217 lines
13 KiB
HTML
217 lines
13 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
|
||
<html newsdate="2016-11-09" type="newsletter">
|
||
<version>1</version>
|
||
|
||
<head>
|
||
<title>Buletini i FSFE-së - nëntor 2016</title>
|
||
</head>
|
||
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201607">
|
||
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - nëntor 2016</h1>
|
||
|
||
<h2 id="public-consultation-on-our-fellowship">Konsultim publik mbi Anëtarësinë tonë Shok</h2>
|
||
<p newsteaser="yes">Që prej 2005-s, FSFE-ka ka mirëmbajtur dy marka
|
||
të dallueshme: FSFE-në dhe Anëtarësinë tonë Shok. Ndërkohë që kjo kish
|
||
kuptim fillimisht, është bërë gjithnjë e më e parehatshme mënyra se si kjo
|
||
krijoi një ndarje mes Anëtarëve Shok dhe FSFE-së si dy entitete të ndarë,
|
||
pavarësisht faktit që punojmë të tërë tok! Për këtë arsye, e kemi ulur numrin
|
||
e veprimtarive tona që promovojnë "Anëtarësinë Shok" si diçka ndaras nga
|
||
FSFE-ja, dhe tani flasim më tepër rreth "Grupesh FSFE", në vend se
|
||
"Grupe Anëtarësie Shok", kur vjen puna për grupet tanë vendorë.</p>
|
||
|
||
<p>Tani na duhet të dalim me një vendim se si të zhvillohen këto marka
|
||
në të ardhmen. Bazuar një një diskutim fillestar mes bashkërenduesve
|
||
tanë dhe ekipit tonë bazë, kemi hartuar një propozim që e gjeni më poshtë:
|
||
ai, në thelb, nënkupton se do ta nxjerrim nga përdorimi Anëtarësinë Shok,
|
||
dhe do të bëjmë gjithçka tok nën ombrellën e FSFE-së. Si një pjesë
|
||
e rëndësishme e bashkësisë tonë, idetë tuaja janë të vlefshme për ne. Për
|
||
këtë konsultim publik, do të ishim të lumtur të dëgjonim mendimet tuaj
|
||
mbi këtë temë deri më 30 nëntor 2016, pas së cilës do të sjellim një
|
||
përmbledhje të ideve të marra, mbi të cilat do të bazojmë vendimin tonë.</p>
|
||
|
||
<p>Çfarëdo ndryshimesh që do të rrjedhin nga ky propozim, në formën
|
||
e tij të tanishme apo si do ta formojmë bazuar në mendimet e marra, do të vihen
|
||
në jetë gjatë 2017-s. Mendimet tuaja mund t’i jepni te contact@fsfe.org.</p>
|
||
|
||
<p>Ju lutemi, mbani parasysh se në propozimin e mëposhtëm përdorim termin
|
||
"Përkrahës" si një alternativë e re për "Anëtar Shok". Do të donim shumë
|
||
të dëgjonim mendimin tuaj edhe mbi këtë pikë. Te mundësitë e tjera të propozuara
|
||
përfshihen "Patron", "Përkrahës", "Kontribues", "Dhurues", dhe, me gjasa, emra
|
||
të tjerë që mund t’ju vijnë në mend. Mbetet edhe mundësia për të ruajtur emrin
|
||
"Anëtar Shok" si term, dhe të nxirret nga përdorimi vetëm "Anëtarësia Shok".</p>
|
||
|
||
<h3 id="proposal">PROPOZIM</h3>
|
||
<p>Emrat "Anëtarësi Shok" dhe "Anëtar shok" nxirren nga përdorimi. Veprimtaritë
|
||
e kryera nga grupe vendore, ose që ndryshe janë emërtuar duke i lidhur
|
||
me markën "Anëtarësi Shok", duhet të kalojnë nën emrin "FSFE": veprimtari
|
||
FSFE, grup vendor FSFE, e me radhë.</p>
|
||
|
||
<p>"Bashkësia" jonë është cilido që identifikohet si pjesëtar i FSFE-së,
|
||
qoftë kjo përmes përkrahjes dhe nxitjes së veprimtarive tona, përmes
|
||
kontributit financiar, ose duke marrë pjesë në punën tonë. Duam që
|
||
cilido të jetë pjesë e bashkësisë sonë, pavarësisht nga shkalla e tyre e angazhimit.</p>
|
||
|
||
<p>Cilido që kontribuon financiarisht, duke patur në mendje të kontribuojë
|
||
periodikisht, është një "Përkrahës" i FSFE-së. Këshilli mund të vendosë një
|
||
dysheme minimum për kontribute periodike, për të kompensuar kostot
|
||
e transaksioneve. Nga pikëpamja financiare, Përkrahësit tanë
|
||
furnizojnë themelet e qëndrueshme mbi të cilat ekziston FSFE-ja: kontributet
|
||
e tyre periodike i japin organizmit qëndrueshmëri. Kontribuesit që dhurojnë
|
||
vetëm një herë i quajmë "Dhurues".</p>
|
||
|
||
<p>Këdo që dëshiron të jetë pjesë e veprimtarive tona, e nxitim të bëhet pjesë
|
||
e një prej ekipeve tona: qoftë një ekip rreth një subjekti të dhënë (përkthim,
|
||
webmaster, ose të ngjashme), qoftë ekip gjeografik (ekipi i Berlinit, ekipi skandinav,
|
||
e me radhë).
|
||
Duke u bërë pjesë e një prej ekipeve tona, ata bëhen "Anëtar Ekipi" i atij ekipi
|
||
(anëtar i ekipit system-hackers, anëtar i ekipit të përkthimeve).</p>
|
||
|
||
|
||
<h2 id="eif-v.-3-citizens-demand-for-more-Free-Software,-while-businesses-seek-to-promote-true-open-standards">EIF v.3 – shtetasit kërkojnë më tepër Software të Lirë, ndërsa bizneset kërkojnë të promovojnë Standarde të Hapura të vërteta</h2>
|
||
|
||
<p>Komisioni Europian (EC) ka <a href="http://blogs.fsfe.org/polina/2016/10/31/eif-v-3-citizens-demand-for-more-free-software-while-businesses-seek-to-promote-true-open-standards/">botuar më së fundi
|
||
përmbledhjen e kontributeve të marra për konsultimin e tij publik rreth
|
||
rishikimit të Kuadrit Europian të Ndërveprueshmërisë</a> (EIF), një grup
|
||
udhëzimesh për administrata publike mbi ofrimin prej tyre të shërbimeve
|
||
e-qeveri. FSFE-ja ka <a href="https://fsfe.org/activities/os/eif-v3.en.html">parashtruar
|
||
më herët komentet e veta dhe rekomandimet për skicën e propozuar</a>.
|
||
Sipas përfundimeve të konsultimit publik, shumica e përgjigjeve nga shtetasit
|
||
kërkuan më tepër Software të Lirë dhe Standarde të Hapura, gjatë rishikimit
|
||
të EIF-së, ndërkohë që përgjigjet nga bizneset dhe organizmat private kërkuan
|
||
që Komisioni Europian "të promovojë përdorimin e standardeve të hapura
|
||
(të vërteta) dhe përkrahje të standardeve në teknologjitë e reja". Shpresojmë që
|
||
Komisioni Europian të ndjekë dëshirat e shtetasve të BE-së dhe t’i sendërtojë këto
|
||
rekomandime në EIF-në e rishikuar.</p>
|
||
|
||
|
||
<h2 id="from-the-community">Nga bashkësia</h2>
|
||
|
||
<ul>
|
||
<li><p>André Ockers <a href="https://blogs.fsfe.org/ao/2016/10/18/my-participation-in-the-first-fsfe-summit-and-15th-anniversary-celebration/">shkroi rreth pjesëmarrjes së tij në Kuvendin e parë të FSFE-së
|
||
dhe kremtimit të 15-vjetorit të saj</a>, siç bëri edhe Guido Arnold, që
|
||
shkroi në <a href="https://blogs.fsfe.org/guido/2016/10/my-fsfe-summitqtcon/">blog
|
||
rreth përvojës së tij në kuvendin e FSFE-së.</a> </p></li>
|
||
|
||
<li><p>Björn Schießle shkruan në blog mbi
|
||
<a href="http://blog.schiessle.org/2016/07/04/history-and-future-of-cloud-federation/">Historinë
|
||
dhe të Ardhmen e Federimit në Re</a> ku shpjegon konceptin e ndarjes së
|
||
të dhënave me të tjerët sipas modelit shërbyes-me-shërbyes në Owncloud/Nextcloud
|
||
dhe zhvillimet e tij drejt një "ID-je të federuar në re", që duket i ngjashëm me
|
||
një adresë email. Ashtu si edhe email-i, "reja e federuar" i referohet një
|
||
përdoruesi në një shërbyes të dhënë.</p></li>
|
||
|
||
<li><p>Ju interesojnë komunikimet e atypëratyshme? Daniel Pocock
|
||
<a href="https://danielpocock.com/fosdem-2017-rtc-cfp">ju nxit
|
||
të bëheni një folës dhe të merrni pjesë në FOSDEM 2017</a>, një nga konferencat
|
||
më të mëdha në botë të programuesve të Software-it të Lirë në veçanti. </p></li>
|
||
|
||
<li><p>Iain R. Learmonth <a href="https://iain.learmonth.me/post/2016/pathspider-stable/">paraqet
|
||
PATHspider 1.0.0 dhe nxjerr në pah ndryshimet që janë bërë pjesë e versionit
|
||
më të ri</a> të kësaj platforme për analiza rrjeti. </p></li>
|
||
|
||
<li><p>David Boddie <a href="http://www.boddie.org.uk/david/www-repo/Personal/Updates/2016/2016-10-16.html">ju jep
|
||
një shpjegim hap pas hapi se si të krijohen pamje disku për sistemin operativ
|
||
Inferno</a>.</p></li>
|
||
</ul>
|
||
|
||
<h2 id="what-else-have-we-done">Ç’kemi bërë tjetër?</h2>
|
||
|
||
<ul>
|
||
<li><p>Zv.presidenti i tanishëm i FSFE-së, Alessandro Rubini, e la postin e tij
|
||
për ta përqendruar punën e vet me bashkësinë e Software-it të Lirë në Itali.
|
||
<a href="https://fsfe.org/news/2016/news-20161031-01.en.html">Në vendin e
|
||
tij vjen Heiki Lõhmus, një student i inxhinierisë aeronautike, nga Estonia</a>.
|
||
Alessandro Rubini është mbrojtës për një kohë të gjatë i Software-it të Lirë:
|
||
si zv.president i FSFE-së, ai ka dhënë ndihmesë përmes përpjekjesh
|
||
të paçmueshme për shpënien përpara të Software-it të Lirë, jo vetëm në Itali,
|
||
por kudo në Europë. Heiki Lõhmus ka lobuar aktivisht në qeverinë estoneze
|
||
për botimin e software-it të përdorur për zgjedhjet në Estoni si Software i Lirë
|
||
dhe tani merr skeptrin e zv.presidentit të FSFE-së për të vazhduar punën
|
||
e shkëlqyer të Rubini-t.</p></li>
|
||
|
||
<li><p>FSFE-ja i dërgoi qeverisë se re që po krijohet në shtetin e Berlinit
|
||
<a href="https://fsfe.org/campaigns/askyourcandidates/201610-germany-berlin-handlungsempfehlungen">tre
|
||
rekomandime për veprim lidhur me nxitjen e përdorimit dhe sendërtimeve
|
||
të Software-it të Lirë</a> (në gjermanisht).</p></li>
|
||
|
||
<li><p>Grupi vendor i FSFE-së për Rinin/Mainin <a href="http://blogs.fsfe.org/guido/2016/10/fsfe-booth-at-street-festival-in-frankfurt/">qe i pranishëm në festivalin e rrugës (Rotlintstraßenfest) në Frankfurt</a> për të promovuar
|
||
FSFE-në dhe për të shpjeguar dhe informuar njerëzit mbi Software-in e Lirë. </p></li>
|
||
|
||
<li><p>Hacker-at tanë të sistemit kanë vendosur të <a href="https://wiki.fsfe.org/Teams/System-Hackers/Decommissioning-Pad">nxjerrin nga puna shërbimin tonë (shumë) të vjetër për blloqe shënimesh</a>. Ftojnë këdo të interesuar
|
||
që FSFE-ja të ofrojë një shërbim blloqesh shënimesh të lidhet me ta për të krijuar një
|
||
ekip të ri që të mund të krijojnë një shërbim të ri blloqesh shënimesh.</p></li>
|
||
|
||
<li><p>Nga 24 deri më 27, presidenti i FSFE-së, Matthias Kirschner
|
||
dhe analistja e politikave në FSFE, Polina Malaja, morën pjesë në disa
|
||
veprimtari bashkësish në Greqi. Mbajtën <a href="https://foss.ntua.gr/wiki/index.php/%CE%91%CF%81%CF%87%CE%B9%CE%BA%CE%AE_%CF%83%CE%B5%CE%BB%CE%AF%CE%B4%CE%B1">biseda në Universitetin
|
||
Kombëtar Teknik të Athinës</a>,
|
||
<a href="https://www.hackerspace.gr/#/updates/967244">në Athens
|
||
Hackerspace</a> (në greqisht) dhe <a href="https://opensource.ellak.gr/2016/10/27/apologismos-imeridas-elefthero-anikto-logismiko-anikti-prosvasi-me-ton-ton-proedro-tou-fsfe-matthias-kirschner/">në
|
||
Fondacionin Kombëtar Grek të Kërkimeve</a> (në Greqisht).</p></li>
|
||
|
||
<li><p> Më 4-6 tetor, FSFE-ja qe e pranishme me një stendë në
|
||
<a href="http://events.linuxfoundation.org/events/linuxcon-europe">
|
||
LinuxCon + ContainerCon Europe 2016</a>, që u zhvillua në Berlin.</p></li>
|
||
|
||
<li><p>"FreieSoftwareOG" përfaqësoi FSFE-në me një<a href="http://blogs.fsfe.org/fast_edi/?p=502"> stendë në Ofenburg</a> (në gjermanisht).</p></li>
|
||
</ul>
|
||
|
||
<h2 id="take-action">Hidhuni në veprim!</h2>
|
||
|
||
<p>Ju lutemi, lexoni propozimin lidhur me markën e Anëtarësisë Shok më sipër dhe na dërgoni komentet ose mendimet tuaja te contact@fsfe.org.</p>
|
||
|
||
<h2 id="good-free-software-news">Lajme të Mira nga Software-i i Lirë</h2>
|
||
|
||
<p>Autoriteti i prokurimeve publike të shtetit frëng <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/france-renews-its-two-free-software-support-contracts">rinovoi dy kontratat e veta për shërbime
|
||
asistence të software-it të lirë që u furnizohet ministrive dhe agjencive
|
||
të tjera qeveritare</a>. Të dyja kontratat i janë akorduar Linagora-s,
|
||
një furnizues frëng shërbimesh software-i të lirë dhe qenë filluar së pari
|
||
më 2012-n. Të tjera lajme të mira nga Franca dhe qyteti i <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/nantes-open-source-cuts-recurring-charges">Nantës, ku kalimi në LibreOffice prillin e shkuar i ka ulur kostot TI
|
||
me 1.6 milionë euro</a> dhe do të vazhdojë t’i kursejë administratës publike 260 000 euro në vit.</p>
|
||
|
||
|
||
<h2 id="fsfe-in-the-press">FSFE-ja në shtyp</h2>
|
||
<ul>
|
||
<li>netzpolitik.org [DE] <a href="https://netzpolitik.org/2016/berliner-koalitionsverhandlungen-als-chance-fuer-freie-software/">Berliner
|
||
Koalitionsverhandlungen als Chance für Freie Software</a>.</li>
|
||
|
||
<li>netzpolitik.org [DE] <a href="https://netzpolitik.org/2016/urheberrecht-usa-erlaubt-tuefteln-an-eigenen-geraeten/"> Urheberrecht: USA
|
||
erlaubt Tüfteln an eigenen Geräten</a>.</li>
|
||
|
||
<li>PCMAG [EL],
|
||
<a href="https://gr.pcmag.com/eleuthero-logismiko/23652/news/o-proedros-tou-free-software-foundation-europe-sten-athena">The President of the FSFE in Athens</a>.</li>
|
||
|
||
<li>Business news [EL], <a href="http://www.businessnews.gr/article/53076/eellak-imerida-gia-eleythero-logismiko">GFOSS: Talks about Free Software</a>.</li>
|
||
|
||
<li>Greek Union of Computer Engineers [EL], <a href="http://bit.ly/2ep13c1">Free Software
|
||
Day with the FSFE President Matthias Kirschner</a>.</li>
|
||
|
||
<li>epixeiro.gr [EL], <a href="http://bit.ly/2eoYmqW">Free Software,
|
||
Open Access and Enterpreuneship Day</a>.</li>
|
||
</ul>
|
||
|
||
<h2 id="help-us-to-improve-our-newsletter">Na ndihmoni të përmirësojmë buletinin tonë</h2>
|
||
<p>Mendoni se humbëm ndonjë lajm, ose do të donit të shfaqen në
|
||
buletinin tonë të ardhshëm lajme të caktuara? Keni lexuar diçka në shtyp
|
||
rreth FSFE-së dhe do të donit ta ndanit me ne? Për të tilla, dhe çfarëdo
|
||
mendimesh të tjera, na shkruani te newsletter@fsfe.org
|
||
</p>
|
||
|
||
|
||
<p>Falënderojmë krejt <a href="https://fsfe.org/contribute/contribute.en.html">vullnetarët</a>,
|
||
<a href="https://my.fsfe.org/donate">anëtarët shok</a> dhe
|
||
<a href="https://fsfe.org/donate/thankgnus.en.html">korporatat dhuruese</a>
|
||
që bëjnë të mundur punën tonë,</p>
|
||
<p>redaktorët tuaj, Erik Albers, Olga Gkotsopoulou,
|
||
Jonas Öberg dhe Polina Malaja, <a href="https://fsfe.org">FSFE</a></p>
|
||
|
||
</body>
|
||
<sidebar promo="about-fsfe"/>
|
||
<date>
|
||
<original content="2016-11"/>
|
||
</date>
|
||
<followup>donate</followup>
|
||
<tags>
|
||
<tag key="newsletter"/>
|
||
</tags>
|
||
</html>
|