fsfe-website/news/nl/nl-201410.sq.xhtml

234 lines
14 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2014-10-06" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - tetor 2014</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - tetor 2014</h1>
<h2>Një gjykatë italiane përkrah shitjen veçmas, jo si paketë më vete, të software-it dhe hardware-it</h2>
<p>Kur blihet një laptop, mund të jetë e vështirë të shmanget pagesa e një licence
Microsoft Windows, ngaqë mjaft prej laptopëve shiten me një të tillë brenda paketës.
Kjo “Taksë Windows” i rrit artificialisht çmimet e hardware-it për përdoruesit e
Software-it të Lirë që nuk duan të përdorin sistem operativ të Microsoft-it. Ne, si
përdorues të Software-it të Lirë, duam të përkrahim zhvillimin e Software-it të Lirë,
në vend se të atij jo të lirë, të llojit Microsoft Windows.</p>
<p>Që prej 2008-s kujdesemi për <a href="https://wiki.fsfe.org/WindowsTaxRefund">një
faqe wiki me këshilla për konsumatorët që duan të shmangin financimin e zhvillimit
të software-it jo të lirë</a>, dhe për më shumë se një dhjetëvjeçar kemi biseduar
rreth kësaj teme me politikanë dhe organizma të mbrojtjes së konsumatorit.
Pavarësisht kësaj, lidhur me temën ka vetëm përparim të ngadaltë, dhe do të duhen
vite që të ndryshojë kjo gjendje në Europë. Për synime të tilla afatgjata, kapja
e objektivave afatmesme është e rëndësishme. Një fitore të tilla e patëm muajin
e fundit.</p>
<p><a href="/news/2014/news-20140912-01.html">Gjykata e Lartë e Italisë vendosi</a>
blerësi i një laptopi ka të drejtën të rimbursohet me çmimin e licencës për Microsoft
Windows të cilën qe i detyruar ta blinte tok me kompjuterin. Gjykatësit kritikuan
ashpër praktikën e shitjes së PC-ve vetëm tok me një sistem operativ jo të lirë,
duk e cilësuar “politikë tregtare e shpërndarjes së detyruar”. Gjykata e konsideroi
këtë praktikë si “me prirje monopoliste”. Ajo theksoi gjithashtu se praktika e shitjes
bashkë nënkupton që përdoruesi i rëndomtë është i detyruar të përdorë aplikacione shtesë
jo të lira, për shkak problemesh përputhshmërie dhe ndërpunueshmërie, do apo nuk do ai.</p>
<p>Tani autoriteteve italiane u duhet ta shndërrojnë këtë vendim në një fitore reale për
konsumatorët, duke bërë të mundur që blerësit e kompjuterave të mund të zgjedhin pajisjen
e tyre me çfarëdo sistemi operativ që duan, ose pa një të tillë. Pas kësaj, shpresojmë
të arrijmë të bindim vende të tjera në Europë të ndjekin shembullin e dhënë nga Italia,
ose të gjejmë një zgjidhje të problemit në shkallë europiane.</p>
<h2>Administrata publike europiane që përdorin Software-in e Lirë</h2>
<p>Shpesh ka një prirje në media, dhe edhe prej nesh, të
përqendrohemi në lajmet e këqija rreth përdorimit të Software-it të Lirë në
administratën publike. Në këtë edicion, do të përqendrohemi në shembuj të mirë
nga muaji i fundit. Atëherë, ka lajme të mira lidhur me suita zyrash Software
të Lirë: Bundesrechenzentrum-i i Austrisë, qendra e kompjuterit pronë e qeverisë
federale, <a href="https://joinup.ec.europa.eu/node/103311">lëvdon gamën e gjerë
të zbatimeve të Apache OpenOffice-it</a>. Ata vlerësojnë faktin që “zgjidhja
mund të përshtatet për nevojat e qendrave të të dhënave, të integrohet në
aplikacionet e tyre të specializuara, dhe se lejon gjithashtu që dokumentet të
krijohen dhe parashtrohen vetvetiu dhe gjysmë-vetvetiu. OpenOffice është suita
standarde për zyra në qendrën e kompjuterit që prej 2008, e instaluar në
12000 PC në krejt organizmin.” Për më tepër, administratat publike të qyteteve
italiane të <a href="https://joinup.ec.europa.eu/node/104084">Todit dhe Ternit
po kalojnë në LibreOffice</a>. Ata po ndjekin shembullin e provincës italiane të
Peruxhias, që përdor LibreOffice në krejt 1200 PC-të e saj dhe të Autoritetit
Vendor të Shëndetit për Peruxhian, që suitën për zyra e ka instaluar në 600 PC.</p>
<p><a href="https://joinup.ec.europa.eu/node/103567">Administrata publike frënge
po përdor një suitë zyrash nga Software-i i Lirë në 500 000 desktopë</a>.
Edhe pse thanë se kalimi në Software-in e Lirë qe i vështirë, qenë në gjendje
ti zgjidhnin problemet. Suksesi i projektit i detyrohet pjesërisht dy kontratave
që ministritë kanë lidhur me mundësues shërbimesh ICT. Kontratat mbulojnë
asistencë për 260 aplikacione Software-i të Lirës, dhe ekipi i asistencës garanton
që arnimet e bëra për ministritë të jepen te projektet përkatës të software-it.</p>
<p>Të gjelbrit në Saksoni/Gjermani <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/node/103307">i kërkojnë qeverisë federale të
kryejë një studim fizibiliteti mbi migrimin në Software të Lirë</a>. “Grupi
politik, me vetë ata si përdorues të software-it të lirë që prej dhjetorit të
2011-s, thotë se kosto më të ulëta në sektorin TI dhe përparësitë në sigurinë TI
do të duhej ta shtynin administratën publike” drejt përdorimit të Software-it
të Lirë. Ata mbrojnë pikëpamjen se varësia nga software-i pronësor “u jep
korporatave të mëdha akses dhe ndikim në rrjedhat e brendshme zyrtare të punë,
si edhe në komunikime dhe të dhëna jopublike të shtetasve të një vendi.”</p>
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
<ul>
<li>Edhe pa taksën Windows të përmendur më sipër, ende ju duhet të gjeni nëse
kompjuteri që dëshironi të blini funksionon nën Software të Lirë. Për të
përmirësuar informacionin se cili hardware është i përputhshëm, <a
href="https://www.fsf.org/news/fsf-and-debian-join-forces-to-help-free-software-users-find-the-hardware-they-need">FSF-ja dhe Debian tani bashkëpunojnë në zgjerimin dhe thellimin e bazës
së të dhënave mbi hardware-in, h-node</a> për ti ndihmuar përdoruesit të njohin
dhe ndajnë me të tjerët informacione rreth kompjuterësh që punojnë me sisteme
operativë nga Software-i i Lirë.</li>
<li>Te lista jonë publike e postimeve, në Anglisht, po zhvillohet një diskutim rreth
metaforash të goditura për Software-in e Lirë. <a
href="https://lists.fsfe.org/pipermail/discussion/2014-September/010265.html">Hugo
Roy e filloi rrjedhën</a> me disa shembuj. Alessandro Rubini bëri disa <a
href="https://lists.fsfe.org/pipermail/discussion/2014-September/010295.html">vërejtje
kritike, duke dalë kundër metaforave të përmendura</a>. Sipas tij, nëse na duhet
një metaforë që u shpjegon Software-in e Lirë njerëzve, na duhet të qëndrojmë në
truallin e informacionit, e dijes që mund të përhapet pa kosto. Në një postim
tani së fundi, Guido Arnold-i njoftoi për rezultate të mira ndër fëmijë nga <a
href="https://lists.fsfe.org/pipermail/discussion/2014-October/010296.html">përdorimi
i analogjisë me recetat e gatimit</a>.</li>
<li>Në Ditën e Lirisë së Software-it për këtë vit u përfshinë disa grupe vendorë
FSFE: Edgar Hoffmann organizoi një <a
href="https://blogs.fsfe.org/fast_edi/?p=476">stendë informacioni përballë
bashkisë në Offenburg, dhe në mbrëmje një mini-konferencë për bashkësinë, me
biseda dhe konkursin tonë për Software-in e Lirë</a> (ne Gjermanisht, por plot
me fotografi).
Dominic Hopf, bashkërenduesi ynë për Hamburgun, mbajti një <a
href="http://blog.dmaphy.de/2014/09/software-liberty-is-like-security-in-it.html">fjalë
rreth F-Droid-it, në veprimtarinë e DLS-së në Kiel</a>, ndërsa Torsten Grote
i njohu njerëzit me F-Droid-in gjatë një veprimtarie për DLS-në në Berlin.
Të pranishëm në këtë veprimtari qenë Nermin Canik-u nga Stambolli dhe redaktori
i këtij buletini, për të biseduar me njerëzit rreth lirisë në fushën e software-it.
Më tej, Michael Stehmann mbajti një <a
href="https://blogs.fsfe.org/stehmann/?p=1258">fjalë rreth Software-it të Lirë
dhe privatësisë, në një veprimtari për DLS-në në Këln</a> (në Gjermanisht).</li>
<li>Nga 13 deri më 15 tetor, FSFE-ja do të ketë një stendë në Linuxcon në
Dyselforf. Meqë mjaft veprimtarë të Software-it të Lirë do të jenë të pranishëm
që më parë, grupi ynë i Anëtarëve Shok nga Dyseldorfi i fton krejt përkrahësit
e Software-it të Lirë në banketin e 10 tetorit 2014, duke filluar nga ora
11:00 am, në bistronë <a
href="http://www.bistro-schwesterherz.de/">&quot;Schwesterherz&quot;</a>,
Bilker Allee 66, 40219 Dyseldorf. Pra, kohë shumë aktive për grupin tonë
vendor të atjeshëm, pas pjesëmarrjes në një veprimtari mbi kriptografinë,
për <a
href="https://blogs.fsfe.org/stehmann/?p=1227">Komisionerin e Mbrojtjes së të
Dhënave dhe Lirisë së Informacionit</a> (në Gjermanisht) dhe <a
href="https://blogs.fsfe.org/stehmann/?p=1247">organizimit të një stende në
festivalin e rrugës Zackk</a> (në Gjermanisht).</li>
<li>Guido Arnold përmbledh përfundimet e praktikës së FSFE-së në Esen, gjatë
të cilës ne diskutuam mbi <a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/09/how-to-advocate-for-free-software-in-local-politics/">praktikat
më të mira për zhvillimin e veprimtarive përkrahëse në shkallë vendore</a>.</li>
<li>Zhvilluesi i Software-it të Lirë, Matthew Garret, është “patundshmërisht
i bindur se Software-i i Lirë që nuk bën asgjë për të respektuar apo fuqizuar
përdoruesit është humbje absolute kohe”. Në <a href="http://mjg59.dreamwidth.org/32686.html">blogun e tij</a>
ai mbron idenë se na duhet të hartojmë software që nga zeroja, në mënyrë të
tillë që këto liri të furnizojnë përfitime të menjëhershme dhe të njëmendta
për përdoruesit tanë. Sipas tij, gjithçka tjetër përbën një dështim.</li>
<li>Nga <a href="https://planet.fsfe.org">grumbullimet planet</a>:</li>
<ul>
<li>Guido Arnold raporton nga praktikat Teckids në FrOSCon9. Më tepër se 60
fëmijë, nga 9 deri 13 vjeç, morën pjesë në tri praktika të ndryshme mbi <a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/09/teckids-workshops-at-froscon9-robots-python-games-and-blender/">robotët,
lojëra të shkruara me Python dhe Blenderin</a>.</li>
<li>Max Mehl shpjegon <a
href="http://blog.mehl.mx/2014/setting-openstreetmap-as-default-in-thunderbird-contacts/">si
të përdoret Openstreetmap si parazgjedhje për kontaktet në Thunderbird</a> dhe <a
href="http://blog.mehl.mx/2014/birthday-calendar-with-owncloud-via-caldav/">si të
përdoren kontaktet për datëlindjet në ownCloud përmes një kalendari CalDAV</a>.</li>
<li>Henri Bergius raporton lidhur me <a
href="http://bergie.iki.fi/blog/flowhub-kickstarter-delivery/">gjendjen e mjedisit
NoFlo për zhvillime</a>, një ndërfaqe përdoruesi për programime në Flow.</li>
<li>Ka disa hapa që mund të ndërmerrni për të shmangur pasjen punë me kartela
Microsoft Office. Sidoqoftë, në disa raste do të jeni të detyruar të merreni me
to. Kevin Keijzer dokumenton <a
href="https://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2014/09/12/ooxml/">hapat se si
të përfitoni maksimumin nga kartela Microsoft Office si përdoruesi Software-i
të Lirë</a>.</li>
<li>Stazhieri ynë i tanishëm, Michele Marrali, shkroi një postim blogu rreth <a
href="https://blogs.fsfe.org/puster/2014/09/08/freedom-and-openness-in-hardware/">se si
patentat, të drejtat e kopjimit dhe shenjat tregtare mund të përdoren për të promovuar
lirinë në projekte hardware-i</a>.</li>
</ul>
</ul>
<h2>Aktivizohuni: Jepni mendimin tuaj rreth Manifestit mbi të Dhënat e Përdoruesit</h2>
<p>Është hedhur në qarkullim versioni 2 i <a href="https://userdatamanifesto.org/2.0/">Manifestit
mbi të Dhënat e Përdoruesit</a>. Synimi i këtij manifesti është të përkufizojë
të drejtat themelore të përdoruesve mbi të dhënat e tyre në epokën e Internetit:
të kontrollojnë aksesin në të dhënat e tyre (dhe tejtëdhënat), të dinë si dhe ku
ruhen të dhënat dhe të jenë të lirë të zgjedhin një platformë. Disa projekte po
punojnë tashmë për përkrahjen e manifestit, për tu dhënë përdoruesve të tyre
këto të drejta! Tani për tani,
versioni 2 <a href="http://udm.branchable.com/index.en.html">është i botuar si
draft në një wiki që lejon komente publike</a>.</p>
<p>U kërkojmë krejt përkrahësve të Software-it të Lirë të japin mendimin e tyre
mbi manifestin, që të mund të përmirësohet më tej, dhe të mundemi të vendosim nëse
ne si FSFE duam ta përkrahim. Ju lutemi, jepni mendimin tuaj ju vetë, diskutojeni
manifestin <a
href="/contact/community.html">në listat tonë të diskutimeve</a>, dhe kërkojuni
mendimin organizmave të tjerë të Software-it të Lirë dhe edhe nëse do ta përkrahnin
në këtë formë.</p>
<p>Falënderime për krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>, <a href="https://my.fsfe.org/donate">Anëtarët Shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
<a href="/about/people/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="/">FSFE</a></p>
<!--/e-content-->
</body>
<sidebar promo="about-fsfe">
<h3>Lajme nga FSFE-ja</h3>
<ul>
<li><a href="/news/">Njoftime Për Shtypin</a></li>
<li><a href="/news/newsletter.html">Arkiv Buletinësh</a></li>
<li><a href="/events/">Veprimtari Së Afërmi</a></li>
<li><a href="https://planet.fsfe.org/">Blogje Planet</a></li>
<li><a href="/contact/community.html">Diskutime Mbi Software-in e Lirë</a></li>
</ul>
</sidebar>
<author id="kirschner" />
<date>
<original content="2014-10-06" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->