak hapësirë për paqartësi ligjore, kur vjen puna te përgjegjësia ligjore e shërbimeve internetore deposh kodi. Për ta përmbledhur, neni 13 ende vazhdon të jetë një kërcënim ndaj Software-it të Lirë që, sipas asnjë përkufizimi, s’lidhet me “jokomercialen”. </p>
|
||
|
||
<p>Tok me Open Forum Europe dhe aleatë të tjerë, do të vazhdojmë të punojmë fort që ligjvënësit të kuptojnë dallimet dhe nevojat e Software-it të Lirë në Europë. Nëse doni të përkrahni punën tonë, <a href="https://savecodeshare.eu/#sign-letter">nënshkruani letrën tonë</a>, tregojuni njerëzve për të ose ndihmonani me <a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=savecodeshare">përkrahje financiare</a>. </p>
|
||
|
||
|
||
|
||
<hr />
|
||
<p><a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=nl2018-04">Bëhuni pjesë e bashkësisë tonë të luftëtarëve të lirisë.</a></p>
|
||
<hr />
|
||
|
||
<h2 id="what-else-have-we-done-inside-and-outside-the-fsfe">Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së</h2>
|
||
|
||
<ul>
|
||
<li>Hacker-at tanë të sistemit vunë në punë një instancë <a href="https://community.fsfe.org/">Discourse</a>, si një shërbim i furnizuar nga FSFE-ja dhe i mirëmbajtur nga vullnetarë. Është ende në fazë beta dhe hëpërhë shërben si një test për tema të caktuara. Mandej me kalimin e kohës do të peshojmë nëse është i volitshëm për platformën e komunikimit në FSFE dhe për bashkësinë. Dëshirojmë t’ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij shërbimi të ri, të na ndihmoni ta përmirësojmë dhe të kënaqeni duke e përdorur: https://community.fsfe.org/</li>
|
||
<li>Isabel Drost-Fromm <a href="http://blog.isabel-drost-fromm.de/posts/my-board-nomination-statement-2018.html">botoi deklaratën e kandidimit të saj</a> për në bordin e Apache Software Foundation, si ndihmë në sjelljen e më tepër transparence për njerëzit jashtë fondacionit. </li>
|
||
<li>Jens Lechtenbörger shpjegon se si i përdor kartelat e tejtëdhënave dhe <em>emacs-reveal</em> për <a href="https://blogs.fsfe.org/jens.lechtenboerger/2018/04/01/oer-figures-with-license-meta-data-in-emacs-reveal/">të shfaqur vetvetiu</a> të dhënat e duhura për licencim dhe atribuim në prezantimet e veta.</li>
|
||
<li>Daniel Kulesz <a href="https://blogs.fsfe.org/kuleszdl/2018/04/02/looking-for-a-secure-smartphone-running-only-free-software-good-luck/">krahason ROM-e të ndryshme</a> për telefona Android, lidhur me çështje të lirisë që përmbajnë, sigurisë, asistencës dhe aspekte të tjera.</li>
|
||
<li>Ekipi i FSFE-së për Italinë qe i pranishëm në "Merge-it" me një sesion mbi fushatën tonë “Para Publike? Kod Publik!” dhe gjendjes së tanishme të sendërtimit të ideve të saj në Itali dhe BE. </li>
|
||
<li><a href="https://wiki.fsfe.org/Teams/System-Hackers">Hacker-at e Sistemit</a> zhvilluan një takim gjatë Pashkëve, për të biseduar se si të përmirësohet funksionimi i brendshëm i ekipit dhe shërbimet dixhitale të ofruara nga FSFE-ja. Ekipi mundi të caktojë rregulla të reja lidhur me mirëmbajtjen e shërbimeve, të shtojë më tepër dokumentim, të përcaktojë hapat e nevojshëm për garantimin e përputhjes me GDPR-në, dhe ra dakord lidhur me synimet afatgjata.</li>
|
||
</ul>
|
||
|
||
<h2 id="get-active">Hidhuni Në Veprim</h2>
|
||
|
||
<p>Takimi i bashkësisë së FSFE-së për 2018-n do të jetë pjesë e Libre Software Meeting (LSM, i njohur edhe si RMLL) në Strasbourg, dhe anasjelltas. LSM-ja është ndoshta takimi më i madh në Francë i organizuar nga bashkësitë e Software-it të Lirë, ndaj ofron një mjedis të shkëlqyer për takimin e bashkësisë së FSFE-së, dhe për t’u lidhur me bashkësinë më të gjerë të Software-it të Lirë. Me këtë rast, FSFE-ja do të organizojë një pistë të vetën gjatë veprimtarisë, në ditët e para të LSM-së, më 7/8/9 korrik. <a href="/news/2018/news-20180414">Ftesa për pjesëmarrje</a> është e hapur deri më 30 prill. Mos humbni rastin. Ky është shansi juaj për të ndërthurur pjesëmarrjen në takimin e bashkësisë së FSFE-së dhe të mbajtjes së një fjale apo bisede në LSM 2018 në të njëjtën kohë. <br />
|
||
Ndaj, përpara se të harroni, <a href="https://rmll2018.info/conferences/RMLL2018/program/proposals/new">aplikoni që tani</a>!</p>
|
||
|
||
<p>Një nga temat tona do të jetë <a href="https://2018.rmll.info">"Edukimi Dixhital"</a> - një temë që shtrihet nga edukimi shkollor te njohja e programimit e deri te të kuptuarit e koncepteve etike pas teknologjisë së informacionit. Por jeni të lirë të propozoni tema të tjera. Përgjithësisht, po shohim për fjalë dhe biseda frymëzuese, dhe praktika që mbulojnë kafazet e artë dhe çlirimin e përdoruesve - në mjedise edukative dhe në jetën e përditshme. </p>
|
||
|
||
<h2 id="contribute-to-our-newsletter">Kontribuoni te buletini ynë</h2>
|
||
|
||
<p>Nëse do të donit të ndanit me ne mendime, foto apo lajme, na i dërgoni. Si përherë, adresa është <a href="mailto:newsletterATfsfeDOTorg">
|
||
newsletter@fsfe.org</a>. Presim t’ju dëgjojmë!</p>
|
||
|
||
<p>Falënderime bashkësisë sonë, krejt
|
||
<a href="/contribute/contribute">vullnetarëve</a>, <a href="https://my.fsfe.org/donate">
|
||
përkrahësve</a> dhe <a href="/donate/thankgnus">dhuruesve</a> që bëjnë të mundur punën tonë. Falënderime edhe për
|
||
<a href="/contribute/translators/translators">përkthyesit tanë</a>, që ju bëjnë të mundur ta lexoni këtë buletin në gjuhën tuaj amtare.</p>
|
||
|
||
<p>Redaktorët tuaj, <br />
|
||
Erik Albers dhe Polina Malaja</p>
|
||
|
||
<hr />
|
||
<p><a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=nl2018-04">Bëhuni pjesë e bashkësisë sonë të lirisë.</a></p>
|
||
<hr />
|
||
|
||
</body>
|
||
<sidebar promo="about-fsfe" />
|
||
<date>
|
||
<original content="2018-04" />
|
||
</date>
|
||
<followup>donate</followup>
|
||
<tags>
|
||
<tag key="newsletter"/>
|
||
<tag key="savecodeshare">Save Code Share</tag>
|
||
<tag key="rmll">RMLL</tag>
|
||
<tag key="community">takim i bashkësisë</tag>
|
||
</tags>
|
||
<author id="albers" />
|
||
<author id="malaja" />
|
||
</html>
|