fsfe-website/news/2015/news-20150817-01.sq.xhtml

57 lines
2.3 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2015-08-17">
<head>
<title>Roli i FSFE-së në projektin Bacula</title>
</head>
<body>
<h1>Rol i ri për FSFE-në në projektin Bacula</h1>
<p newsteaser="yes">
Në prill të 2015-s, ne njoftuam një ndryshim në marrëdhëniet
mes Kern Sibbald-it dhe FSFE-së, rrjedhur prej anulimit të
marrëveshjes Fiduciary License Agreement (FLA) mes Kernit dhe
FSFE-së, marrëveshje e cila më parë e bënte FSFE-në kujdestare
të të drejtave të kopjimit mbi software-in Bacula.
</p>
<p>
Që prej asaj kohe, FSFE-ja ka bashkëpunuar me Kernin për të gjetur
një mënyrë që të sigurojë se parakushti origjinal i FLA-së, garantimi
i kontribuesve se kontributet e tyre do të mbeten Software i Lirë,
të vazhdojë të mbetet i vlefshëm edhe pasi FSFE-ja të mos i mbajë më
të drejtat e kopjimit mbi Bacula-n.
</p>
<p>
Në një marrëveshje mes FSFE-së, Kernit dhe Bacula Systems, që të tre
palët kanë rënë dakord se çfarëdo marrëveshje që një kontribues
te projekti Bacula nënshkruan me Kernin lidhur me të drejtat e kopjimit
mbi kontributet e tij, duhet të përfshijë kushte të ngjashme me ato
të FLA-së. Marrëveshja rithekson përkushtimin e vazhdueshëm të Kernit
për ti mbajtur krejt versionet e ardhshme të versionit të Bacula.org
nga bashkësia nën një licencë Software-i të Lirë, diçka për të cilën
FSFE-ja, në rolin e saj të ri, do të vazhdojë të japë mbështetje dhe
drejtim.
</p>
<p>
Gjatë muajve të ardhshëm, FSFE-ja do të lirohet nga roli i saj i dikurshëm
i kujdestares për Bacula-n, duke ia kaluar efektivisht Kernit të drejtat
e kopjimit që mbante. Sidoqoftë, FSFE-ja do të vazhdojë të veprojë
si kujdestare për të drejtat e kopjimit të atyre kontribuesve që duan,
dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me Kernin dhe kontribuesit për të garantuar
që parakushtet e marrëveshjeve tona, ruajtja e Bacula-s si Software i Lirë,
të mbeten në fuqi.
</p>
</body>
<tags>
<tag>front-page</tag>
<tag content="Përputhshmëri">Compliance</tag>
<tag content="Software i Lirë">FreeSoftware</tag>
<tag content="GnuGpl">GnuGpl</tag>
<tag content="Ligjore">Legal</tag>
<tag content="Licencim">Licensing</tag>
</tags>
</html>