Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.
 
 
 
 
 
 

185 lines
8.8 KiB

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2015-03-04" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - Mars 2015</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201503">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - Mars 2015</h1>
<div class="e-content">
<h2>Përgjigja e FSFE-së në konsultimet e BE-së lidhur me patentat dhe standardet</h2>
<p>Ne besojmë se standardet pronësore dhe patentat mbi software-in janë pengesa
për birësimin e Software-it të Lirë. Për t’i hequr qafe këto pengesa na duhet
të ndihmojmë administratën publike që edhe ajo ta kuptojë këtë. Kjo është
arsyeja pse muajin e fundit iu përgjigjëm një konsultimi lidhur me ndërveprimin
mes standardeve dhe patentave, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme
e Bashkimit Europian mbi Tregun e Brendshëm, Industrinë, Sipërmarrjen dhe
NVM-të.</p>
<p><a href="/news/2015/news-20150218-01.html">Në përgjigjen tonë</a>, u
përqendruam kryesisht se si patentat mbi software-in ndikojnë negativisht mbi
konkurrencën dhe novacionet në tregun e software-it. Theksuam gjithashtu se
të ashtuquajturat kushte “të paanshme, të arsyeshme dhe jo-diskriminuese” (FRAND)
licencimi, në praktikë janë një diskriminim i rëndë kundrejt Software-it
të Lirë. Në mjaft segmente të tregut të software-it, këto programe
janë pjesa më domethënëse e konkurrencës përballë ofertave pronësore. Ndaj
FSFE-ja këshillon që entet e standardeve të sendërtojnë politika të suksesshme
të licencimit të patentave, si ato të W3C-s dhe ente të tjera, dhe ta bëjnë
të detyrueshëm licencimin e pakufizuar të patentave të standardeve thelbësore.</p>
<p>Nëse doni të na ndihmoni të promovojmë Standardet e Hapura, ju lutemi, merrni
pjesë në Ditën e Lirisë së Dokumenteve të këtij viti (shihni zërin përkatës te
pjesa Aktivizohuni në fund të buletinit të këtij muaji).</p>
<h2>Software-i i Lirë si pjesë e pandashme e Burimeve të Hapura Arsimore</h2>
<p>Sa më shumë të pajisura me kompjuter që t’i shohim mjediset arsimore,
aq më i rëndësishëm bëhet një sistem arsimor që i mëson çdo nxënësi
të ketë kontrollin e teknologjisë që përdor. Për FSFE-në, baza për këtë është
Software-i i Lirë.</p>
<p>Tok me partnerë të tjerë në “Bündnis Freie Bildung” (Aleanca Për Arsim
të Lirë) botuam një <a
href="/news/2015/news-20150210-01.html">artikull mbi krijimin dhe përdorimin
e Burimeve të Hapura Arsimore (BHA)</a>. Artikulli përqendrohet mbi krijimin
dhe përdorimin e BHA-ve brenda sistemit arsimor gjerman. Burimet arsimore që
përmbajnë software i cili është paguar me para publike, do të duhej të ishte
e detyrueshme të botohen nën licenca të lira. Më tej, artikulli kërkon që
institucionet arsimore do të duhej të merrnin parasysh përputhshmërinë me
me Software-in e Lirë, gjatë zhvillimit ose zgjerimit të infrastrukturës
së tyre TI. Me këtë nënkuptohet që “krejt burimet arsimore të mund të përdoren
pa asnjë pengesë ligjore ose teknike”.</p>
<p>Nëse doni të dini më tepër se ç’ndodh në fushën e arsimit e lidhur me
Software-in e Lirë, lexoni <a
href="http://blogs.fsfe.org/guido/2015/02/free-software-in-education-news-january/">raportin
për janarin të ekipit të Arsimit</a>.</p>
<h2>Ç’ndodhi gjatë ditës “E dua Software-in e Lirë”?</h2>
<p>Më 14 Shkurt 2015 njerëz nga e gjithë bota u shfaqën kontribuesve në
Software-in e Lurë mirënjohjen e tyre. Ishte viti i pestë që u kërkojmë
njerëzve të marrin pjesë në ditën e “E dua Software-in e Lirë”. <a
href="/news/2015/news-20150302-01.html">Raporti i këtij viti tregon një larmi
shprehjen dashurie që ndodhën gjatë asaj dite</a>, përfshi postime blogu,
foto, karikatura, poema, dhe bibliotekën Android #ilovefs.</p>
<p>Duam të falënderojmë këdo që motivon kontribuesit te Software-i i Lirë
gjatë ditës “E dua Software-in e Lirë” të këtij viti, dhe t’i kërkojmë cilitdo
t’i vërë shenjë 14 Shkurtit në kalendarin e tij, si kujtesë për të motivuar
njerëzit që na bëjnë të mundur të kontrollojmë teknologjinë tonë.</p>
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
<ul>
<li>Hannes Hauswedell i ekipit gjerman sjell një përditësim mbi gjendjen e
shkëmbimit të sigurt të mesazheve tekst. Muajt e fundit Hanesi me shokë kanë
dashur ta përmirësojnë gjendjen përmes Textsecure, çka nuk funksionoi deri më.
Kështu që Hanesi ndërroi mendje dhe tani <a
href="http://blogs.fsfe.org/h2/2015/02/23/secure-texting-part-ii/">këshillon
kontalk-un</a>.</li>
<li>Anëtari shok Cory Doctorow shkroi një artikull në "The Guardian" mbi përfytyrimin
se si do të qe <a
href="http://www.theguardian.com/technology/2015/feb/13/if-dishwashers-were-iphones">“Po
qe se pjatalarëset do të ishin iPhones”</a>.</li>
<li>Christian Kalkhoff <a href="https://blogs.fsfe.org/softmetz/?p=53">raporton
prej mbledhjes së Janarit të grupit të FSFE-së për Munihun</a>. Për të gjetur
veprimtari vendore pranë jush, ju lutemi, hidhini një sy <a
href="/events/events.html">faqes sonë të veprimtarive</a>.</li>
<li>Procesi i zgjedhjes së njërit prej kryetarëve të Asamblesë së Përgjithshme
të Anëtarësisë Shok është e hapur deri më 6 Mars 2015. Udhëzimet mbi votimin
duhet t’i kenë ardhur krejt anëtarëve shok, për të vendosur për njërin prej
sa vijon <a
href="https://wiki.fsfe.org/FellowshipElection_2015">Nicolas Dietrich, Max
Mehl, dhe Felix Stegerman</a>. Nëse nuk keni votuar ende, bëjeni tani!</li>
<li>Nga <a href="http://planet.fsfe.org">grumbullimet planet</a>:</li>
<ul>
<li>Pas shumë njoftimesh se produkte Lenovo dalin nga fabrika me një formë
adware-i të quajtur Superfish, <a
href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=852">Paul Boddie pyet se cila qe
arsyeja e Lenovo-s</a>, dhe se nga i duan paratë në të ardhmen.</li>
<li>Max Mehl-in e pyeti një shok pse “investon kaq shumë kohë në FSFE,
në vend që të harxhojë më tepër energji në organizma të tjera të përqendruara
mbi çështje privatësie.” Kësaj pyetje ai i jep përgjigje <a
href="http://blog.mehl.mx/2015/in-the-end-freedom-is-what-matters/">te blogu
i tij</a>.</li>
<li><a
href="http://creative-destruction.me/2015/02/26/student-papers-reda-report-amendments-birthday-and-more/">Mirko
Böhm përmbledh punën e javëve të fundit</a> përfshi ç’ka kryer me studentët
e vet, rreth shtesave te raporti i Julia Reda-s, patentat mbi software-in,
dhe programim Qt.</li>
<li>Daniel Pocock shkruan mbi <a
href="http://danielpocock.com/lumicall-third-birthday">datëlindjen e tretë
të Lumicall-it</a>.</li>
<li>Christian Kallhoff shkruan mbi <a
href="https://blogs.fsfe.org/softmetz/?p=60">rastin e tij të ndreqjes
së një të mete në Software të lirë</a>.</li>
<li>Nico Rikken shkrojti mbi <a
href="http://nicorikken.eu/blog/software-isnt-magic/">të kuptuarit e software-it
dhe pse në të nuk ka asgjë magjike</a>, dhe mbi <a
href="http://nicorikken.eu/blog/ubuntu-calling-for-freedom/">lirinë
që ofrojnë telefonat Ubuntu</a>.</li>
</ul>
</ul>
<h2>Aktivizohuni: Merrni pjesë në Ditën e Lirisë së Dokumenteve 2015!</h2>
<p>Çdo vit, që nga 2008-a, njerëzit që shqetësohen për një shoqëri informacioni
të lirë kremtojnë <a href="http://documentfreedom.org">Ditën e Lirisë
së Dokumenteve</a>, për të shtuar ndërgjegjësimin mbi Standardet e Hapura.
Këtë vit, njerëz nga anembanë bota do të bëhen tok, më 25 Mars, për të biseduar
rreth lirisë në komunikime, duke kryer veprimtari publike vendore, për
të përhapur fjalën në përgjithësi mbi Standardet e Hapura, me një duzinë
rrugësh të ndryshme.</p>
<p>Ofrojmë material promocional në shumë gjuhë, dhe grafika që mund
t’i ripërpunoni, ndani me të tjerët dhe përmirësoni, për të bërë publike
veprimtarinë tuaj vendore. Nëse organizoi një veprimtari vendore, mund të jemi
në gjendje të ofrojmë fonde për veprimtaritë tuaja vendore ose për materiale
të shtypura nga ju vetë - falë sponsorësh të DLD-së. Që të frymëzoheni, shihni
se <a
href="http://documentfreedom.org/news/2014/news-20140424-01.html">ç’bënë grupe
të tjera vjet, nga Meksika në Japoni</a>.</p>
<p><a href="http://documentfreedom.org/getinvolved.html">Merrni pjesë në DLD-në
e 2015-s!</a></p>
<p>Faleminderit krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarëve</a>, <a href="http://fellowship.fsfe.org/join">anëtarëve shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatave dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
<a href="/about/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="/index.html">FSFE</a></p>
</div>
<!--/e-content-->
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<author id="kirschner" />
<date>
<original content="2015-03-04" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->