156 lines
7.6 KiB
HTML
156 lines
7.6 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
|
||
<html newsdate="2015-05-04" type="newsletter">
|
||
<version>1</version>
|
||
|
||
|
||
<head>
|
||
<title>Buletini i FSFE-së - maj 2015</title>
|
||
</head>
|
||
|
||
<body microformats="h-entry">
|
||
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - maj 2015</h1>
|
||
|
||
<h2>Një plan i fshehtë veprimi për Software të Lirë nga Komisioni Europian</h2>
|
||
|
||
<p>Komisioni Europian ka botuar një version të ri të strategjisë
|
||
së vet mbi përdorimin e brendshëm të Software-it të Lirë. FSFE-ja e ndihmoi
|
||
Komisionin me të dhëna gjatë fazës së përditësimit dhe, teksa strategjia është
|
||
në përgjithësi e ngjashme me versionin e mëparshëm, <a href="/news/2015/news-20150401-01.html">ka disa përmirësime</a>.</p>
|
||
|
||
<p>Ndryshe nga versionet e mëparshëm, këtë herë strategjia shoqërohet nga
|
||
një plan veprimi që synon vënien e tij në zbatim. Megjithatë, plani
|
||
i veprimit nuk është publik, ndaj s’është e mundur të ndiqen përparimet
|
||
e Komisionit në synimet e veta. Do ta mirëprisnim botimin e planit të vet
|
||
të veprimeve nga ana e Komisionit.</p>
|
||
|
||
<h2>Interpretime ligjesh që kufizojnë Software-in e Lirë në Zvicër</h2>
|
||
|
||
<p>Synimi i FSFE-së është që software-i i zhvilluar me para taksash duhet
|
||
të hidhet në qarkullim si Software i Lirë. Duke u bërë kjo, administrata
|
||
publike do të forconte dhe stimulonte një treg të paanshëm TI-je.</p>
|
||
|
||
<p>Por në Zvicër hëpërhë ka paqartësi lidhur me zhvillimin dhe hedhjen në
|
||
qarkullim të Software-it të Lirë nga kontraktorë publikë. Paqartësitë ridolën
|
||
në pah pas zhvillimit dhe hedhjes në qarkullim të software-it “OpenJusticia”
|
||
nga Gjykata e Lartë Federale Zvicerane. Këshilli federal tani dëshiron
|
||
të shqyrtohet nëse botimi i Software-it të Lirë nga administrata federale
|
||
mund të lejohet shprehimisht. <a
|
||
href="/news/2015/news-20150306-01.html">FSFE-ja kërkon të sqarohet çështja</a>,
|
||
në mënyrë që software-i i financuar nga publiku të mund të hidhet në qarkullim
|
||
ligjërisht dhe pa dykuptimësi si Software i Lirë.</p>
|
||
|
||
<h2>63 veprimtari anembanë botës për Standardet e Hapura</h2>
|
||
|
||
<p>Edhe këtë vit, vullnetarë nga e gjithë bota, të përkrahur nga
|
||
organizma ndërkombëtare, si dhe nga politikanë dhe shërbime publike
|
||
iu përgjigjën kërkesës sonë për liri të dokumenteve. Për Ditën
|
||
mbarëbotërore të Lirisë së Dokumenteve u zhvilluar 63 veprimtari vendore
|
||
në 31 vende në 4 kontinente. <a
|
||
href="http://documentfreedom.org/news/2015/news-20150408-01.html">Lexoni
|
||
raportin tonë për 2015-n</a> që të njiheni me veprimtaritë politike,
|
||
karikaturat dhe ilustrimet e reja, dhe hidhuni një sy fotove nga
|
||
veprimtaritë, përfshi ato të tortave të shijshme DFD.</p>
|
||
|
||
<h2>Diçka krejtësisht tjetër</h2>
|
||
|
||
<ul>
|
||
|
||
<li>Patëm botuar <a href="/news/2015/news-20150414-01.html">një deklaratë mbi
|
||
ndryshimin e marrëdhënieve mes FSFE-së dhe Kern Sibbald-it</a>. Nëse jeni
|
||
një programues që ka dhënë ndihmesë te Bacula, këshillojmë që t’i hidhni
|
||
një sy marrëveshjeve Fiduciary Licence Agreements ose atyre për dhënie
|
||
të drejtash kopjimi, të cilat keni pranuar, dhe të siguroheni se e kuptoni
|
||
plotësisht se si ndikon mbi ju ky ndryshim. Nëse s’jeni i sigurt,
|
||
mirëpresim email-in tuaj dhe do të bëjmë ç’është e mundur për t’ju ndihmuar.
|
||
Ju lutemi, hidhuni një sy <a href="/activities/ftf/faq-bacula.html">FAQ-eve tona
|
||
mbi këtë çështje</a>.</li>
|
||
|
||
<li>Më 6 maj 2015 FSF-ja do të organizojë Ditën Ndërkombëtare Kundër DRM-së. Mundeni
|
||
të <a href="/contribute/spreadtheword.html#drm-leaflet">shtypni fletëpalosje
|
||
DRM-je</a>, t’i shpërndani ato gjatë asaj dite, dhe të bisedoni me shokë
|
||
dhe kolegë tuajt mbi dëmin e DRM-së. <a
|
||
href="https://www.fsf.org/blogs/community/watch-your-freedom-because-apples-not">Pak
|
||
më parë, FSF-ja theksoi problemet me produktet e reja nga Apple</a>, që përfshijnë
|
||
software pronësor dhe teknologji DRM, të shpërndara përmes produkteve dhe
|
||
shërbimeve të veta.</li>
|
||
|
||
<li><a
|
||
href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/german-greens-want-increased-support-open-source">Të
|
||
Gjelbrit gjermanë duan</a> që qeveria të shtojë përkrahjen për Software-in
|
||
e Lirë. FSFE-ja i ka ndihmuar gjatë disa kërkimeve në parlament lidhur me
|
||
kalimin e Ministrisë së Jashtme gjermane në software jo të lirë. Mund <a
|
||
href="/news/2015/news-20150401-02.html">të na ndihmoni të peshojmë
|
||
përgjigjet e qeverisë</a> (në gjermanisht).</li>
|
||
|
||
<li>Guido Arnold mbajti në Chemnitzer Linuxtage një fjalë rreth ekipit
|
||
të FSFE-së për arsimin. <a href="https://www.youtube.com/watch?v=uyDi6pkc6l8">Videoja
|
||
“Përparësi dhe pengesa të Software-it të Lirë në arsim” tani gjendet në Internet</a> (mund
|
||
të përdorni youtube-dl, për shembull, për ta shkarkuar).</li>
|
||
|
||
<li>Nga <a href="https://planet.fsfe.org">grumbullimet Planet</a>:</li>
|
||
|
||
<ul>
|
||
|
||
<li>Paul Boddie shkroi një postim të hollësishëm blogu <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=908">pse Hardware-i
|
||
i Hapur dhe Software-i i Lirë nuk janë thjesht vetëm për ata që marrin vesh</a>.</li>
|
||
|
||
<li>Franz Gratzer botoi një <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/franz.gratzer/2015/03/28/open-letter-to-everymothercounts-org-apple-advertisement/">letër të hapur për everymothercounts.org lidhur me reklamën e tyre për produkte Apple</a>.</li>
|
||
|
||
<li>Mirko Böhm përmblodhi ndjesitë e tija mbi <a
|
||
href="http://creative-destruction.me/2015/04/04/parsing-emacs-orgmode-files-eu-patent-debate-and-vacation/">trajtimin e kartelave Emacs OrgMode, debatin mbi patentat në BE, dhe pushimet e veta</a>.</li>
|
||
|
||
<li><a href="https://blogs.fsfe.org/ruphy/2015/04/back-on-the-web/">Riccardo
|
||
(ruphy) Iaconelli njofton se i është kthyer blogimit</a>, pasi ka kryer
|
||
kërkime në CERN dhe pasi ka krijuar WikiFM-në.</li>
|
||
|
||
<li>Ndërsa redaktori juaj shpjegoi <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/mk/sharing-multiple-links-on-android/">se si
|
||
të ndahen me të tjetër shumë lidhje njëherësh nën Android</a>.</li>
|
||
|
||
</ul>
|
||
</ul>
|
||
|
||
<h2>Aktivizohuni: Kontrolloni reklamat e mbetura për software jo të lirë</h2>
|
||
|
||
<p>Po bëjmë gati fushatën PDFreaders, dhe na duhet ndihma juaj
|
||
që të matim suksesin e saj.</p>
|
||
|
||
<p>E nisur më 2009, qëllimi i FSFE-së qe të çliroheshim nga
|
||
reklamat për lexues pronësorë PDF-sh. U përqendruam në sajte administratash
|
||
publike, dhe mjaft vetë na ndihmuar të grumbullojmë të dhëna kontaktesh për
|
||
më shumë se 2000 sajte publikë që i bënin reklamë software-it jo të lirë.
|
||
Mjaft vetë na ndihmuan të lidhemi me administrata publike, qeveri të ndryshme
|
||
u vunë në dijeni të problemit dhe botuan udhëzime. Deri sot dimë që 772 raste
|
||
nga 2110 u ndreqën, që përbën një shkallë suksesi 36%.</p>
|
||
|
||
<p>Por për shumicën e vendeve nuk e kemi kontrolluar gjendjen këtu e disa muaj.
|
||
Ndaj na duhet ndihma juaj për një raund përfundimtar. Kërkojmë vullnetarë që
|
||
mund të na ndihmojnë të kontrollojmë sajte në gjuhë origjinale, <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/mk/final-pdfreaders-advertisement-squashing/">duke
|
||
ndjekur hap pas hapi udhërrëfyesin e dhënë në fund të postimit përkatës</a>.</p>
|
||
|
||
<p>Faleminderit krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarëve</a>, <a href="https://my.fsfe.org/donate">anëtarëve shok</a> dhe
|
||
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatave dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
|
||
<a href="/about/people/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="/index.html">FSFE</a></p>
|
||
<!--/e-content-->
|
||
</body>
|
||
|
||
<sidebar promo="about-fsfe" />
|
||
<author id="kirschner" />
|
||
<date>
|
||
<original content="2015-05-04" />
|
||
</date>
|
||
<followup>donate</followup>
|
||
<tags>
|
||
<tag key="newsletter"/>
|
||
</tags>
|
||
|
||
</html>
|
||
<!--
|
||
Local Variables: ***
|
||
mode: xml ***
|
||
End: ***
|
||
-->
|