148 lines
8.7 KiB
HTML
148 lines
8.7 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
|
||
<html newsdate="2016-03-02" type="newsletter">
|
||
<version>1</version>
|
||
|
||
<head>
|
||
<title>Buletini i FSFE-së - mars 2016</title>
|
||
</head>
|
||
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201603">
|
||
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - mars 2016</h1>
|
||
|
||
|
||
<h2 id="i-love-free-software-day-2016">Dita "E dua Software-in e Lirë" 2016</h2>
|
||
|
||
<p newsteaser="yes">Për të gjashtin vit rresht i kërkuam kujtdo që ditën e Shën Valentinit
|
||
të shprehë mirënjohjen dhe vlerësimin e tyre ndaj kontribuesve në
|
||
Software-in e Lirë. Hidhini një sy raportit tonë #ilovefs 2016 dhe shihni <a href="https://fsfe.org/news/2016/news-20160222-01.en.html">se kujt i shkoi mirënjohja këtë vit, përmes postimesh, fotosh, punësh grafike, memesh,
|
||
shënimesh personale, etj</a>. Mos harroni t’i vini shenjë 14 shkurtit
|
||
të ardhshëm si Dita "E dua Software-in e Lirë", që të vazhdohet kjo traditë
|
||
e bukur e mirënjohjes ndaj njerëzve dhe punës së palodhur të gjithkujt
|
||
pas Software-it të Lirë. Falënderojmë krejt pjesëmarrësit që gjetën kohë
|
||
të thonë "faleminderit" dhe që e shndërruan #ilovefs 2016 në një sukses
|
||
të tillë!</p>
|
||
|
||
<h2 id="no-cloud-went-viral">"S’ka re" u përhap në mënyrë virale</h2>
|
||
|
||
<p>Pikërisht para Ditës "E dua Software-in e Lirë", <a href="http://blogs.fsfe.org/mk/the-reddit-effect-more-orders-in-24-hours-than-usually-in-6-months/">falë një postimi spontan në Reddit, patëm mbi 200 porosi për
|
||
materiale tonat promocionale</a> në një interval 48 orësh. Sa për krahasim,
|
||
gjatë 2015-s morëm rreth 370 porosi gjithsej. Pas 24 orësh na kishin mbërritur
|
||
më shumë porosi se sa zakonisht në gjashtëmujor. Shumica e porosive
|
||
kërkonin materialin "s’ka re", por, veç tij, njerëzit porositën edhe
|
||
fletëpalosjen tonë me të dhëna bazë mbi Software-in e Lirë, fletëpalosjen
|
||
mbi GnuPG-në, dhe atë mbi F-Droid-in.</p>
|
||
|
||
<h2 id="european-free-software-policy-meeting-2016">Takimi Europian
|
||
për Politika të Software-it të Lirë 2016</h2>
|
||
|
||
<p>Në fund të janarit, tok me Open Forum Europe organizuam në Bruksel
|
||
<a href="https://fsfe.org/news/2016/news-20160205-01.en.html">një
|
||
takim para FOSDEM-it, me grupe europiane aktive në politika të Software-it
|
||
të Lirë</a>. Qëllimi i takimit qe njohja me veprimtarinë e njëri-tjetrit dhe
|
||
shkëmbimi i mendimeve, me theksin te veprimet e lidhura me politika publike.
|
||
Morën pjesë gjithsej 19 organizma. Veç tyre, në takim morën pjesë edhe
|
||
eurodeputetja Julia Reda, dhe një përfaqësues i degës TI të Komisionit
|
||
Europian, Pierre Damas, për të paraqitur punën e instituteve të BE-së
|
||
në fushën e Software-it të Lirë.</p>
|
||
|
||
<h2 id="from-the-community">Nga bashkësia</h2>
|
||
|
||
<ul>
|
||
<li><p>shkurti iu kushtua deklaratave të ëmbla të dashurisë për
|
||
Software-in e Lirë, me rastin e ditës #ilovefs. Hidhini një sy raportit
|
||
tonë për #ilovefs 2016, të cilit i referohemi më sipër, për të dhëna
|
||
më të hollësishme rreth postimesh të ndryshme mbi të, dhe për t’u
|
||
frymëzuar për kremtimin e ardhshëm vitin tjetër, nga
|
||
<a href="https://blogs.fsfe.org/floriansnow/2016/02/13/make-your-own-personal-banner-for-i-love-free-software-day/">ideja e Florian Snow-it për banderola #ilovefs DIY</a>.</p></li>
|
||
|
||
<li><p>Paul Boddie përdori programim në Python me kompjuter të vjetër
|
||
dhe shkroi se si të <a href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=1233">bëhen
|
||
programet Python më të shpejtë me ndihmën e Shedskin-it</a>.</p></li>
|
||
|
||
<li><p>Marcus Moeller dha këshilla se si <a href="https://blogs.fsfe.org/mmoeller/2016/02/03/getting-started-with-gnu-social/">t’ia fillohet me rrjetin shoqëror të federuar GNU social</a>.</p></li>
|
||
|
||
<li><p>Björn Schießle përsiat mbi të ardhmen e GitHub-it dhe
|
||
<a href="http://blog.schiessle.org/2016/02/12/the-next-generation-of-code-hosting-platforms/">brezit të ardhshëm të platformave
|
||
për strehim kodi</a>.</p></li>
|
||
</ul>
|
||
|
||
<h2 id="what-else-have-we-done">Ç’kemi bërë tjetër?</h2>
|
||
|
||
<ul>
|
||
<li><p>Pas adoptimit nga Parlamenti Europian të raportit
|
||
të vet "Drejt një Tregu të Përbashkët Dixhital", i cili përfshiu
|
||
disa referenca pozitive për shtimin e përdorimit të Software-it
|
||
të Lirë në sektorin publik, u pa se kuptimi i "i lirë" humbi gjatë
|
||
përkthimit. Veçanërisht, versioni italian i raportit i referohej
|
||
Software-it të Lirë si "gratis", si tek "birrë falas", në vend se "i lirë"
|
||
si tek fjala liri. Ne i kërkuam stafit të eurodeputetes Julia Reda
|
||
të na ndihmonte dhe të tërhiqnim vëmendjen e autorëve të raportit
|
||
te ky gabim.
|
||
<a href="http://blogs.fsfe.org/mk/now-italian-european-parliaments-dsm-report-speaks-about-freedom-not-price/">Gabimi u ndreq dhe versioni italian i raportit tani i referohet si duhet lirisë së software-it, dhe jo çmimit</a>.</p></li>
|
||
|
||
<li><p>Kemi thjeshtuar proceset tona të brendshme: s’duhet më
|
||
që dikush që kërkon të ndihmojë me faqet tona web ose në ekipe
|
||
të tjera të regjistrojë një llogari vizitori në sistemet tona. Tani ata
|
||
do të regjistrohen në të njëjtin sistem si Anëtarët tanë Shok. Mund
|
||
të mos duket kushedi çë, por është një revolucion, për sa i përket
|
||
thjeshtëzimit, për të cilin jemi të lumtur! Lexoni se si mund të
|
||
<a href="https://fsfe.org/contribute/">kontribuoni edhe ju
|
||
në veprën tonë</a>.</p></li>
|
||
|
||
<li><p>Botuam një <a href="https://fsfe.org/news/2016/news-20160224-01.en.html">raport mbi punën tonë gjatë 2015-s</a>. Nga mësimi i njerëzve se si të përdorin fshehtëzimin për email-et e tyre, deri në ndërrim
|
||
të drejtimit të politikave në shkallë europiane, FSFE-ja punoi fort gjatë
|
||
2015-s që të fuqizojë kontrollin e përdoruesve mbi teknologjinë. Qemë
|
||
dëshmitarë të mjaft përmirësimeve të mënyrës se si punojmë, dhe
|
||
e mbyllëm pozitivisht vitin, me plot shpresa për 2016-n. Duam të falënderojmë
|
||
këdo për ndihmën që na dhanë për ta bërë botën një vend më të mirë!</p></li>
|
||
|
||
<li><p>Siç u përmend në buletinin e kaluar, u jemi bashkuar KDE-së,
|
||
Qt-së, VideoLAN-it dhe të tjerëve që po organizojnë QtCon 2016 në Berlin,
|
||
nga 2-4 shtator 2016. Do ta shfrytëzojmë këtë mundësi për organizimin e një
|
||
takimi të FSFE-së gjatë zhvillimit të QtCon-it. Më tepër të dhëna së shpejti.</p></li>
|
||
</ul>
|
||
|
||
<h2 id="take-action">Hidhuni Në Veprim</h2>
|
||
|
||
<p>Kemi ende stok plot ngjitës "s’ka re" dhe tjetër material informativ!
|
||
Na ndihmoni të përhapim në bashkësinë tuaj vendore fjalën rreth lirisë
|
||
së software-it, duke
|
||
<a href="https://fsfe.org/contribute/spreadtheword.en.html">porositur
|
||
fletëpalosje, ngjitës, kartolina dhe afishe tonat</a>.</p>
|
||
|
||
<h2 id="good-free-software-news">Lajme të mira mbi Software-in e Lirë</h2>
|
||
|
||
|
||
<p>Qeveria frënge po rishikon kontratën e vet ekzistuese të mbështetjes
|
||
së Software-it të lirë, të nënshkruar më 2011-n, dhe <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/france-involves-public-draft-support-contract">u ka kërkuar bashkësive të Software-it të Lirë dhe publikut
|
||
të japin ndihmesën e tyre në hartimin e kontratës së ardhshme të kuadrit
|
||
të punës për shërbime dhe asistencë Software-i të Lirë.</a> Ndërkohë, parlamenti frëng
|
||
ka <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/france-assembly-encourages-use-free-software">miratuar një projektligj paraprak për një Republikë Dixhitale, që nxit përdorimin e Software-it të Lirë
|
||
nga administratat publike, dhe që e konsideron informacion publik
|
||
kodin burim të software-it të zhvilluar nga ose për administrata publike</a>. Shkolla në kryeqytetin e Estonisë, Talin, <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/tallinn-schools-piloting-open-source-software">po kalojnë gradualisht drejt Software-it të Lirë, pasi administrata e qytetit vendosi në janar të 2015-s të kalojë në Software-in e Lirë</a>. Deri në
|
||
shtator 2015, më shumë se 4000 kompjutera dhe kompjutera portativë në 50 shkolla në
|
||
Talin xhirojnë me Software të Lirë. Në Gjermani, <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/open-source-largest-german-pension-fund">Sigurimet Federale të Pensioneve, që janë më të mëdhatë në vend, po shtojnë
|
||
përdorimin e Software-it të Lirë duke botuar një ftesë për tender në të cilën
|
||
kërkohet asistencë për shërbimet e veta të bazuara në Software-in e Lirë</a>.</p>
|
||
|
||
<p>Falënderojmë krejt
|
||
<a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>
|
||
,
|
||
<a href="https://my.fsfe.org/donate">Anëtarët Shok</a>
|
||
dhe
|
||
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a>
|
||
që bëjnë të mundur punën tonë,</p>
|
||
|
||
<p>redaktorët tuaj Polina Malaja dhe Jonas Öberg <a href="/index.html">FSFE</a></p>
|
||
</body>
|
||
|
||
<sidebar promo="about-fsfe"/>
|
||
<date>
|
||
<original content="2016-03-02"/>
|
||
</date>
|
||
<followup>donate</followup>
|
||
<tags>
|
||
<tag key="newsletter"/>
|
||
</tags>
|
||
|
||
</html>
|