Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.
 
 
 
 
 
 

215 lines
13 KiB

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2015-10-05" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - tetor 2015</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - tetor 2015</h1>
<h2>Zgjedhjet në FSFE dhe lajme të tjera nga Bukureshti</h2>
<p>Në Asamblenë e Përgjithshme të këtij viti në Bukuresht, FSFE-ja
<a href="/news/2015/news-20150922-01.html">zgjodhi një ekip të ri drejtues
për dy vitet e ardhshme</a>. Reinhard Müller do të vazhdojë në rolin e tij si
përgjegjësi i financave, teksa redaktori juaj do të marrë rolin e presidentit,
me Alessandro Rubini-n në vendin e zv.presidentit. Rubini është inxhinier
elektronik që merret me përudhësa pajisjesh dhe sisteme të trupëzuar.
Ai ka qenë një nga anëtarët e parë të FSFE-së dhe tani së fundi është
rikthyer për të mbështetur punën tonë. Presidenti i mëparshëm i FSFE-së, Karsten Gerloff
<a href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2015/09/18/please-welcome-fsfes-new-president/">i mirëpriti
ndryshimet dhe shkroi rreth rrugës së tij në të ardhmen</a>.</p>
<p>Qyteti i Bukureshtit ishte duke bërë nxemjen për Software të Lirë që disa
javë para mbërritjes së FSFE-së, teksa segmente të administratës publike
rumune <a href="https://joinup.ec.europa.eu/node/145574">qenë ftuar nga
Rogentos Linux User Group të provonin dy shpërndarje GNU/Linux</a>. Ky
është hapi i parë drejt rritjes së ndërgjegjësimit mbi lirinë në software
në gjirin e administratës publike të vendit. Pas mbylljes së punimeve të
asamblesë së përgjithshme, e diskutuam këtë lajm dhe mbi bashkëpunimin
e mëtejshëm me kontribues në Software-in e Lirë nga Rumania, veçanërisht
me miqtë tanë të Fundația Ceata, fondacioni rumun për Software dhe Kulturë
të Lirë. Vumë re se po kërkojnë grafistë me përvojë që të kontribuojnë
idetë e tyre për një stemë të re për fondacionin. Ndaj, cilido grafist që
dëshiron t’i vërë duart në punë për një kauzë të vyer, mund të gjejë më shumë
informacion në <a href="https://ceata.org/comunicate/international-challenge-logo-for-ceata.html">faqen
e tyre me njoftimin për parashtrime</a>.</p>
<h2>Si e vlerëson FSFE-ja raportin e Parlamentit Europian mbi të drejtat e kopjimit</h2>
<p>Në korrik, Parlamenti Europian adoptoi rekomandimet e veta për reformë
të të drejtave të kopjimit, skicuar fillimisht nga eurodeputetja Julia
Reda, dhe FSFE-ja
<a href="/news/2015/news-20150918-02.html">bëri publike</a>
vlerësimet e veta mbi raportin përfundimtar që qe miratuar në parlament pas
një sasie të konsiderueshme ndryshimesh. Teksa raporti përfundimtar
i Parlamentit përmban disa nga përmirësimet e ligjshmërisë në fuqi, ka mjaft
probleme që do të duheshin rimarrë në shqyrtim, veçanërisht për sa lidhet me
Software-in e Lirë. Veçanërisht, raporti nuk arrin të merret në mënyrë adekuate
me Administrimin Dixhital të Kufizimeve (DRM) të cilat ende mund të pengojnë
përdorimin e veprave që i përkasin fushës së përjashtimeve nga të drejta
kopjimesh, dhe nuk ofron mundësi që programuesit e software-it të kontribuojnë
punët e tyre në përkatësi publike.</p>
<p>Hapi pasues është publikimi nga Komisioni i propozimeve të tyre
për reformë të të drejtave të kopjimit, diku para fundit të 2015-s.
Ne i kërkojmë Komisionit ta shpjerë reformën e të drejtave të kopjimit edhe
më tej dhe të sigurojë që asnjë përjashtim nga të drejtat e kopjimit, kurdo,
të mos kufizohet nga shtrëngesa të zbatuara përmes teknologjisë, të ofrojë
një grup plotësisht të harmonizuar përjashtimesh, dhe të hedhë në qarkullim
nën një licencë Software-i të Lirë krejt punët e llojit që financohen nga
paraja publike.</p>
<h2>Pastrim i PDFreaders</h2>
<p>Teksa përfundojmë përgatitjet për <a href="/activities/pdfreaders/pdfreaders.html">fushatën tonë PDFreaders</a>
ia vlen të përmenden veçanërisht pak shembuj të suksesshëm. Bashkërenduesi
ynë gjerman, Max Mehl,
<a href="http://blog.mehl.mx/2015/german-government-wants-authorities-to-advertise-pdfreaders/">shkroi në blog</a>
mbi suksesin e fushatës në qeverinë gjermane. Në fakt fushata qe kaq
e suksesshme, saqë tani "Udhërrëfyesi gjerman mbi migrimin" përmban edhe një
pasazh rreth nesh, ku thuhet "Nëse dokumentet PDF ofrohen publikisht, për
hapjen e tyreautoritetet nuk duhet të rekomandojnë më vetëm Adobe Acrobat
Reader-in, por, për shembull, të përdorin gjedhet HTML të ofruara nga FSFE-ja
në sajtin e tyre për shkarkim lexuesish alternativë PDF-sh", si dhe
t’u rekomandojnë nëpunësve shtrirjen drejt Software-it të Lirë, si alternativë
e përshtatshme.</p>
<p>FSFE-ja ndihmoi edhe të nxirren në pah lexuesit më të mirë të PDF-ve nga
Software-i i Lirë për sektorin privat. Stazhierja jonë Polina Malaja mundi
<a href="https://blogs.fsfe.org/polina/2015/09/10/free-pdf-reader-for-the-web-browser/">të kapte</a>
bashkërenduesin tonë të dikurshëm të fushatës PDFreaders, Hannes Hauswedell,
lidhur me bisedën e tij me Google-in diku nga 2011-a, rreth hedhjes në
qarkullim si Software të Lirë të programit Pdfium. Më në fund, më 2014-n,
kërkesa e Hanesit dha fryt. Tani, ne nuk po themi se fushata jonë shkaktoi
hedhjen në qarkullim të Pdfium-it, por do të donim të mendonim se fushata
jonë një rol e pati.</p>
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
<ul>
<li>FSFE-ja Zvicër, në bashkëpunim me Grupin Zviceran të Përdoruesve
të Sistemeve të Hapur, u dërgoi kandidatëve politikë qindra letra ku u kërkohet
të plotësojnë pyetësorin <a href="https://freedomvote.ch/">Freedomvote</a>,
si një mënyrë për të grumbulluar opinionet e kandidatëve mbi çështje të ndryshme
dixhitale, të cilave ndonjëherë u anashkalohet, të tilla si e-votimi, të dhënat
e hapura, Software-i i Lirë, dhe siguria e të dhënave. Përfundimet i botuan në
internet që qytetarët të marrin vendime më të bazuara rreth se cilin do të votojnë
në zgjedhjet e 18 tetorit.</li>
<li>Paul Boddie <a href="https://blogs.fsfe.org/fellowship-interviews/?p=672">interviston anëtarin shok të FSFE-së, Nico Rikken</a> nga Holanda. Përvoja e Nikos shtrihet në inxhinieri elektrike dhe,
mes të tjerash, ai ofron ide lidhur me hardware-in e hapur dhe politikat arsimore.</li>
<li>Më 1 shtator, Gjykata e Lartë e Parisit
<a href="https://www.april.org/en/paris-high-court-reaffirms-ban-software-patents">ripohoi
që, sipas Konventës Europiane Mbi Patentat, patentat mbi software-in janë
të paligjshme në Europë.</a> Megjithatë, ky sukses vjen vetëm si një dorë
bojë, po të kihet parasysh se palës ankimuese në këtë rast i është akorduar
faktikisht një patentë nga Zyra Europiane e Patentave.</li>
<li>Sipas tezës së doktoraturës së Felix Greve-it,
<a href="https://joinup.ec.europa.eu/node/145984">kushtetuta gjermane
lyp standarde TIK të pavarura nga tregtuesit, që të sigurohet ndërveprueshmëria
në administratën publike dhe kudo</a>. Mungesa e sotme e rregullave
të ndërveprueshmërisë përbën një pengesë të madhe për shtrirjen e Software-it
të Lirë në vend.</li>
<li><a href="http://www.fsf.org/news/now-fsf-cerified-to-respect-your-freedom-taurinus-x200">
FSF-ja certifikoi laptopin Taurinus X200</a> si respektues i të drejtave
të përdoruesit. Ky ka të hequr Mekanizmin e Administrimit (MA) të Intel-it,
i cili është një software i fshehtë dhe pronësor që lejon hyrje së largëti në
kompjuter përmes një rrjeti, ndryshim dhe prekje të formësimit të BIOS-it, ose
fshirje të diskut. MA-ja ka mundësi hyrjeje të plotë në kompjuter, me një gamë
të gjerë funksionesh dhe do të mund të ishte një mjet shumë i dobishëm sigurie,
por vetëm nëse i zoti i pajisjes ka aftësinë ta kontrollojë. </li>
<li>Administrata Publike: Qeveri britanike
<a href="https://joinup.ec.europa.eu/node/145658">boton një udhërrëfyes
autoritativ mbi ODF-në</a>, rreth integrimit në prokurime publike
të ODF-së me software shkalle ndërmarrjesh;
<a href="https://joinup.ec.europa.eu/node/145784">sektori ushtarak i Italisë po
kalon në LibreOffice dhe ODF</a>, duke përfaqësuar kështu sendërtimin e dytë
më të madh në Europë të LibreOffice-it; në Konferencën e Debianit "DebConf15"
bashkia e Munihut tregoi se është <a href="https://joinup.ec.europa.eu/node/145626">një
kontribues i rëndësishëm në Software-in e Lirë, duke ndarë me të tjerët
zgjidhje software dhe praktika më të mira të punës</a>; teksa Karel De Vriendt
i Open Forum Europe-ës <a href="http://www.openforumeurope.org/windows-dressing/">dha mendime</a> mbi logjikën pas kërkesës për tender nga Komisioni Europian dhe që lidhet me Microsoft-in,
e cila do ta shtojë edhe më tej bllokimin prej tregtuesve të mundësisë së zgjedhjes në sektorin publik TI.</li>
<ul>
<li>Nga <a href="https://planet.fsfe.org">grumbullimet planet</a>:</li>
<li>Daniel Pocock-u është i mendimit se rruga e vetme për të shmangur në të ardhmen skandale të tillë si ai me VW-në është sigurimi për këdo i lirisë për të parë
dhe modifikuar kodin burim për tërësinë e pajisjeve që janë pjesë e jetës
sonë.</li>
<li>Dominic Hopf (tashmë diplomat zyrtar ndërgalaktik) dhe anëtari shok
Pascal Wittmann, organizuan hapjen e një stende në
<a href="http://blog.dmaphy.de/2015/09/how-to-travel-intergalactic-way-free.html">veprimtarinë e
Ditës së Lirisë së Software-it (SFD) në Kiel</a> dhe dhanë edhe një prezantim mbi F-Droid-in.</li>
<li>Në një ditë të lagësht në Frankfurt, stenda e FSFE-së në Rotlintstraßenfest vjetor
tërhoqi vëmendjen e vizitorëve, që donim me padurim të mësoni më tepër rreth lirisë
së software-it. Guido Arnold-i <a href="https://blogs.fsfe.org/guido/2015/09/fsfe-info-booth-at-rotlintstrasenfest-in-frankfurt/">sjell më tepër hollësi mbi këtë veprimtari popullore.</a></li>
<li>Nga ana tjetër, anëtari shok i FSFE-së, Michael Stehmann <a href="https://blogs.fsfe.org/stehmann/?p=1554">
përmblodhi përshtypjet e tij gjatë DLS-së në Këln (Gjermani)</a>.</li>
<li>Drejtori ynë i Përgjithshëm, Jonas Öberg paraqiti një përmbledhje të hollësishme mbi
<a href="https://blogs.fsfe.org/jonas/?p=20">aspektet logjistike të organizimit të një veprimtarie të suksesshme</a>.</li>
<li>Carsten Agger u mor me organizimin e <a href="https://blogs.fsfe.org/agger/2015/09/28/organizing-this-years-libreoffice-conference/">
LibreOffice Hackfest-ës në Aarhus</a>.</li>
<li>Tobias Platen <a href=" https://blogs.fsfe.org/tobias_platen/2015/09/22/why-i-wont-buy-the-libre/">kritikon</a>
pretendimin se sa "të lirë" janë faktikisht kompjuterat Purism Librem.</li>
<li>André Ockers shpjegon se si në Holandë, qytetarë të ndërgjegjësuar<a href="https://blogs.fsfe.org/ao/2015/09/26/why-we-convinced-a-dutch-government-agency-to-use-an-open-document-format/">
e bindën një agjenci qeveritare holandeze të përdorë një format Open Document</a>.</li>
<li>Paul Boddie shtron <a href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=1129">"Pyetje Kuturu"
rreth pasjes së kodit burim të Fairphone-it"</a>.</li>
</ul>
</ul>
<h2>Aktivizohuni: Kandidoni persona dhe projekte për Çmimin e Software-it të Lirë</h2>
<p>Shpesh përdoruesit nuk e dinë se po përdorin Software të Lirë. Ndonjëherë
na duhet ta deklarojmë shprehimisht këtë fakt. Për shembull, <a href="http://www.fsf.org/blogs/community/wordpress-brings-the-freedom-to-the-front">
përditësimi i ri i WordPress-it</a> përmban një skedë me një referencë për
licencën GNU General Public License dhe katër liritë e Software-it të Lirë,
duke ia bërë shprehimisht me dije bashkësisë së Wordpress-it rëndësinë e lirisë
që mishëron software-i i tyre.</p>
<p>Por shpeshherë, shumë programues dhe projekte të mahnitshme të Software-it
të Lirë nuk marrin mirënjohjen që meritojnë. FSF-ja po <a href=" http://www.fsf.org/blogs/community/who-is-improving-the-world-through-free-software-nominate-them-now">
pranon kandidime për Çmimin e 18-të vjetor të Software-it të Lirë</a>
për persona dhe projekte që e kanë bërë botën më të mirë duke përdorur
Software të Lirë. Ka dy çmime, një për persona që e kanë shpënë më tej
lëvizjen, dhe një tjetër për projekte që kanë përmbushur një nevojë kyçe
shoqërore përmes përdorimit të Software-it të Lirë. Ju lutemi,
kandidatët tuaj parashtrojini para 1 nëntorit.</p>
<p>Falënderime për krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>,
<a href="https://my.fsfe.org/donate">anëtarët shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
<a href="/about/people/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="/index.html">FSFE</a></p>
<!--/e-content-->
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<author id="kirschner" />
<date>
<original content="2015-10-05" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>