fsfe-website/news/nl/nl-201404.sq.xhtml

279 lines
15 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2014-04-04" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - prill 2014</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - prill 2014</h1>
<h2>Dita e Lirisë së Dokumenteve: Standardet e Hapura të shpjeguara si për gjyshen</h2>
<p>Edhe pse më tepër sipërmarrës dhe politikanë po e kuptojnë rëndësinë e
Standardeve të Hapura, njerëzit nuk e shohin lidhjen me jetën e tyre
të përditshme. Kjo është arsyeja pse më 26 mars organizuam sërish <a
href="http://documentfreedom.org">Ditën e Lirisë së Dokumenteve</a> (DLD).
Këtë vit patëm plot material të ri: <a
href="http://documentfreedom.org/promotion.html">fletëpalosje të reja,
në gjuhë të ndryshme, me shpjegime mbi Standardet e Hapura</a>, dhe <a
href="https://blogs.fsfe.org/mk/comic-and-quotes-why-you-should-use-open-standards/">një
seri vizatimore</a> ju tregojnë pse do të duheshin përdorur Standardet e Hapura, që
të mos keni probleme me kartelat tuaja kur të jeni të moshuar.</p>
<p><a href="http://documentfreedom.org/events/events.html">Pati të paktën 51
veprimtari në 22 vende</a>, të organizuara nga një shumicë grupesh të pavarura. Vullnetarët
e FSFE-së në Mbretërinë e Bashkuar dhanë një <a
href="http://documentfreedom.org/news/2014/news-20140324-01.html">çmim
për The OpenStreetMap Foundation ne Birmingam</a>, ndërsa Werner Koch nga FSFE-ja
mori pjesë në një veprimtari <a
href="http://www.greenmediabox.eu/archive/2014/03/26/greensefa-4th-document-freedom-day/">
mbi Standardet e Hapura në Kriptografi, në Parlament</a>. Grupi ynë vendor në
Linc <a
href="https://blogs.fsfe.org/jzarl/2014/03/29/celebrating-document-freedom-day-in-linz/">organizoi
një stendë informacioni në qendër të qytetit</a>, dhe në mbrëmje mbajtën në universitet
një bisedë rreth Standardeve të Hapura. Në stendën e Vjenës <a
href="https://blogs.fsfe.org/franz.gratzer/2014/03/28/document-freedom-day-in-vienna-2014/">
vullnetarët tanë patën një problem me skulptoren e një monumenti</a>, por
prapëseprapë shpërndanë një sasi të madhe fletëpalosjes dhe dhanë informacione
rreth Software-it të Lirë dhe Standardeve të Hapura edhe për katër oficerë
miqësorë policie. <a
href="http://documentfreedom.org/contact.html">Ekipi ynë i DLD-së</a> është ende
në grumbullim e sipër të informacioneve se çfarë u bë gjatë javës së DLD-së, dhe
do të botojë një raport të plotë gjatë prillit.</p>
<h2>Institucion i BE-së pranon robërimin nga Microsoft-i</h2>
<p>Në një <a
href="https://ameliaandersdotter.eu/sites/default/files/andersdotter_annex.pdf">letër
të kohëve të fundit për eurodeputeten Amelia Andersdotter</a> (PDF), Komisioni
Europian pranon se është në një gjendje "robërie efektive" nga Microsoft-i.
Ashtu si e ka treguar FSFE-ja në mënyrë të përsëritur, se ky është një problem
i pazgjidhur për Komisionin, Këshillin dhe Parlamentin. Ditën e Lirisë së Dokumenteve <a
href="/news/2014/news-20140326-02.html">FSFE-ja dhe Open Forum Europe i dërguan
një letër të hapur Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian,
në të cilën viheshin në dukje bllokimi prej tregtuesi në rastin e Microsoft-it</a>.</p>
<h2>Përdorimi i Software-it të Lirë në sektorin arsimor të Holandës</h2>
<p><a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/03/free-software-in-education-news-collection-february/">Lajmet
mbi Software-in e Lirë në arsim për shkurtin</a> janë gati, përfshi një përditësim
rreth <a href="/activities/nledu/">fushatës NLEdu</a>: Kevini
raporton se drejtori komercial i SchoolMaster-it, furnizuesi më i madh holandez
për software administrim ELO-sh/nxënësish, ripohoi se në prill do të hedhin në
qarkullim një version HTML5, të pavarur nga platformat, duke zëvendësuar kështu
versionin për Silverlight. Kjo do të përbënte një sukses për fushatën NLEdu, ngaqë
u lejon përdoruesve të Software-it të Lirë të përdorin materiale kursesh me çfarëdo
shfletuesi. <a
href="https://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2014/03/04/nledu-progressions-and-some-regressions/">Kevin
Keijzer-i ka botuar të dhëna të hollësishme rreth kësaj çështjeje</a>.</p>
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
<ul>
<li>Për zgjedhjet e Parlamentit Europian, 22-25 maj, <a
href="/news/2014/news-20140304-01.html">FSFE-ja përkrah Paktin për Software
të Lirë, dhe WePromise.Eu nga EDRi</a>. Vullnetarët tanë u morën me
përkthimet, dhe po ndihmojnë në <a
href="https://blogs.fsfe.org/hugo/2014/03/the-free-software-pact-for-the-european-elections/">promovimin
e fushatës</a>.</li>
<li>Karsten Gerloff mori pjesë në <a
href="/news/2014/news-20140314-01.html">takimin e parë të Rrjetit Ligjor
Aziatik (Asian Legal Network) në Hong Kong</a>. Shumica e pjesëmarrësve
vinin nga kompani teknologjike në Tajvan, Kinë, Hong Kong, dhe Kore. Bëhet
fjalë për një varg takimesh të përbashkëta për FSFE-në, Open Invention Network-un
dhe Linux Foundation-in. I frymëzuar nga <a href="/activities/ln/ln.html">Rrjeti
Ligjor, të cilin FSFE-ja e ka vënë në jetë që prej 2006-s</a>, ka të njëjtin synim me të:
tu mundësojë ekspertëve ligjorë të ndajnë me njëri-tjetrin dije mbi
Software-in e Lirë.</li>
<li>FSFE-ja i uron mirëseardhjen në <a
href="/about/team.html#id-general-assembly">Përfaqësinë e Përgjithshme</a> <a href="/news/2014/news-20140303-01.html">përfaqësuesit të ri të Anëtarësisë Shok, Stefan "Penny" Harmuth</a>.</li>
<li>PDFreaders: <a
href="https://blogs.fsfe.org/repentinus/english/2014/03/05/pdfreaders-org-removal-of-sumatrapdf-due-to-use-of-non-free-code/">
Heiki njofton pse na u desh të hiqnim SumatraPDF nga pdfreaders.org</a>, ngaqë përmban
kod jo të lirë.</li>
<li>Takime vendore të Anëtarësisë Shok të FSFE-së: <a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/03/report-of-latest-fellowship-meeting-in-frankfurt/">Guido
Arnold njofton prej takimit në Frankfurt</a> dhe bën të ditur edhe planin
për veprimtaritë e ardhshme në Wiesbaden, Bad Homburg, dhe, sigurisht, në Frankfurt.
Falë Simon Wächter-it, grupi ynë në Zyrih <a
href="https://wiki.fsfe.org/FellowshipEvents/Zurich%202014-03-06">iu rikthyen takimeve
të tyre të përmuajshme të Anëtarësisë, pas disa kohësh shkëputjeje të veprimtarisë</a>.</li>
<li>Pas disa vitesh, bashkërenduesi ynë i ekipit të arsimit, Guido Arnold, <a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/03/dieses-jahr-geht-es-endlich-nach-chemnitz/">
vizitoi më në fund Chemnitzer Linuxtage</a>. Si edhe në vitet e shkuara,
FSFE-ja qe e pranishme me një stendë, dhe shpërndau <a
href="/contribute/spreadtheword.html#free-software">fletëpalosjet
tona të reja për fillestarë rreth Software-it të Lirë</a>, shkruar
nga grupi ynë i Anëtarësisë në Vjenë për një festival vegan dhe që tani
është i shtypur në Anglisht, Gjermanisht, Frëngjisht, dhe i shtypshëm
në Finlandisht. Veç kësaj, redaktori juaj mbajti një fjalë rreth kërcënimeve
ndaj kompjuterit për përdorim të përgjithshëm.</li>
<li>Mirëpresim botimin nga ana e Aleancës për Biznes me Burim të Hapur (OSB Alliance) të <a
href="http://www.osb-alliance.de/themen-aktuelles/detailansicht/artikel/cebit-kostenloser-praxisratgeber-der-open-source-business-alliance-fuer-beschaffer-der-oeffentliche/">një udhërrëfyesi
se si të prokurohet Software i Lirë për administratën publike, për administratën
publike gjermane</a>.</li>
<li>Gjatë LibrePlanet 2014 <a
href="https://www.fsf.org/news/free-software-award-winners-announced">çmimet
e Software-it të Lirë iu dhanë Programit të Fondacionit GNOME për Mbërritjen
te Femrat, dhe Matthew Garrett-it</a>, për punën e tij në mbajtjen e <a
href="/freesoftware/secure-boot.html">"Nisjes
së Sigurt"</a> të përputhshme me Software-in e Lirë. Dan Fritzmartin dokumentoi hapat se <a
href="https://www.fsf.org/blogs/community/how-i-made-a-video-for-libreplanet-using-all-free-software">si
krijoi një video për LibrePlanet-in duke përdorur vetëm Software të Lirë</a>.</li>
<li><a href="/activities/android/android.html">Çlironi Android-in Tuaj</a>: Paul
Kocialkowski nga Replicant <a
href="https://www.fsf.org/blogs/community/replicant-developers-find-and-close-samsung-galaxy-backdoor">zbuloi
një deriçkë të pasme te Samsung Galaxy</a>. Me pak fjalë, këto pajisje kanë
një program pronësor userspace i cili pranon kërkesa prej firmware-i pronësor
për modifikim të sistemit të kartelave. Duke zëvendësuar atë program userspace
me një të lirë, kjo deriçkë e pasme mund të mbyllet nga Replicant -- sigurisht
që firmware-i pronësor i modemit prapë do të ketë kontroll të mjaftueshëm mbi
pajisje, sa të kryente mjaft gjëra të dëmshme.</li>
<li>Provinca Autonome e Bolcanos do të rrisë përdorimin nga ana e saj të
Software-it të Lirë, <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/south-tyrol-increase-use-free-software">njoftoi
guvernatori i saj, Arno Kompatscher</a>. Parlamenti Europian dëshiron që
departamenti i vet TI të rehabilitojë programin e tij pilot për desktopin
GNU/Linux. Të martën, <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/european-parliament-covets-restart-linux-pilot">komiteti
i PE-së mbi kontrollin buxhetor pranoi një kërkesë nga eurodeputetët Bart Staes dhe
Amelia Andersdotter për të rifilluar programin pilot për desktopin GNU/Linux</a>,
arkivuar më 2012-n.</li>
<li>Nga <a href="https://planet.fsfe.org">grumbullimet planet</a>: </li>
<ul>
<li>Sajoni një ftesë për artikuj, përzgjidhni një dorë fjalimesh, botoni
një plan, merrni me qira një mjedis, shisni ca sende - zbavituni: kaq është,
në thelb, çka duhet për të organizuar një konferencë, apo jo? Në teori
ndoshta - në praktikë - jo dhe aq. Anëtarja shoqe, Isabel Drost-Fromm <a
href="http://blog.drost-fromm.de/posts/how-hard-can-it-be-organising-a-conference.html">po
u tregon të tjerëve përvojën e saj në organizim veprimtarish, që kështu
të munden të mësojnë prej saj</a>, p.sh. se si rritja e çmimit të biletave
lidhet me orët tuaja të gjumit. </li>
<li><a href="http://hroy.eu/posts/im-a-turing-complete-user/">Hugo Roy
e konsideron vetveten një përdorues të plotë Turing</a>. Për të kuptuar këtë
na drejton te një <a
href="http://contemporary-home-computing.org/turing-complete-user/">sprovë
e këshillueshme e Olia Lialina-s</a>. Lidhur po me këtë, nëse nuk e keni parë <a
href="http://revealingerrors.com/">sajtin për zbulim gabimesh, të Benjamin Mako
Hill-it</a>, ia vlen ta shihni.</li>
<li><a
href="http://sandklef.wordpress.com/2014/03/19/education-nevermid-what-was-it-anyway-pt-i/">Henrik
Sandklef shkruan se çështë arsimi</a>, dhe mbi <a
href="http://sandklef.wordpress.com/2014/03/04/wanted-a-strategy-for-teaching-programming-to-newbies/">kërkimet e tij për një strategji mbi dhënie mësim programimi fillestarëve</a>.</li>
<li>Nikos Roussos <a
href="http://www.roussos.cc/2014/03/12/making-things-distributed-is-hard/">shkruan
se pse është e vështirë që të funksionojë shpërndarja</a>, dhe pse ndodh centralizimi.
Ai është i mendimit se të tërë ne tok mund të ngremë një Internet që është i shpërndarë,
edhe pse kjo lyp përpjekje dhe vendosmëri.</li>
<li>Ai dokumenton gjithashtu <a
href="http://www.roussos.cc/2014/03/21/building-running-popcorn-time/">si të montohet
Popcorn Time prej burimi dhe se si të xhirohet</a>.</li>
<li>Jens Lechtenbörger <a
href="https://blogs.fsfe.org/jens.lechtenboerger/2014/03/23/certificate-pinning-for-gnu-emacs/">përshkruan fiksim dëshmish në GNU Emacs</a>.</li>
<!-- removed as it seems abandoned
<li>Karli zhvillon një fushatë mbledhjeje fondesh për librin e tij <a
href="http://computerfloss.com/2014/03/ideal-gift-computer-illiterate-loved-one/">"Dhurata
ideale për të dashurin tuaj të paditur në punë kompjuterësh"</a>.</li>
-->
<li>Timo Jyrinki prej ekipit tonë finlandez <a
href="http://losca.blogspot.de/2014/03/qt-521-in-ubuntu.html">shkruan rreth
problemeve gjatë kalimit në Qt 5.2.1, për Ubuntu, çka përfshin afërsisht 130
paketa burim</a>.</li>
<li>Franz Grazer shkroi një artikull lidhur me pyetjen: <a
href="https://blogs.fsfe.org/franz.gratzer/2014/03/08/do-we-need-drm/">A
na duhet DRM-ja?</a>, ku mbron tezën se Software-i i Lirë nuk do të duhej
të merrej fare me DRM-në, për sa kohë që bëhet fjalë për kyçje dhe bllokime.</li>
<li>Matija dokumentoi <a
href="http://matija.suklje.name/how-to-write-your-pelican-powered-blog-using-owncloud-and-webdav">Si
të krijoni blogun tuaj të bazuar në Pelican, duke përdorur ownCloud dhe WebDAV</a> dhe
raporton lidhur <a
href="http://matija.suklje.name/the-first-results-of-testing-de-razor-blades-for-shaving-with-oil">përfundimet e veta të para me provën e brisqeve DE për rruajtje me vaj</a>.</li>
</ul>
</ul>
<h2>Hidhuni në veprim: E drejta për të mos paguar për software jo të lirë</h2>
<p>Sekretet e zbuluara nga Edward Snowden lidhur me survejimin masiv të
komunikimeve dëshmon për nevojën që çdo person të jetë në gjendje të kontrollojë
kompjuterin dhe telefonin e tij. Por prodhuesit e kompjuterave dhe telefonave,
dhe shitësit e tyre, zakonisht e detyrojnë përdoruesin të përdorë programe që
rrezikojnë privatësinë e tyre.</p>
<p>Çdo person, atëherë, duhet të ketë mundësinë të mos pranojë të paguajë për
software jo të lirë, dhe ti lejohet të zgjedhë programet që xhiron në kompjuterin
dhe telefonin e tij, në rastin tonë një sistem operativ Software të Lirë dhe tjetër
Software të Lirë.</p>
<p>Ne iu bashkuam <a href="http://no.more.racketware.info/petition/support">organizmave
të tjerë anembanë botës</a> në kërkesën e tyre për zgjedhje pa vargonj të sistemit
operativ në telefona, laptopë dhe të tjera pajisje kompjuterike.</p>
<p>Këtë muaj ju kërkojmë të <a
href="http://no.more.racketware.info/petition/click/en">nënshkruani
peticionin ndërkombëtar</a>, dhe <a
href="http://no.more.racketware.info/petition/index">të na ndihmoni ta
përhapim</a>!</p>
<p>Falënderime për krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>, <a href="https://my.fsfe.org/donate">Anëtarët Shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
<a href="/about/people/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="/">FSFE</a></p>
<!--/e-content-->
</body>
<sidebar promo="about-fsfe"><!--
<h3>Lajme FSFE</h3>
<ul>
<li><a href="/news/">Njoftime për Shtypin</a></li>
<li><a href="/news/newsletter.html">Arkiv Buletinesh</a></li>
<li><a href="/events/">Veprimtari Së Afërmi</a></li>
<li><a href="https://planet.fsfe.org/">Blogje nga Planeti</a></li>
<li><a href="/contact/community.html">Diskutime mbi Software-in e Lirë</a></li>
</ul>
--></sidebar>
<author id="kirschner" />
<date>
<original content="2014-03-04" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->