fsfe-website/news/nl/nl-201604.sq.xhtml

134 lignes
8.1 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2016-04-01" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - prill 2016</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - prill 2016</h1>
<h2 id="eu-radio-directive-threatens-software-freedom">Direktiva e BE-së mbi Radiokomunikimet
kërcënon lirinë e software-it</h2>
<p>Ne botuam pozicionet tona lidhur me Direktivën mbi Pajisjet Radio 2014/53/EU
(pranuar në maj të 2014-s), që u kërkon prodhuesve të pajisjeve të kontrollojnë
përputhshmërinë e software-it të çdo pajisjeje. Në pamje të parë, kjo tingëllon
e arsyeshme, por ka implikacione të forta negative mbi të drejtat e përdoruesve
dhe Software-in e Lirë, konkurrencën e ndershme, risitë, mjedisin, dhe
vullnetarizmin – kryesisht pa përfitime kushedi çë për sigurinë. Direktiva lypset
të sendërtohet nga shtetet anëtare përpara 13 qershorit 2016. Kemi <a href="/activities/radiodirective/">formuluar
disa propozime për institucione të BE-së dhe shtetet anëtare të BE-së, me hapa
konkretë për zgjidhjen e problemeve.</a></p>
<h2 id="new-us-policy-demands-publicly-financed-software-to-be-published-as-free-software">Qeveria e Shteteve të Bashkuara
kërkon që software-i i financuar me para publike të botohet si Software i Lirë</h2>
<p>Meqë një nga synimet tona kryesore për 2016-n është të ushtrojmë trysni
për të kërkuar që krejt software-i i financuar me para publike në BE të botohet
si Software i Lirë, i shohim me miratim disa hapa konkretë të hedhur
në këtë drejtim në anën tjetër të Atlantikut. Veçanërisht, në fillim të marsit,
qeveria e Shteteve të Bashkuara botoi një <a href="https://sourcecode.cio.gov/SourceCodePolicy.pdf">draft
të Politikave mbi Kodin Burim</a>, për të vjelë komentet e publikut deri më 11 prill.
Në to <a href="https://k7r.eu/us-government-commits-to-publish-publicly-financed-software-under-free-software-licenses/">kërkohet që çdo agjenci publike të botojë si Software të Lirë software të krijuar posaçërisht për to,
që të përdoret, studiohet, ndahet me të tjerë dhe përmirësohet si nga
të tjera agjenci publike, ashtu edhe nga publiku i përgjithshëm.</a></p>
<p>Do të donim që BE-ja ta ndiqte këtë shembull dhe të dalë me politika të ngjashme
edhe në shkallë europiane. Nëse keni mendime dhe komente lidhur me Politikat mbi Kodin Burim
të ShBA-ve, ju lutemi, dërgojini ato te <a href="https://lists.fsfe.org/mailman/listinfo/discussion">lista
jonë e diskutimeve në anglisht</a> ose drejtpërdrejt te Matthias Kirschner. Do të donim
të garantonim marrjen parasysh të ideve tuaja përpara se të bisedojmë me
politikanë europianë për këtë temë.</p>
<h2 id="from-the-community">Prej bashkësisë</h2>
<ul>
<li><p>Björn Schiessle <a href="http://blog.schiessle.org/2016/03/14/federated-sharing-whats-new-in-owncloud-9-0/">shkroi në blog rreth veçorisë së re të ownCloud 9.0, Ndarje Në Re të Federuar</a> që u lejon përdoruesve
shkëmbim më të lehtë të ID-ve të tyre për Re të Federuar dhe të të dhënave
mes reve të tyre.</p></li>
<li><p>Sergey Matveev
<a href="https://blogs.fsfe.org/stargrave/archives/158">solli
në blogun e tij një përmbledhje rreth demonit Software të Lirë
GoVPN: pse lindi, cilat çështje synon të zgjidhë, dhe anët teknike të tij</a>.</p></li>
<li><p>Guido Arnold <a href="https://blogs.fsfe.org/guido/2016/03/fsfe-meeting-in-frankfurt-with-talk-about-free-software-licenses/">shkroi rreth takimit të Anëtarësisë Shok në Frankfurt, që përmbante edhe një fjalë
rreth licencash Software-i të Lirë, nga Michael Stehmann</a>.</p></li>
<li><p>Guido Günther <a href="http://honk.sigxcpu.org/con/Contatacs__CardDAV__Calypso_and_the_N900.html">shkroi
rreth njëkohësimit të kalendarëve me Calypso, dhe Syncevolution, në N900 që xhiron Maemo</a>.</p></li>
</ul>
<h2 id="what-else-have-we-done">Ç’kemi bërë tjetër?</h2>
<ul>
<li><p>Anëtari themelues i FSFE-së, <a href="http://www.fsf.org/news/library-freedom-project-and-werner-koch-are-2015-free-software-awards-winners">Werner Koch, u nderua me Çmimin e Software-it të Lirë
për këtë vit, për Shpënien Më Tej të Software-it të Lirë, me projektin e tij GnuPG</a>. Çmimi
për Shpënien Më Tej të Software-it të Lirë jepet çdo vit për një individ që
ka dhënë një kontribut të madh në përparimin dhe zhvillimin e Software-it
të Lirë.</p></li>
<li><p><a href="https://k7r.eu/chemnitzer-linuxtage-misunderstandings-compulsory-routers-and-new-black-nocloud-t-shirts/">Presidenti Matthias Kirschner dhe bashkërenduesi për Gjermaninë, Max
Mehl mbajtën biseda në Chemnitzer Linuxtage</a>. Veprimtaria qe një sukses,
me shumicën e artikujve tregtarë dhe materialeve promocionale të avulluara
brenda pak kohe nga stenda e mbuluar prej Reinhard Müller, Katja Müller,
Max Mehl dhe Fabian Keil.</p></li>
<li><p>Vullnetarët tanë në Berlin morën pjesë në <a href="http://www.fsf.org/news/anti-drm-activists-go-to-w3c-meeting-to-protest-digital-restrictions-management-in-web-standards">fushatën e FSF-së anti-DRM, kundër kufizimeve
dixhitale të propozuara nga W3C për standardin HTML</a>. Kufizimet dixhitale në
standardet web do ta bënin më pak të kushtueshme dhe politikisht të pranueshme
vendosjen e kufizimeve ndaj përdoruesve.</p></li>
<li><p>FSFE-ja qe e pranishme me një stendë në <a href="https://logancij.com/">CIJ
Logan Symposium</a>, një konferencë kushtuar takimit me njëri-tjetrin
të ajkës së gazetarëve, haktivistëve, ekspertëve ligjorë dhe të sigurisë,
për të diskutuar lirinë e shtypit dhe të drejtat dixhitale. Lista e folësve në
CIJ përfshinte Edward Snowden-in, i cili <a href="http://www.fsf.org/blogs/community/recapping-day-zero-of-libreplanet-2016">mbajti
një fjalë edhe në Libreplanet</a>, një konferencë mbi Software-in e Lirë organizuar nga FSF-ja.</p></li>
</ul>
<h2 id="take-action-note-or-perhaps-anything-else-in-this-action">Hidhuni Në Veprim</h2>
<p>Për krejt ju përkthyesit e mrekullueshëm! Na ndihmoni të zgjerojmë
shtrirjen tonë, duke përditësuar faqen <a href="/contribute/spreadtheword.html">'Përhapni
Fjalën'</a> për porosi të materialeve tona promocionale në gjuhën tuaj.
Deri tani, faqja gjendet në anglisht, gjermanisht, holandisht dhe shqip,
por do të ishte shumë e dëshirueshme të përfshihej në këtë listë çfarëdo
gjuhe tjetër.</p>
<h2 id="good-free-software-news">Lajme të mira Software-i të Lirë</h2>
<p><a href="http://sflc.in/press-release-indian-patent-office-says-no-to-software-patents/">Zyra e Patentave në Indi u tha "Jo!" patentave të software-it</a> në udhëzimet e veta të përditësuara, të cilat deklarojnë qartazi
se çfarëdo pretendimi për patentë që bazohet vetëm në software, nuk ka
për t’u pranuar sipas ligjit indian të patentave. Në Poloni,
<a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/polish-egovernment-strategy-advocates-open-source">strategjia e re eQeveri këshillon që për software-in e financuar me para publike për një sistem të ri të regjistrave
publikë duhet parë mundësia e botimit nën një licencë Software-i të Lirë</a>. Suedia ka <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/sweden-updates-list-mandatory-it-standards">përditësuar listën e 'standardeve
të Hapura TI' që mund të bëhen të detyrueshëm kur blihet software dhe
shërbime të lidhura me të</a>. Për t’u përfshirë në listë, standardet TI duhet
të zhvillohen haptazi dhe publikisht, s’duhet të kufizojnë ripërdorimin e
standardit, dhe patentat thelbësore për standardin duhet të ofrohen lirisht.</p>
<p>Falënderime për krejt
<a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>
,
<a href="https://my.fsfe.org/donate">Anëtarët Shok</a>
dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a>
që bëjnë të mundur punën tonë,</p>
<p>redaktorët tuaj, Polina Malaja dhe Jonas Öberg <a href="/index.html">FSFE</a></p>
</body>
<sidebar promo="about-fsfe"/>
<date>
<original content="2016-04-01"/>
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>