174 lines
12 KiB
HTML
174 lines
12 KiB
HTML
|
||
<html newsdate="2016-07-11" type="newsletter">
|
||
<version>1</version>
|
||
|
||
<head>
|
||
<title>Buletini i FSFE-së - korrik 2016</title>
|
||
</head>
|
||
<body microformats="h-entry">
|
||
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - korrik 2016</h1>
|
||
|
||
<h2 id="eif-v.-3-the-eu-hampers-its-own-goal-to-promote-better-interoperability-with-harmful-licensing-terms">EIF v. 3:
|
||
Me kushte të dëmshme licencimi, BE-ja pengon synimet e veta për të promovuar ndërveprueshmëri më të mirë</h2>
|
||
|
||
<p>FSFE-ja i ofroi Komisionit Europian <a href="/news/2016/news-20160624-01.html">mendimet
|
||
e veta lidhur me rishikimin që po i bëhet Kuadrit Europian të Ndërveprueshmërisë</a> (EIF). EIF synon të promovojë ndërveprueshmëri të zgjeruar në sektorin publik të BE-së, dhe gjendet përgjatë rishikimit të tretë që nga 2004. Edhe pse në <a href="https://ec.europa.eu/eusurvey/files/57b2ecd5-effa-4594-9ef2-47e7ecc67047">versionin projekt</a> i jepet përparësi Standardeve të Hapura në ofrimin e shërbimeve publike, në të promovohen
|
||
kushte të dëmshme licencimi FRAND (të ashtuquajturat "fair, reasonable and non-discriminatory") për standardet. Në praktikë, këto janë
|
||
<a href="/freesoftware/standards/why-frand-is-bad-for-free-software.html">tejet anti-konkurrencë dhe të papërshtatshme</a>
|
||
jo vetëm për Software-in e Lirë por për krejt sektorin software në përgjithësi. Veç kësaj, projekti shpërfill gjithashtu edhe marrëdhënien e provuar mes ndërveprueshmërisë dhe Software-it të Lirë: mjaft kuadro ligjore kombëtare <a href="https://wiki.fsfe.org/Migrated/EU%20Policies%20overview%3A%20Free%20Software%20and%20Open%20Standards">kërkojnë shprehimisht që shërbimet e tyre kombëtare të jenë të bazuara në Software të Lirë</a>. Ne
|
||
<a href="/freesoftware/standards/eif-v3.html">i kërkuam Komisioni Europian që t’i shohë këto dhe të tjera mangësi dhe të sigurojë ndërveprueshmëri në një rrugë të efektshme</a></p>
|
||
|
||
<h2 id="fsfe-summit---registration-open-and-how-to-attend">Kuvendi i FSFE-së - Hapen regjistrimet dhe si të merret pjesë</h2>
|
||
|
||
<p>Më 2 deri më 4 shtator do të mbahet kuvendi i parë i FSFE-së.
|
||
Kjo është <a href="/events/2016/summit/event-20160616-01">veprimtaria
|
||
kryesore për të mbledhur tok anëtarë dhe përkrahës të FSFE-së nga krejt Europa</a>.
|
||
Këto javët e fundit, ekipi ynë i mrekullueshëm për kuvendin e FSFE-së harxhoi kohë,
|
||
pauza kafeje dhe kohë ëndrrash për t’ju ofruar një veprimtari e cila ia vlen
|
||
të ndiqet dhe do të jetë kremtimi zyrtar i përvjetorit të pesëmbëdhjetë të FSFE-së.
|
||
Veprimtaria do të jetë mbarë-europiane, e organizuar për bashkësinë,
|
||
do të përfshijë të vjetër dhe të sapoardhur, dhe do të mbahet në zemër të Berlinit.
|
||
Çdo ditë do të ketë një temë të re, të cilat ngrihen përreth bisedash mbi teknologjinë,
|
||
lirinë dhe shoqërinë. Dhe së fundi, por jo për nga rëndësia, veprimtari shoqërore në mbrëmje,
|
||
që ju japin rastin të takoheni me të tjerë, të ndani me ta ide dhe të planifikoni veprimtari të reja.</p>
|
||
|
||
<p>Tashmë, <a href="/events/2016/summit/event-20161106-01">regjistrimi
|
||
për kuvendin e parë të FSFE-së është zyrtarisht i hapur</a>. Për më tepër, në po atë faqe do të gjeni
|
||
krejt të dhënat e dobishme rreth pyetjesh që mund të keni lidhur me pjesëmarrjen. Më mirë të shpejtoheni,
|
||
se biletat dikur do të mbarohen!</p>
|
||
|
||
<p>Ju lutemi, kini parasysh që ekipi ynë për kuvendin është ende duke punuar fort për t’i dhënë formë
|
||
një programi frymëzues dhe të baraspeshuar, i cili përfundimisht do të njoftohet në javët e ardhshme.</p>
|
||
|
||
<h2 id="from-the-community">Nga bashkësia</h2>
|
||
|
||
<ul>
|
||
<li><p>Pas lajmeve më të reja lidhur me sendërtim të fshehtëzimit në aplikacione popullore
|
||
fjalosjesh, <a href="https://blogs.fsfe.org/h2/2016/05/31/why-privacy-is-more-than-crypto/">Hannes Hauswedell
|
||
trajton aspektet e rëndësishme të privatësisë në komunikime</a>, dhe jep disa shembuj aplikacionesh
|
||
të tanishme dhe nga projekte në zhvillim e sipër që respektojnë privatësinë në nivele të ndryshme.
|
||
Tej fshehtëzimit, thotë Hannes, privatësia jonë ka nevojë për Software-in e Lirë, pacenueshmërinë e pajisjeve dhe rrjete të federuar.
|
||
<a href="https://framablog.org/2016/06/27/le-chiffrement-ne-suffira-pas/">Framasoft e
|
||
përktheu në frëngjisht këtë postim blogu</a>.</p></li>
|
||
|
||
<li><p>Björn Schießle shkruan rreth
|
||
<a href="http://blog.schiessle.org/2016/07/04/history-and-future-of-cloud-federation/">Historisë
|
||
dhe të Ardhmes së Federimit Në Re</a>, ku shpjegon konceptin e shkëmbimeve shërbyes-me-shërbyes
|
||
në rastin e Owncloud-it/Nextcloud-it dhe zhvillimin e tij si "ID e federuar reje",
|
||
që duket e ngjashme me një adresë email. Ashtu si edhe email-i, "reja e federuar" i referohet
|
||
një përdoruesi në një shërbyes të dhënë.</p></li>
|
||
|
||
<li><p>Torsten Grote, anëtar i Asamblesë së Përgjithshme
|
||
<a href="https://blog.grobox.de/2016/the-proprietarization-of-android-google-play-services-and-apps/">shkruan
|
||
mbi procesin e kalimit të Android-it në një produkt pronësor</a> dhe se si kjo efektivisht
|
||
gjymton versione të tjerë të Android-it dhe i bën ata gjithnjë e më të padobishëm.
|
||
Torsten gjithashtu mbron idenë se edhe versione të gjymtuar të Android-it përfaqësojnë për bashkësitë
|
||
një themel të rëndësishëm për shtimin e lirisë së njerëzve.</p></li>
|
||
|
||
<li><p>Daniel Pocock shkruan mbi WebRTC-në
|
||
dhe projekte komunikimi si pjesë e Google Summer of Code, nën ombrellën
|
||
e Projektit Debian. Përmbledhja e tij përfshin shtojca WebRTC për platforma popullore
|
||
CMS dhe web, alternativa vërtet peer-to-peer, si dhe platformën Linux Desktop Telepathy.</p></li>
|
||
|
||
<li><p>Erik Albers shkruan se si tani së fundi ministrat e BE-së e humbën rastin për ta bërë
|
||
Software-in e Lirë pjesë integrale të strategjisë Open Access dhe se
|
||
pse <a href="http://blog.3rik.cc/2016/06/there-is-no-open-science-without-the-use-of-open-standards-and-free-software/">nuk mund të ketë Shkencë të Hapur pa përdorimin e standardeve të hapur dhe Software-it të Lirë</a>.</p></li>
|
||
|
||
<li><p>Björn Schießle shkruan <a href="http://blog.schiessle.org/2016/06/15/freedom-for-whom/">Liri, po për kë</a>,
|
||
ku ndan me ne mendimet e veta rreth dëmit të Contributor License Agreement
|
||
(CLA) për bashkësitë e Software-it të Lirë dhe se si mund të përfitojë biznesi dhe bashkësia
|
||
nga zhvillimi i zgjidhjeve plotësisht Software i Lirë.</p></li>
|
||
</ul>
|
||
|
||
<h2 id="what-else-have-we-done">Ç’kemi bërë tjetër?</h2>
|
||
|
||
<ul>
|
||
<li><p>Erik Albers, drejtuesi i ekipit për kuvendin, shkroi disa herë këtë muaj rreth procesit
|
||
në zhvillim e sipër të organizimit të kuvendit të parë të FSFE-së. Në to përfshihet
|
||
diskutimi rreth <a href="http://blog.3rik.cc/2016/05/fsfe-summit-about-logo-and-pr/">PR/Logo-s</a>,
|
||
rreth <a href="http://blog.3rik.cc/2016/06/fsfesummit-some-updates-and-introducing-our-committee/">komitetit të kuvendit</a>
|
||
dhe rreth <a href="http://blog.3rik.cc/2016/07/fsfesummit-registration-open/">regjistrimit dhe ekipit pas tij</a>.</p></li>
|
||
|
||
<li><p>FSFE-ja përkrahu krijimin
|
||
e <a href="/news/2016/news-20160630-01">nismë Software Heritage,
|
||
arkiv i kodit Software të Lirë</a>. Në të grumbullohen programe,
|
||
aplikacione dhe copëza kodi të hedhura në qarkullim nën licencë të lirë, prej një
|
||
larmie të gjerë burimesh kodi aktive apo të thara, me synim shpëtimin e kodit,
|
||
që ky të mos tretet në harresë.</p></li>
|
||
|
||
<li><p>Ca kohë më parë patëm një ide të krijonim degë kombëtare të FSFE-së,
|
||
por kjo doli e panevojshme. Matthias Kirschner deklaron tani
|
||
se <a href="https://k7r.eu/fsfe-chapter-germany-ev-officially-dissolved/">FSFE
|
||
Chapter Germany e.V. është mbyllur zyrtarisht</a>.</p></li>
|
||
|
||
<li><p>FSFE-ja i dërgoi shqetësimet e veta zv.presidentit të Tregut të Përbashkët Dixhital,
|
||
Andrus Ansip, komisionerëve Elżbieta Bieńkowska, Günther
|
||
Oettinger, dhe Margrethe Vestager lidhur me
|
||
<a href="/freesoftware/standards/why-frand-is-bad-for-free-software.html">kushtet
|
||
e dëmshme të licencimeve FRAND</a>, pjesë e planeve të BE-së për standardizimet.</p></li>
|
||
|
||
<li><p>U bëmë pjesë e nismës "shoqëri civile transparente" që tani pasqyrohet
|
||
në një ndarje të re te faqja jonë <a href="/about/about.html">Rreth</a>:
|
||
<a href="/about/transparency-commitment.html">Përkushtimi Ynë Ndaj Transparencës</a>
|
||
në të cilën radhiten krejt të dhënat e nevojshme për të qenë pjesë e nismës.</p></li>
|
||
|
||
<li><p>FSFE Austria qe e pranishme me një <a href="https://blog.widerstroem.com/weblog/6/veganmania-2016-in-wien">stendë
|
||
të FSFE-së në Veganmania 2016, në Vjenë</a> (DE),
|
||
në <a href="https://blog.widerstroem.com/weblog/7/fair-planet-2016-in-linz">Fair
|
||
Planet 2016 në Linc</a> (DE) dhe në <a href="https://blog.widerstroem.com/weblog/8/linuxwochen-linz-2016">Linuxwochen
|
||
Linz 2016</a>.</p></li>
|
||
|
||
<li><p>Zv.presidenti i FSFE-së, Alessandro Rubini, ndihmoi në organizimin e Konferencës Italiane
|
||
të Software-it të Lirë, Confsl 2016 dhe
|
||
<a href="https://blogs.fsfe.org/rubini/2016/06/29/confsl-2016-the-italian-free-software-conference/">përfaqësoi
|
||
FSFE-në në një sesion të posaçëm</a>.</p></li>
|
||
|
||
<li><p>Grupi i FSFE-së për Munihun qe i pranishëm me një
|
||
<a href="https://www.softmetz.de/2016/06/13/erster-corso-leopold-2016-die-fsfe-war-dabei/">stendë FSFE në
|
||
të parin Corso Leopold 2016</a> (DE).</p></li>
|
||
|
||
<li><p>"FreieSoftwareAG" qe i pranishëm me një <a href="https://blogs.fsfe.org/fast_edi/?p=502">stendë
|
||
FSFE në Offenburg</a> (DE).</p></li>
|
||
</ul>
|
||
|
||
<h2 id="take-action">Hidhuni në veprim!</h2>
|
||
|
||
<p><a href="/events/2016/summit/event-20161106-01">Siguroni
|
||
biletën tuaj për të parin kuvend të FSFE-së, 2-4 shtator</a>!</p>
|
||
|
||
<p>Veç kësaj, <a href="/events/2016/summit/event-20160616-01#spreadtheword">na ndihmoni
|
||
të përhapim lajmin</a> te listat tuaja të postimeve, blogun tuaj, kanalet tuaj
|
||
të mediave shoqërore ose duke ua dhënë lajmin fqinjëve tuaj.</p>
|
||
|
||
<h2 id="good-free-software-news">Lajme të Mira Nga Software-i i Lirë</h2>
|
||
|
||
<p>Shoqata April na njofton për përparimet në fushatën e tyre lidhur me projektligjin
|
||
mbi Republikën Dixhitale Frënge, ku <a href="https://www.april.org/en/progress-report-aprils-campaign-around-french-digital-republic-bill">parlamenti frëng i ka dhënë përparësi Software-it të Lirë</a>. Edhe pse kuadri i përgjithshëm ligjor
|
||
në Francë po ndërmerr vetëm hapa bebeje për promovimin e Software-it të Lirë,
|
||
deri në fund të 2018-s, thuajse <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/%E2%80%98open-source-values-match-municipal-public-services%E2%80%99">70% e krejt kompjuterave publikë në qytetin frëng të Fontenit
|
||
do të xhirojnë nën Linux</a>. Nga ana tjetër, Bullgaria është shndërruar në shembullin
|
||
frymëzues për sa u përket politikave të Software-it të Lirë, përmes <a href="https://thepolicy.us/bulgaria-got-a-law-requiring-open-source-98bf626cf70a#.nfmord3u7">votimit të ligjit që kërkon që krejt
|
||
software-i shkruar për qeverinë të jetë Software i Lirë dhe të zhvillohet si i tillë në një depo
|
||
publike</a>. Andaluzia nuk mbetet pas në këtë prirje dhe ka njoftuar
|
||
se <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/andalusia-renews-funds-key-open-source-projects">do të vazhdojë financimi i dy projekteve kyçe Software i Lirë të rajonit, GECOS dhe Guadalinux</a>.
|
||
Universitete në Europë po
|
||
<a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/european-colleges-share-smes-open-source-training">krijojnë kurse
|
||
për studentë që të ndihmojnë kompani në zgjedhje dhe përdorim shërbimesh re të ndërtuara me Software të Lirë</a>.</p>
|
||
|
||
<p>Faleminderit krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarëve</a> ,
|
||
<a href="https://my.fsfe.org/donate">Anëtarëve Shok</a> dhe
|
||
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a>
|
||
që bëjnë të mundur punën tonë,</p>
|
||
|
||
<p>redaktorët tuaj Cellini, Polina dhe Erik, <a href="/index.html">FSFE</a></p>
|
||
</body>
|
||
<sidebar promo="about-fsfe"/>
|
||
<date>
|
||
<original content="2018-07"/>
|
||
</date>
|
||
<followup>donate</followup>
|
||
<tags>
|
||
<tag key="newsletter"/>
|
||
</tags>
|
||
</html>
|