fsfe-website/news/nl/nl-201609.sq.xhtml

194 lines
12 KiB
HTML
Raw Permalink Blame History

This file contains invisible Unicode characters

This file contains invisible Unicode characters that are indistinguishable to humans but may be processed differently by a computer. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<html newsdate="2016-09-14" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - shtator 2016</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - shtator 2016</h1>
<h2 id="words-from-your-editors">Fjalë nga redaktorët tuaj</h2>
<p>
Faleminderit për ndihmesën për ta bërë Kuvendin e FSFE-së javën e kaluar
një sukses shumë të madh! Qemë të ngazëllyer se do të shihnim kaq shumë
fytyra familjare dhe presim me padurim të takohemi sërish me ju. Sigurisht që
Kuvendi i FSFE-së sqe gjëja e vetme muajin e shkuar. Në këtë buletin mund
të lexoni mbi veprimtari të tjera të bashkësisë sonë. Në buletinin e tetorit
do të japim një pasqyrë më të gjerë mbi zhvillimet e Kuvendit. Na prisni!
</p>
<h2 id="the-fsfes-15-years">The FSFE's 15 years</h2>
<p>
Këtë vit kremtojmë <a href="/activities/15years/">15-vjetorin tonë</a> dhe
kulmimi i kremtimit zyrtar ndodhi gjatë Kuvendit të FSFE-së, nga 1-4 shtator.
Por ky kremtim do të duhej të vazhdonte gjatë gjithë vitit: le ti përdorim javët
dhe muajt e ardhshëm për të nxjerrë në pah 15 vjet të ekzistencës tonë, dhe
ta përdorim këtë mundësi për të përhapur fjalën për software-in e lirë dhe punën
tonë. Le të nxjerrim në pah arritjet më të mëdha, le të kujtojmë histori personale dhe
ti ndajmë ato me të tjerë përmes postimesh blogu, mediash shoqërore, listash postimi,
bisedash, dhe në rrugë të tjera.
</p>
<p>
Që të merrni pak frymëzim se si mund të kontribuoni, jeni të mirëpritur të vizitoni <a href="https://wiki.fsfe.org/Events/2016/FSFE-15years-birthday/spread-the-word">faqen tonë wiki</a>, te e cila do të gjeni shembuj dhe ndihmë
se si të kontribuoni. Një pjesë e punës që kemi bërë gjatë 15 vjetëve të shkuar është
e pranishme te <a href="/about/timeline.html">rrjedha kohore</a> e ripunuar e FSFE-së.
</p>
<p>
Një nga arritjet e fundit ka qenë krijimi nga ne i
<a href="/activities/15years">videos së FSFE-së</a> për kremtimin
e ditëlindjes sonë. Kjo video ka titra në jo më pak se 12 gjuhë, falë përkthyesve
tanë vullnetarë të mahnitshëm. Hidhini një sy edhe ngjitësit tonë të ri
të 15-vjetorit, që mund ta porositni nga ne për të na ndihmuar <a href="/contribute/spreadtheword">të përhapim
fjalën</a>, dhe jo vetëm për vete.
</p>
<h2 id="from-the-community">Nga bashkësia</h2>
<p>
<ul>
<li>Falë përkthyesve tanë (përmendur tani për herë të dytë
në këtë buletin!), jemi në gjendje të mbërrijmë në një publik
të gjerë në shumë gjuhë! Ndihma e përkthyesve tanë është kyçe
për ndikimin tonë. Përkthyesi frëng Julien Pivotto e ka përmirësuar
procesin ekzistues të përkthimit për ta bërë më të efektshëm dhe
më të hapur. Ai ka shkruar një propozim për të ndryshuar <a href="https://wiki.fsfe.org/TechDocs/Translations">konceptin kryesor të procesit</a>. Cryptie dhe André Ockers mbajtën një sesion rreth kësaj <a href="https://conf.qtcon.org/en/qtcon/public/events/757">gjatë kuvendit</a>.</li>
<li>Paul Boddie <a href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=1314">shkroi në blog
mbi fushatën EOMA68 dhe mbi kritika të saj</a>. Fushata EOMA68
më pas ia arriti të plotësojë me sukses mbledhjen e financimit dhe
tani do të hidhet në prodhim.</li>
<li>André Ockers gjithashtu <a href="https://blogs.fsfe.org/ao/2016/08/13/free-software-pdf-campaign-it-isnt-over-until-it-is-over/">i bindi autoritetet holandeze të heqin reklama për lexues jo të lirë PDF-sh</a> nga
sajti zyrtar Digid.nl i përdorur për të hyrë në shumicën e shërbimeve publike
në Holandë. </li>
<li>Matthias Kirschner shkroi në blog rreth një mënyre për <a href="https://k7r.eu/setting-up-a-slightly-more-secure-solution-for-home-banking">të ujdisur një zgjidhje paksa më të sigurt për transaksione bankare që nga shtëpia</a>,
duke e xhiruar ndaras nga shfletuesi juaj i përditshëm shfletuesin që përdorni
për transaksione. Në një postim tjetër, ai shkroi <a href="https://k7r.eu/free-software-in-the-berlin-election-programs/">një përmbledhje
të aspekteve pozitive</a> të Software-it të Lirë të përfshirë në pozicionet
e partive, për zgjedhjet e ardhshme në Berlin.</li>
<li>Jonas Öberg shkroi rreth regjistrimit të grupit të FSFE-së me rrjetin IRC
Freenode, çka bën të mundur që <a href="http://blog.jonasoberg.net/irc-cloaks-on-freenode-available/">të kërkohen
mantele përshoqërimi me FSFE-në</a>.
Ai shkroi gjithashtu rreth përvojës së vet <a href="http://blog.jonasoberg.net/the-woes-of-webvtt/">për ti bërë titrat të funksionojnë
me videon tonë të FSFE-së duke përdorur WebVTT</a>.</li>
</ul>
</p>
<h2 id="what-else-have-we-done">Çkemi bërë tjetër?</h2>
<p>
<ul>
<li><a href="/news/2016/news-20160817-01">FSFE-ja u bë anëtare e trupës
këshillimore të fondacionit Document Foundation, ndërsa Document Foundation
u bë organizëm i asociuar i FSFE-së</a>. Me këtë shprehje të dyanshme të përkrahjes,
të dy organizmat do të forcojnë njëri-tjetrin në objektivin e tyre të përbashkët
të mbajtjes së publikut të përgjithshëm në vendin e drejtuesit në fushën e teknologjisë.</li>
<li>Erik Grun dhe Erik Albers u rreshtuan në emër të FSFE-së me disa
organizma të tjerë për të xhiruar një fushatë <a href="/activities/elections/askyourcandidates">Pyetni
kandidatin tuaj</a> të quajtur "Wahlprüfsteine". Pyetjet u janë dërguar shumicës
së partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e ardhshme në <a href="/news/2016/news-20160823-01">Mecklenburg Vorpommern</a>
dhe <a href="/news/2016/news-20160831-01">Berlin</a>. Përgjigjet prej tyre
u analizuan dhe u botuan për publikun votues.</li>
<li>Që prej 1 gushtit, falë <a href="/news/2016/news-20160725-01">një
ligji të ri gjerman</a>, nëse jeni klient i një furnizuesi gjerman shërbimi
internet, gëzoni të drejtën të përdorni një rrugëzues alternativ, më e mira
do të ishte një që xhiron nën Software të Lirë. Ju lutemi, na dërgoni përshtypjet
tuaja nëse patët probleme me xhirimin e një rrugëzuesi të ri dhe na ndihmoni ti
grumbullojmë te
<a href="https://wiki.fsfe.org/Activities/CompulsoryRouters/Implementation/Germany">faqja jonë wiki</a>.
Në rast se nuk keni ndonjë pajisje alternative, bashkërenduesi i FSFE-së për Gjermaninë,
Max Mehl <a href="https://blog.mehl.mx/2016/erste-testgeraete-fuer-routerfreiheit-versendet/">u ka dërguar tashmë rrugëzuesit e parë me Software të Lirë</a> vullnetarëve për testim dhe mund të furnizojmë edhe të tjerë. </li>
<li>FSFE-ja qe e pranishme në FrOSCon 2016, në Sankt Augustin, ku
analistja jonë e politikave dhe bashkërenduesja për çështje ligjore, Polina Malaja
mbajti një fjalë rreth <a href="https://programm.froscon.de/2016/events/1797.html">"DSM, EIF,
RED: Akronime në nivel BE-je dhe pse kanë rëndësi për lirinë e software-it"</a> (në
Anglisht), ndërsa bashkërenduesi për Gjermaninë, Coordinator Max Mehl mbajti një fjalë
<a href="https://programm.froscon.de/2016/events/1738.html">"Routerzwang
und Funkabschottung Was Aktivisten davon lernen können"</a> (në
gjermanisht). Max <a href="https://blog.mehl.mx/2016/froscon-2016-ein-rueckblick/">shkroi në blog
mbi përvojën e tij me konferencën, duke përfshirë në shkrim edhe lidhje për te incizimet e të dyja bisedave</a>.</li>
</ul>
</p>
<h2 id="take-action">Hidhuni në veprim!</h2>
<p>
Për pesëmbëdhjetëvjetorin tonë (siç e shihni, këtë muaj po merremi shumë
me këtë), po organizojmë fushatën <a href="/activities/15years">"Njihuni
me heroin tuaj vendor të Software-it të Lirë"</a>. Ideja është të lidhen
anëtarët e bashkësive tona vendore me shtypin vendor atje ku banojnë. Heronjtë
tanë vendorë shpjegojnë se si i prek njerëzit Software-i i Lirë në zonën e tyre,
të mirat e tij për arsimin, sistemin shëndetësor, ekonominë vendore dhe jetën
e përditshme të shtetasve. Nëse jeni një gazetar, blogtar, vlogtar, <em>podcaster</em>, ose
çfarëdo tjetër që mund të na ndihmojë të lidhemi me një degë të medias, ju
lutemi, lidhuni me ne dhe do tju tregojmë se cilët janë heronjtë vendorë
për ju dhe si të lidheni me ta.
</p>
<h2 id="other-free-software-news">Lajme të tjera nga Software-i i Lirë</h2>
<p>
Policia lituaneze <a href="https://itsfoss.com/lithuanian-police-switches-libreoffice/">migroi
mbi 8000 kompjuter nga Microsoft Office në LibreOffice</a>. Qeveria holandeze
në planin e vet Digital Agenda për 2016-2017 po sheh mundësinë
<a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/epractice/news/dutch-consider-mandatory-egovernment-standards">për ti bërë Standardet e Hapura të detyrueshëm për administratat publike</a>, me synimin që bizneseve
dhe shtetasve tu jepen rrugë më të lehta për te shërbimet e-qeveri. Qyteti
i Valencias (Spanjë) po <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/spain%E2%80%99s-valencia-reuses-greek-pc-lab-software">ripërdor Epoptes</a>, një software për administrim laboratorësh PC në shkolla,
i krijuar si software i lirë që nga 2008 në Greqi. Software-i është përmirësuar
nga anëtarë të degës TI të bashkisë së qytetit, të cilët e japin kodin e tyre publikisht.
</p>
<h2 id="fsfe-in-the-press">FSFE-ja në Shtyp</h2>
<p>
Me rastin e 15-vjetori të saj, FSFE-ja është trajtuar në shtyp lidhur me një numër
temash. Ja disa nga këta artikuj, për lexim të mëtejshëm:
</p>
<p>
<ul>
<li>[EN] nga William New, Matthias citohet nga një artikull në Intellectual Property
Watch mbi se si <a href="http://www.ip-watch.org/2016/08/22/new-us-government-source-code-policy-could-provide-model-for-europe/">Politika e Re e Qeverisë së ShBA-ve Për Kodin Burim Mund të Shërbejë Si Model Për Europën</a>.</li>
<li>[IT] [EN] nga Sonia Montegiove, Tech Economy, <a href="http://www.techeconomy.it/2016/08/18/sostegno-alla-liberta-digitale-fsfe-intervista-doppia-matthias-kircker-alessandro-rubini/?platform=hootsuite">Përkrahni lirinë dixhitale
me FSFE-në: një intervistë e dyfishtë me Matthias Kirschner-in dhe
Alessandro Rubini-n</a>.</li>
<li>[DE] [AT] nga Patrick Dax, Future zone,
<a href="https://futurezone.at/netzpolitik/bedenken-gegen-einschraenkung-alternativer-router-software/216.155.897">Shqetësime lidhur me kufizimet e software-it të rrugëzuesve alternativë </a>. Në këtë artikull, ka një referencë
ndaj fushatës së FSFE-së kundër rrugëzuesve të detyruar.</li>
<li>[EN] nga Paul Brown, opensource.com, <a href="https://opensource.com/life/16/8/fsfe-summit-europe-2016?sc_cid=701600000011jJVAAY">Kuvendi i parë i FSFE kremton sukseset e software-it të lirë</a>.</li>
<li>[DE] nga Hans-Joachim Baader, pro-linux.de, <a href="http://www.pro-linux.de/news/1/23900/fsfe-vergleicht-parteipositionen-zu-freier-software-f%C3%BCr-wahl-in-mecklenburg.html">FSFE-ja krahason pozicionet
e partive lidhur me Software-in e Lirë për zgjedhjet në Mecklenburg-Vorpommern</a>.</li>
<li>[DE] nga Mirko Lindner, pro-linux.de, <a href="http://www.pro-linux.de/news/1/23878/fsfe-und-tdf-arbeiten-enger-zusammen.html">FSFE
und TDF arbeiten enger zusammen</a>.</li>
<li>[EN] nga Paul Brown, LiNUX.com, <a href="https://www.linux.com/news/first-fsfe-summit-will-focus-social-issues-and-strategies">Kuvendi i parë i FSFE-së Do të Përqendrohet në Çështje dhe Strategji Sociale</a>.</li>
<li>[DE] nga Jan Raehm, Deutschlandfunk, <a href="http://www.deutschlandfunk.de/computer-programme-ohne-zwaenge-kampf-um-freie-software.684.de.html?dram:article_id=364243">Programe kompjuterikë pa
kufizime - beteja për software-in e lirë</a>.</li>
</ul>
</p>
<p>Falënderojmë krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>,
<a href="https://my.fsfe.org/donate">anëtarët shok</a> dhe <a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,</p>
<p>redaktorët tuaj Polina Malaja, Erik Albers, Olga Gkotsopoulou dhe
Jonas Öberg, <a href="/index.html">FSFE</a></p>
</body>
<sidebar promo="about-fsfe"/>
<date>
<original content="2016-09"/>
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>