242 lines
14 KiB
HTML
242 lines
14 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
|
||
<html newsdate="2015-09-04" type="newsletter">
|
||
|
||
<head>
|
||
<title>Buletini i FSFE-së - Shtator 2014</title>
|
||
</head>
|
||
|
||
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201409">
|
||
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - Shtator 2014</h1>
|
||
|
||
<h2>Hyrje në Software-in e Lirë dhe çlirimin e kiberhapësirës</h2>
|
||
|
||
<p newsteaser="yes">Liria e fjalës, liria e shtypit, liria e organizimit, liria e asociimit,
|
||
dhe privatësia janë parakushte thelbësore për një Shoqëri të Lirë. Nëse një
|
||
nga këto liri mungon, është e vështirë të ruhen të tjerat. Për një shoqëri,
|
||
është e rëndësishme të mbrojë këto liri, veçanërisht kur merren parasysh
|
||
ndryshime themelore, të tilla si ai i sjellë nga kudogjendja e kompjuterave.
|
||
Ndryshime të tilla mund të kërcënojnë liritë e vjetra dhe të krijojnë nevojën
|
||
për të reja. Kështu që tani liria e software-it është kyçe për shpërndarjen
|
||
dhe baraspeshimin e pushtetit në shoqëri. FSFE-ja është e bindur se një shoqëri
|
||
e lirë lyp liritë që vetëm Software-i i Lirë mund t’i ofrojë. Ja pse e mbrojmë
|
||
Software-in e Lirë.</p>
|
||
|
||
<p>Në 2010-n, shkruam artikullin <a
|
||
href="/freesoftware/society/democracy.html">"Demokracia e ka të domosdoshëm
|
||
Software-in e Lirë"</a>, ku u shpjegonim mesazhin e mësipërm politikanëve, në
|
||
ceremoninë e dorëzimit të medaljes Theodor-Heuss akorduar FSFE-së. Falë ekipit
|
||
të përkthyesve të FSFE-së, artikulli është i përkthyer në 15 gjuhë, dhe është
|
||
përhapur gjerësisht.</p>
|
||
|
||
<p>Prej muajit të kaluar, mesazhi i rëndësisë së Software-it të Lirë përcillet
|
||
edhe nga një video e shkurtër prej TEDx <a
|
||
href="https://www.fsf.org/blogs/rms/20140407-geneva-tedx-talk-free-software-free-society">"Hyrje në Software-in e Lirë dhe çlirimin e kiberhapësirës"</a> nga Richard
|
||
Stallman. Një rrugë e përshtatshme për të ndërgjegjësuar të tjerët mbi domethënien
|
||
e Software-it të lirë dhe pse ka rëndësi. Na duhen më tepër njerëz që e kuptojnë
|
||
pse ka rëndësi Software-i i Lirë për një shoqëri të lirë, siç do ta tregojnë edhe
|
||
një herë tjetër shembujt vijues.</p>
|
||
|
||
<h2>Sllovakia ende i detyron përdoruesit të përdorin software jo të lirë</h2>
|
||
|
||
<p>Në 2012-n -- falë ish-stazhierit tonë Martin Husovec -- FSFE-ja, tok me
|
||
Institutin Europian Për Shoqërinë e Informacionit(EISi), u përfshi në
|
||
<a href="/campaigns/eura-slovakia/eura.html">një çështje kundër Autoriteteve
|
||
Tatimore Sllovake</a>. Siç shkruan shtazhieri i tanishëm i FSFE-së <a
|
||
href="http://blogs.fsfe.org/gera/2014/08/18/interesting-new-development-in-slovakia-fight-for-open-standards-continues-on-new-battleground/">
|
||
Matej Gera në blogun e tij</a> problemi me autoritetet sllovake që i detyrojnë
|
||
njerëzit të përdorin software jo të lirë vazhdon ende: sipas një rregulloreje
|
||
të re në Sllovaki, personat që kanë tokë bujqësore dhe dëshirojnë ta shesin atë
|
||
duhet së pari ta ofrojnë së pari në një faqe web të Ministrisë së Bujqësisë.
|
||
Që të mund të bëni ofertën te faqja web e Ministrisë, duhet të përdorni software
|
||
shtesë. Software-i në fjalë është pronësor dhe vetëm për Microsoft Windows,
|
||
dhe kjo është e vetmja rrugë -- nuk bëhet dot në letër. Nëse do të përpiqeshit
|
||
ta shisnit tojën ndryshe, do të shkelnit ligjin.</p>
|
||
|
||
<p>Kjo praktikë nuk është vetëm e papranueshme për përdoruesit e Software-it
|
||
të Lirë, por edhe e paligjshme në Sllovaki. Që prej 2008-s, ka një rregullore
|
||
të detyruar që u ndalon autoriteteve publike t’u kërkojnë përdoruesve të përdorin
|
||
një sistem operativ të caktuar. Por sajti i Ministrisë qartazi nuk pajtohet
|
||
me këtë rregull. Organizmi jofitimprurës sllovak EISi i dërgoi një letër
|
||
Ministrisë së Bujqësisë, duke i bërë thirrje t’i japë fund kësaj praktike. Nëse
|
||
nuk pajtohen me letrën dhe nuk do të furnizojnë një zgjidhje ndëroperative deri
|
||
në Tetor, EISi do t’i drejtohet gjykatës për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve
|
||
sllovakë të software-it.</p>
|
||
|
||
<h2>I detyruar nga Mundësuesi i Shërbimit Internet të përdorësh një hardware të caktuar</h2>
|
||
|
||
<p>Nuk ka nevojë për shumë koment që në shoqërinë tonë, do të duhej të ishim në
|
||
gjendje të zgjidhnim lirisht pajisjet teknike që përdorim në shtëpitë tona, ashtu
|
||
siç zgjedhim orenditë ose libra e rafteve tona. Por përveç autoritetesh që na
|
||
detyrojnë të përdorim software jo të lirë, FSFE-së i duhet të përballet edhe me
|
||
kompani që duan të na detyrojnë të përdorim lloje të caktuar kompjuteri në shtëpi.
|
||
Në këtë rast, një nga kompjuterët më të rëndësishëm: rrugëzuesin, i cili duhet të
|
||
luajë rolin e një rojeje mes rrjetit tonë privat dhe internetit publik.</p>
|
||
|
||
<p>Në Gjermani, mundësuesit e shërbimit internet (ISP-të) i detyrojnë klientët e
|
||
tyre të përdorin lloje të caktuar hardware për t’u lidhur në internet. Përdoruesit
|
||
e pajisjeve alternative nuk janë në gjendje të lidhen në internet përmes shërbimit
|
||
të këtyre ISP-ve. Tok me anëtarë të tjerë të bashkësisë së Software-it të Lirë,
|
||
ekipi ynë gjerman shkroi disa komente për një nga këto raste dhe kemi biseduar me
|
||
agjenci qeveritare, korporata dhe organizma të tjerë, lidhur me rrugëzuesit e
|
||
detyrueshëm.</p>
|
||
|
||
<p>Meqë kjo temë qe mbuluar kryesisht për Gjermaninë dhe në Gjermanisht, anëtari
|
||
i ekipit tonë gjerman, Max Mehl, i përmblodhi çështjet <a href="/activities/routers/routers.html">e këtij
|
||
rasti</a> dhe krijoi një <a href="/activities/routers/timeline.html">kronologji
|
||
të ngjarjeve më të rëndësishme që shpunë në këtë gjendje</a>. Shpresojmë që me
|
||
këtë informacion të mund të përkrahim të tjerë veprimtarë të Software-i të Lirë
|
||
anembanë rruzullit, që mund të përballen me probleme të ngjashme.</p>
|
||
|
||
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
|
||
|
||
<ul>
|
||
|
||
<li>Për FSFE-së u fol dy herë në televizion muajt e fundit. Së pari,
|
||
bashkërenduesi ynë ligjor, Matija Šuklje, u intervistua nga RTV Slovenia për të
|
||
treguar sfidat e të sapoemëruarit komisioner i informacionit për Slloveninë
|
||
lidhur me punimin në re. Edhe pse FSFE-në e përkthyen si "Fondacioni për
|
||
programim të pakufizuar", qe hera e parë që FSFE-ja shfaqej në një televizion
|
||
slloven. Më pas, bashkërenduesi ynë austriak, Peter Bubestinger u gjend në Meksiko
|
||
Siti, për një seminar mbi arkivat, ku paraqiti shembuj formate kartelash dhe
|
||
depozitim afatgjatë të sendërtuar përmes Software-it të Lirë. Krejt seminari
|
||
u transmetua drejtpërsëdrejti, në spanjisht, në kanalin kombëtar të arsimit,
|
||
Televison Educativa. Videot i kanë ngarkuar gjithashtu në Youtube. <a href="http://www.youtube.com/watch?v=ggCvJ0dzqx4">Intervista me Peterin</a> fillon në 3h50m.</li>
|
||
|
||
<li>Guido Arnold botoi disa <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/08/free-software-in-education-news-july/">lajme
|
||
që lidhen me arsimin</a>, që mbulojnë gara programimi për të gjetur të çara
|
||
sigurie në Moodle, veprimtarë të Software-it të Lirë që vizitojnë shkolla në
|
||
Sllovaki, dhe të tjera lajme lidhur me arsimin.</li>
|
||
|
||
<li>Anëtarë të bashkësisë GNU dhe bashkëpunëtorë të tyre <a
|
||
href="https://www.fsf.org/blogs/community/gnu-hackers-discover-hacienda-government-surveillance-and-give-us-a-way-to-fight-back">kanë zbuluar hollësi mbi një program qeveritar survejimi të pesë
|
||
vendeve, të quajtur me emrin e koduar HACIENDA</a>. Po këta hackers kanë përpunuar
|
||
po ashtu një kundërmasë Software-i të Lirë për t’u përballur me të.</li>
|
||
|
||
<li>Të pajisur me software-in e lirë GNU Radio, një grup shkencëtarësh është
|
||
lidhur, ka kontrolluar, dhe po përpiqet të rikapë një satelit të viteve ’70
|
||
dhe ta rikthejë në një orbitë afër tokës. <a
|
||
href="https://www.fsf.org/blogs/community/free-software-in-space-gnu-radio-and-the-isee-3-spacecraft">Historia
|
||
pas tij</a> demonstron rëndësinë e zhvillimit, mirëmbajtjes dhe promovimit
|
||
të Software-it të Lirë.</li>
|
||
|
||
<li>Nga <a href="http://planet.fsfe.org">grumbullimet planet</a>:</li>
|
||
|
||
<ul>
|
||
|
||
<li>Hugo Roy i hedh një sy asaj që pasqyrohet te <a href="https://hroy.eu/posts/whats-in-C-131_12/">"e drejta për të qenë harruar"</a> sipas Gjykatës Europiane të Drejtësisë.
|
||
Meqë e pat të vështirë ta lexonte, shkroi një version alternativ të direktivës.
|
||
Në një postim tjetër ai shpjegon <a
|
||
href="http://hroy.eu/posts/intro-defpubs/">arsyet pse e ndihmoi programuesin
|
||
e Software-it të Lirë për motorë kërkimi, Pablo Joubert, të botonte një artikull
|
||
mbrojtës</a> lidhur me përdorimin nga ana e motorëve të kërkimit të tabelave
|
||
hash me shpërndarje.</li>
|
||
|
||
<li>Ish-stazhierja jonë, Lucile Falgueyrac, shpjegon pse <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/lucile.falg/2014/08/11/ttip-policy-laundering-a-few-reasons-for-free-software-communities-to-get-angry/">TTIP
|
||
& CETA sjellin një dorë arsyesh që mbrojtësit e Software-it të Lirë të zemërohen</a>.
|
||
Sipas saj, tani është koha e përshtatshme për t’i dërguar një mesazh të fuqishëm
|
||
Komisionit Europian, qeverive dhe shteteve që pastrimi i politikave, si
|
||
pastrimi i parave, nuk është një rrugë e ligjshme për ligjvënien, dhe as duhet
|
||
të jetë kurrë.</li>
|
||
|
||
<li>Stazhieri ynë i tanishëm, Bela Seeger <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/seeger/2014/08/04/off-the-record-otr-messaging/">shkroi
|
||
një postim blogu mbi Shkëmbimin e Mesazheve Off-The-Record (OTR)</a>, duke qartësuar
|
||
domethënien dhe anët teknike të shkëmbimit "off-the-record" (OTR) të mesazheve
|
||
dhe duke hedhur dritë mbi mundësitë dhe sendërtimin e tyre në pajisje të ndryshme.
|
||
(Mund ta keni vënë re në këtë edicion që stazhierët e dikurshëm dhe të tanishëm
|
||
të FSFE-së janë goxha aktivë!)</li>
|
||
|
||
<li>Anëtarët tanë Shok kanë marrë pjesë në mjaft veprimtari. Nikos Roussos <a
|
||
href="http://www.roussos.cc/2014/08/13/fedora-flock-2014/">shkruan mbi
|
||
çastet kyçe për të në Konferencën e Kontribuesve të Fedora-s 2014</a>. Ai
|
||
përmend gjithashtu fjalën rreth projektit për laptopin Novena, që qe <a
|
||
href="http://lwn.net/Articles/608426/">përmbledhur në LWN</a>. Mario Fux dhe
|
||
Mirko Böhm raportojnë prej takimit të KDE-së në Randa, me rreth 50 veprimtarë
|
||
të Software-it të Lirë që përmirësojnë KDE-në. Për të sjellë ca përshtypje nga
|
||
takimi, Mirkua postoi një <a
|
||
href="http://creative-destruction.me/2014/08/28/the-kde-randa-video/">video
|
||
të shkurtër prej takimit në Zvicër</a>.</li>
|
||
|
||
<li>André Ockers, që po përditëson dhe përkthen në holandishte thuajse krejt
|
||
materialet e FSFE-së, <a href="https://blogs.fsfe.org/ao/">filloi të blogojë</a>.
|
||
Në Anglisht, Holandisht, Gjermanisht dhe Frëngjisht.</li>
|
||
|
||
<li>Kevin Keijzer, po nga Holanda, sjell një <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2014/08/06/a-quick-overview-of-the-free-software-im-using/">përmbledhje të hollësishme të Software-it të Lirë që ai përdor</a>.</li>
|
||
|
||
<li>Daniel Pocock sjell një përditësim mbi <a
|
||
href="http://danielpocock.com/webrtc-what-works-what-doesnt">WebRTC-në, duke shpjeguar
|
||
ç’funksionon dhe çfarë jo</a>.</li>
|
||
|
||
<li>Matija raporton rreth <a
|
||
href="http://matija.suklje.name/the-jamendo-experiment-week-1">eksperimentit
|
||
të vet me muzikën e lirë</a>, duke e vënë theksin te artistët e tij të parapëlqyer
|
||
që përdorin licenca Creative Commons për muzikën e tyre.</li>
|
||
|
||
</ul>
|
||
</ul>
|
||
|
||
<h2>Aktivizohuni: Përhapni fjalën mbi Ditën e Lirisë së Software-it</h2>
|
||
|
||
<p>Më 20 Shtator 2014, njerëz nga e gjithë bota kremtojnë Software-in e Lirë.
|
||
Organizatorët prej Software Freedom International njoftuan se regjistrimi për
|
||
veprimtaritë tani është i hapur. Për këtë ofrojnë një <a
|
||
href="http://wiki.softwarefreedomday.org/StartGuide">udhërrëfyes fillimi</a> me
|
||
ndihmëza dhe piketa rreth organizimit të ekipit të veprimtarisë suaj për DLS-në.
|
||
Nëse organizoni një veprimtari, ose thjesht dëshironi të përhapni informacione
|
||
rreth Software-it të Lirë në Ditën e Software-it të Lirë, mundeni gjithashtu:</p>
|
||
|
||
<ul>
|
||
|
||
<li>të porositni <a
|
||
href="/contribute/spreadtheword.html#promo-material">materiale
|
||
informative tonat të shtypura</a></li>
|
||
|
||
<li>të shpërndani <a
|
||
href="https://www.fsf.org/blogs/community/volunteers-translate-email-self-defense-guide-into-spanish-and-more">udhërrëfyesin e FSF-së për vetëmbrojtjen në email</a>, i cili tani është
|
||
gati në 11 gjuhë. (Gjatë protestës "Liri, jo Frikë" grupi ynë i Anëtarëve Shok
|
||
në Berlin shpërndau me qindra fletëpalosje të shtypura në versionin Gjermanisht,
|
||
të cilin mund ta porositni te ne.)</li>
|
||
|
||
<li>të ndani me të tjerët <a
|
||
href="https://www.fsf.org/blogs/rms/20140407-geneva-tedx-talk-free-software-free-society">videon
|
||
e Richard Stallman-it</a>, ose <a
|
||
href="/freesoftware/society/democracy.html">artikullin e përmendur më sipër</a>,
|
||
për t’u shpjeguar miqve tuaj Software-in e Lirë.</li>
|
||
|
||
</ul>
|
||
|
||
<p>Falënderime për krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>, <a href="http://fellowship.fsfe.org/join">Anëtarët Shok</a> dhe
|
||
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
|
||
<a href="/about/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="http://www.fsfe.org">FSFE</a></p>
|
||
<!--/e-content-->
|
||
|
||
</body>
|
||
<sidebar promo="about-fsfe">
|
||
<h3>Lajme nga FSFE</h3>
|
||
<ul>
|
||
<li><a href="/news/">Njoftime Shtypi</a></li>
|
||
<li><a href="/news/newsletter.html">Arkiv Buletinesh</a></li>
|
||
<li><a href="/events/">Veprimtari Së Afërmi</a></li>
|
||
<li><a href="http://planet.fsfe.org/">Blogje Planet</a></li>
|
||
<li><a href="/contact/community.html">Diskutime Mbi Software-in e Lirë</a></li>
|
||
</ul>
|
||
</sidebar>
|
||
<author id="kirschner" />
|
||
<date>
|
||
<original content="2014-09-04" />
|
||
</date>
|
||
<followup>dhuroni</followup>
|
||
<tags>
|
||
<tag>newsletter</tag>
|
||
</tags>
|
||
|
||
</html>
|
||
<!--
|
||
Local Variables: ***
|
||
mode: xml ***
|
||
End: ***
|
||
-->
|