fsfe-website/news/nl/nl-201802.sq.xhtml

96 lines
9.8 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2018-02-20" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - Shkurt 2018</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201802">
<h1 id="fsfe-newsletter-february-2018">Buletini i FSFE-së, Shkurt 2018</h1>
<h2 id="barcelona-is-the-first-city-council-to-join-the-fsfe-s-public-money-public-code-campaign">Barcelona është qyteti i parë këshilli bashkiak i të cilit i bashkohet fushatës së FSFE-së &quot;Para Publike? Kod Publik!&quot;</h2>
<p newsteaser="yes">“Fondet që vijnë nga qytetarët duhet të investohen në sisteme që mund të ripërdoren dhe që janë të hapët ndaj ekosistemit lokal” shprehet Francesca Bria, komisionere për Teknologjinë dhe Novacionin Dixhital të Barcelonës. Ajo është motori pas Planit bashkiak të Shndërrimit Dixhital, i cili - mes të tjerash - synon të rrënjosë në administratën e bashkisë përdorimin e Software-it të Lirë dhe të të dhënave të hapura.</p>
<p>Hap pas hapi, krejt aplikacionet kyçe duhet të zëvendësohen me zgjidhje nga Software-i i Lirë, deri sa bashkia të zëvendësojë më në fund sistemin e vet të tanishëm, të bazuar në Windows, me një sistem të përshtatshëm GNU/Linux. Përmes kësaj, Barcelona është drejt arritjes dhe garantimit <a href="http://ajuntament.barcelona.cat/digital/en/digital-transformation/technology-for-a-better-government/open-software">“të sovranitetit të plotë teknologjik”</a> për bashkinë. Deri në prill të 2019-s, kur mbaron mandati i tanishëm, këshilli bashkiak ka planifikuar të shpenzojë 70 përqind të buxhetit të vet për software me burim të hapët.</p>
<p>Me këtë në mendje, Barcelona është qyteti i parë këshilli bashkiak i të cilit ka nënshkruar <a href="https://publiccode.eu/#action">Letrën e Hapur</a> të fushatës tonë &quot;Para Publike? Kod Publik!&quot;. FSFE-ja është shumë e gëzuar tek sheh një nga zonat më të mëdha metropolitane të Europës të lëvizë drejt Software-it të Lirë, dhe i uron Barcelonës sa më shumë sukses!</p>
<h2 id="i-love-free-software-day">Dita E dua Software-in e Lirë</h2>
<p> Çdo vit, bashkësia jonë kremton më 14 shkurt &quot;Ditën E dua Software-in e Lirë&quot;. Raporti ynë për kremtimet e këtij viti vjen së shpejti, por duam tju falënderojmë për qindra deklarata dashurie të bëra përmes kanalesh mediash shoqërore, foto personash duke kremtuar projektet e tyre të parapëlqyer Software i Lirë, b.f., <a href="https://twitter.com/developersITA/status/964060999899860992">Developers Italia</a>, montazhe shumë të bukur <a href="https://grisebouille.net/wp-content/uploads/2018/02/tad_024_ilovefs.jpg">si ai nga Grise Bouille</a>, si dhe postimet e shumta informuese në blogje mbi përfitimet që sjell Software-i i Lirë. Pamë madje njerëz <a href="https://github.com/westnordost/StreetComplete/issues/866">të hapin çështje në platforma zhvillimi projektesh</a>, vetëm për të thënë “Faleminderit!” në &quot;Ditën E dua Software-in e Lirë&quot;. </p>
<p>Faleminderit që kremtoni me ne dhe qëndroni të sintonizuar për raportin e hollësishëm së shpejti.</p>
<div class="captioned" style="width:80%; margin: 1.5em auto;">
<a href="/campaigns/ilovefs/"><img src="https://download.fsfe.org/campaigns/ilovefs/gallery/ilovefs-gallery-148.jpg" /></a>
<footer><p>Njerëz duke kremtuar <a href="/campaigns/ilovefs/">#IloveFS</a> 2018</p></footer>
</div>
<hr />
<p><a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=nl2018-02">Bëhuni pjesë e bashkësisë tonë të luftëtarëve të lirisë.</a></p>
<hr />
<h2 id="what-else-have-we-done-inside-and-outside-the-fsfe">Çkemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së</h2>
<ul>
<li>Një ditë para FOSDEM-it, FSFE-ja sërish, tok me OpenForum Europe, organizoi <a href="/news/2018/news-20180215-01">edicionin e tretë të &quot;European Free Software Policy Meeting&quot;</a>, për të diskutuar çështjet politike më të rëndësishme të tanishme në shkallë europiane lidhur me Software-in e Lirë. </li>
<li>Ekipi i FSFE-së për Italinë po zhvillon një <a href="/news/2018/news-20180219-01">fushatë &quot;Pyetni kandidatët tuaj&quot;</a> dhe u dërgoi partive pjesëmarrëse në zgjedhjet kombëtare të Italisë, që do të mbahen më 4 Mars, një grup pyetjesh mbi përdorimin dhe promovimin e Software-it të Lirë.</li>
<li>&quot;besondere elektronische Anwaltspostfach (beA)&quot; është një software i financuar me para publike që synon të vendosë një komunikim të sigurt mes avokatësh në Gjermani, duke filluar nga janari 2018. Përdorimi i tij, megjithatë, është i ndaluar, për arsye të shumta sigurie. FSFE-ja <a href="/campaigns/publiccode/bea">botoi një letër të hapur</a> për të kërkuar publikimin e plotë të beA-s nën një licencë Software-i të Lirë.</li>
<li>Gjatë kongresit të 34-t Chaos Communication Congress, FSFE-ja, tok me EDRi-n, organizuan një kluster të quajtur “Të drejta &amp; Liri”, me një rrjedhë të vetën mbi lirinë. Erik Albers <a href="http://blog.3rik.cc/2018/02/fsfe-assembly-at-34c3-wir-taten-was/">shkroi në blogun e tij një raport mbi këtë</a>.</li>
<li>Daniel Pocock, përfaqësuesi i bashkësisë së FSFE-së, shkruan mbi <a href="https://danielpocock.com/everything-you-didnt-know-about-fsfe-in-a-picture">Gjithçka që nuk e dinit mbi FSFE-në, si në një foto</a>, në të cilin analizon marrëdhëniet mes nëpunësve, këshillit, bashkësisë dhe Asamblesë së Përgjithshme. </li>
<li>Vanitasvitae <a href="https://blogs.fsfe.org/vanitasvitae/">raporton</a> rreth udhëtimit të tij në XSF-summit, FOSDEM dhe rëndësinë e librarive XMPP</li>
<li>Daniel Pocock i dërgoi një <a href="https://danielpocock.com/our-future-relationship-with-fsfe-2018">email bashkësisë së FSFE-së</a> në të cilin reflektohet mbi procesin e anëtarësimit në Asamblenë e Përgjithshme, procesin e identitetit të FSFE-së dhe udhëtimet e tij personale.</li>
<li>Sebastian Schauenburg sjell idetë e veta rreth ndarjes me të tjerët të <a href="https://www.schauenburg.nl/posts/2018/01/26-local-osmand-and-geo-urls/">URL-ve vendore OsmAnd dhe Geo</a></li>
<li>Polina Malaja, analiste politikash në FSFE, shkruan rreth <a href="https://blogs.fsfe.org/polina/2017/12/13/fsfe-asks-to-include-software-into-the-list-of-re-usable-public-sector-information/">përgjigjes tonë në konsultimet publike &quot;PSI Directive&quot;</a> që, me dy fjalë, kërkon të përfshihet kodi burim në listën e të dhënave të ripërdorshme të sektorit publik.</li>
</ul>
<h2 id="do-not-miss-it-upcoming-events-with-the-fsfe">Mos humbni rastin! Veprimtari safërmi me FSFE-në</h2>
<p>Jemi të lumtur të shohim të zhvillohet një takim i parë lokal i FSFE-së në Madrid, Spanjë, më <a href="https://wiki.fsfe.org/Events/2018/0222-encuentro-local-madrid#head-03d1f2ac6d4d5cbd79007a7f665302c522d7d2b4">22 shkurt</a> dhe më <a href="https://wiki.fsfe.org/Events/2018/0303-encuentro-grupo-local-madrid#head-3778ef44968968dd3aaa71135b6e78f7b37dc6d0">3 Mars</a>. Urojmë që krejt pjesëmarrësit ta shpenzojnë kohën gjatë takimit në rrugë pozitive dhe të frytshme. Nëse jeni prej zonës, mos e humbni rastin. </p>
<p>Meqë ra fjala: Nëse ska ndonjë grup vendor FSFE-je në zonën tuaj, por do të donit të fillonit një të tillë, lidhuni me bashkërenduesin tonë të bashkësive, <a href="/about/albers/albers">Erik Albers</a> i cili do të jetë i lumtur tju ndihmojë në hapat e parë. </p>
<h2 id="get-active">Aktivizohuni</h2>
<p>Keni gjetur në internet një histori interesante rreth Software-it të Lirë dhe doni ta ndani me ne? Apo keni një pyetje që do të donit ta diskutonit me të tjerë veprimtarë të Software-it të Lirë? Apo doni të lajmëroni veprimtarinë tuaj të ardhshme të Software-it të Lirë ose të raportoni mbi një të tillë së fundi? Postojeni në një nga listat tona publike dhe ndajeni me bashkësinë! Kemi lista postimi aktive në <a href="https://lists.fsfe.org/mailman/listinfo/discussion">anglisht</a>, <a href="https://lists.fsfe.org/mailman/listinfo/fsfe-de">gjermanisht</a>, <a href="https://mail.fsfeurope.org/mailman/listinfo/spain">spanjisht</a>, dhe <a href="https://lists.fsfe.org/mailman/admin/fsfe-el">greqisht</a>.</p>
<p>Nëse banoni në Itali, lidhuni me kandidatët tuaj vendorë gjatë fushatës së tanishme elektorale, tregojuni fushatën tonë &quot;Para Publike? Kod Publik!&quot; dhe drejtojuni pyetjet <a href="/news/2018/news-20180219-01">që u kemi dërguar edhe partive pjesëmarrëse</a> ose pyetje të ngjashme me to. </p>
<h2 id="contribute-to-our-newsletter">Jepni ndihmesë te buletini ynë</h2>
<p>Nëse doni të ndani me të tjerët mendime, foto, ose lajme, na i dërgoni. Adresa është gjithmonë newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju!</p>
<p>Falënderime për krejt bashkësinë tonë, për krejt <a href="/contribute/contribute">vullnetarët</a>, <a href="https://my.fsfe.org/donate">përkrahësit</a> dhe <a href="/donate/thankgnus">dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë. Dhe falënderime për <a href="/contribute/translators/translators">përkthyesit tanë</a>, që ju bëjnë të mundur ta lexoni këtë buletin në gjuhën tuaj amtare.</p>
<p>Redaktori juaj,
Erik Albers</p>
<hr />
<p><a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=nl2018-02">Bëhuni pjesë e bashkësisë tonë të luftëtarëve të lirisë.</a></p>
<hr />
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<date>
<original content="2018-02" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
<tag key="barcelona">Barcelonë</tag>
<tag key="ilovefs">E dua Software-in e Lirë</tag>
<tag key="ayc">Pyetni Kandidatët Tuaj</tag>
<tag key="pmpc">Public code</tag>
</tags>
<author id="albers" />
</html>