Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.

nl-201509.sq.xhtml 9.8KB

123456789101112131415161718192021222324252627282930313233343536373839404142434445464748495051525354555657585960616263646566676869707172737475767778798081828384858687888990919293949596979899100101102103104105106107108109110111112113114115116117118119120121122123124125126127128129130131132133134135136137138139140141142143144145146147148149150151152153154155156157158159160161162163164165166167168169170171172173174175176177178179180181182183
  1. <?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
  2. <html newsdate="2015-09-07" type="newsletter">
  3. <head>
  4. <title>Buletini i FSFE-së - shtator 2015</title>
  5. </head>
  6. <body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201509">
  7. <h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - shtator 2015</h1>
  8. <h2>FSFE-ja përkrah kontrollin nga ana e përdoruesve të të dhënave të tyre në internet</h2>
  9. <p newsteaser="yes">Tashmë ne përdorim shërbime internet për gjithçka dhe
  10. u japim atyre gjithnjë e më shumë të dhëna tonat. Por ndërkohë humbasim më
  11. shumë se kurrë edhe kontrollin mbi të dhënat tona. Tok me organizma të tjera,
  12. <a href="http://fsfe.org/news/2015/news-20150829-01.html">FSFE-ja përkrah
  13. botimin e Manifestit 2.0 Mbi të Dhënat e Përdoruesve</a> i cili promovon
  14. të drejtat themelore të përdoruesve të kontrollojnë të dhënat e tyre, teksa
  15. përdorin shërbime në internet. Sipas manifestit, përdoruesit duhet të kenë
  16. kontrollin se kush mund t’i përdorë të dhënat e tyre, duhet të dinë nëse
  17. të dhënat e tyre depozitohen nga shërbimet në internet, dhe duhet të kenë
  18. mundësi të zgjedhin lirisht një platformë, pa qenë të detyruar t’u nënshtrohen
  19. bllokimeve nga ana e tregtuesve. Manifesti është një pikënisje e goditur për
  20. debatin mbi të drejtat e përdoruesve në internet, dhe FSFE-ja pret që
  21. përpjekjes për shërbime në internet që respektojnë të drejtat themelore
  22. të përdoruesve t’i bashkohen edhe organizma të tjera.</p>
  23. <h2>Rrugëzues të detyruar: Kaq e pat edhe një tjetër</h2>
  24. <p>Rrugëzuesi, edhe pse shpesh një pajisje e mbuluar nga pluhuri në ndonjë
  25. qoshe të shtëpisë, është pjesë e rëndësishme e rrjetit tuaj vendor dhe e
  26. telefonit tuaj. Mjaft përdorues në Gjermani nuk e kanë në pronësi këtë pajisje,
  27. edhe pse e kanë në shtëpi dhe paguajnë për të. Kështu është, të paktën deri sot.
  28. Më 12 gusht, Ministria Federale Gjermane e Ekonomisë (BMWi) miratoi një
  29. <a href="http://www.bmwi.de/BMWi/Redaktion/PDF/Gesetz/gesetzentwurf-der-bundesregierung-zur-auswahl-und-zum-anschluss-von-telekommunikationsendgeraeten,property=pdf,bereich=bmwi2012,sprache=de,rwb=true.pdf">projekt-ligj</a> të ripunuar që do t’i çlironte përdoruesit nga përdorimi i detyruar i
  30. rrugëzuesve të caktuar. Projekti siguron që përdoruesit e internetit në
  31. Gjermani mund të përdorin çfarëdo rrugëzuesi që duan, për t’u lidhur në
  32. internet.</p>
  33. <p>Projekt-ligji tani është kaluar në Parlamentin Federal (Bundestag)
  34. dhe Asamblenë Federale (Bundesrat). Deri tani, komentet ceknin vetëm
  35. një dykuptimësi të vogël formale, por na duhet të sigurojmë që ky ligj
  36. të miratohet pa ndonjë ndryshim negativ dhe që më pas të vihet në jetë.
  37. Kemi një
  38. <a href="https://fsfe.org/news/2015/news-20150902-01.html">njoftim të përditësuar të hollësishëm</a>
  39. i cili përshkruan edhe se si mund të ndihmonit tani në Gjermani!
  40. Veç kësaj, e <a href="https://fsfe.org/activities/routers/routers.html">kemi
  41. përmbledhur</a> çështjen dhe po
  42. <a href="https://fsfe.org/activities/routers/timeline.html">përditësojmë
  43. në mënyrë konstante rrjedhën kohore</a>, që kështu, nëse kjo temë hapet në
  44. vendin tuaj, të mund të ripërdorni argumentet tona.</p>
  45. <h2>Bashkërendues i ri gjerman dhe rreth shkrirjes së shoqatës gjermane</h2>
  46. <p><a href="http://blogs.fsfe.org/mk/dissolving-our-association/">Në
  47. postimin te blogu i vet, redaktori juaj përmblodhi</a> procesin e ristrukturimit
  48. të FSFE-së përmes shkrirjes së përfaqësisë së fundit në një vend, e njohur
  49. si FSFE Chapter Germany e.V. Për këtë hap qe vendosur në nëntorin e vitit të kaluar,
  50. me synim lehtësimin e peshës burokratike që lidhet me mirëmbajtjen
  51. e një enti ligjor. Por, siç mund ta lexoni te artikulli, shkrirja e një
  52. organizmi nuk është aq e lehtë sa duket; por shpresojmë ta plotësojmë
  53. këtë proces në prill të vitit të ardhshëm.</p>
  54. <p>FSFE-ja është e lumtur të njoftojë që Max Mehl-i dhe Björn Schießle
  55. u bënë muajin e kaluar bashkërenduesit e rinj të ekipit gjerman, dhe që
  56. nga sot e tutje nuk do të shpenzojnë orë të shumta në vit duke u marrë
  57. me burokracira, shpresojmë. Që të dy kanë qenë pjesë e FSFE-së për
  58. një kohë të gjatë dhe na kanë ndihmuar të arrijmë
  59. <a href="http://fsfe.org/about/mission.html">synimin tonë të aftësimit
  60. të njerëzve të kontrollojnë teknologjinë</a>. Mu tani së fundi, Bjorni
  61. shkroi <a href="https://netzpolitik.org/2015/user-data-manifesto-2-0/">një
  62. artikull një blogun gjerman Netzpolitik.org rreth Manifestit Mbi
  63. të Dhënat e Përdoruesve</a> (shihni më sipër), dhe Maksi sapo publikoi
  64. një përditësim mbi rrugëzuesit e detyruar, përmendur më sipër, tok me një
  65. <a href="https://netzpolitik.org/2015/der-lange-weg-des-routerzwangs-zur-endgeraetefreiheit/">artikull
  66. në Netzpolitik.org rreth kësaj teme</a>.</p>
  67. <h2>Diçka krejt tjetër</h2>
  68. <ul>
  69. <li>Paul Boddie ka rifilluar intervistat me Anëtarësinë Shok:
  70. <a href="http://blogs.fsfe.org/fellowship-interviews/?p=683">ai bisedoi
  71. me Neil McGovern-in</a> që është anëtar shok i FSFE-së, nga Mbretëria e Bashkuar
  72. dhe Drejtuesi i Tanishëm i Projektit Debian.</li>
  73. <li>Hugo Roy, zv.bashkërenduesi ligjor i FSFE-së shkroi
  74. <a href="http://www.lemondedudroit.fr/le-monde-du-droit-le-quotidien-des-juristes-daffaires/publications/dossiers/207324-decompilation-dun-logiciel-etat-des-lieux.html">një
  75. artikull</a> (në frëngjisht) rreth çështjes gjyqësore mbi të drejta kopjimi mes Skype-it
  76. dhe një kompanie frënge software-i, e cila shpërpiloi pjesë të Skype-it
  77. me qëllim që, siç pretendon, të ndërtojë një sistem të ndërveprueshëm
  78. me të. Ia vlen të vihet në dukje se gjykata vendosi që zbërthimi i kodit
  79. burim të kompanisë ishte i paligjshëm, por që përdorimi i kodit për
  80. të krijuar një program të ri të ndërveprueshëm qe i ligjshëm.</li>
  81. <li>FSFE-ja ka një rol të ri në
  82. <a href="http://fsfe.org/news/2015/news-20150817-01.en.html">projektin Bacula</a>.
  83. Në muajt e ardhshëm, FSFE-ja do të tërhiqet gradualisht nga roli i saj
  84. i deritanishëm si përfaqësuese ligjore e Bacula-s, duke ia kaluar
  85. efektivisht Kern-it të drejtat. Megjithatë, FSFE-ja do të vazhdojë
  86. të punojë me Kern-in dhe kontribuesit për të siguruar që Bacula të mbetet
  87. Software i Lirë, si te marrëveshja jonë origjinale.</li>
  88. <li>Muajin që vjen FSFE-ja do të ketë një stendë të sajën në &quot;Rotlintstraßenfest&quot; në
  89. Frankfurt, më 19 shtator dhe një tjetër në &quot;Kieler Open Source
  90. and Linuxtage&quot; nga 18-19 shtator.</li>
  91. <li>Nga <a href="http://planet.fsfe.org">grumbullimet planet</a>:</li>
  92. <ul>
  93. <li>Nikos Roussos gjatë pushimeve të veta pati Open Street Map si udhërrëfyes,
  94. dhe pas tyre shpenzoi ca kohë për
  95. <a href="http://www.roussos.cc/2015/08/07/post-vacations-map-editing/">përmirësimin
  96. e Open Street Map-it</a> me të dhëna që grumbulloi gjatë udhëtimit të vet, që kështu
  97. gjithkush të përfitojë prej tyre.</li>
  98. <li>Daniel Pocock botoi <a href="http://danielpocock.com/recording-live-events-like-a-pro-part-two-video">pjesën
  99. e dytë</a> të udhëzimeve të veta mbi se si &quot;të regjistrohen, si nga
  100. një profesionist, veprimtari live&quot;.</li>
  101. <li>Paul Boddie <a href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=1000">komentoi
  102. Fairphone-in e ri</a> dhe shkroi rreth
  103. <a href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=1070">pasionit</a> të tij
  104. për sisteme mikrokompjuterash të viteve ’80 dhe përvojës së tij me dizajn PCB-sh.</li>
  105. <li>Mario Fux na zbulon përbërësit e fshehtë për suksesin e
  106. <a href="http://blogs.fsfe.org/mario/?p=336">&quot;takimeve Randa&quot;</a> --
  107. takimet mbi KDE-në në Alpet e Zvicrës -- që këtë vit u mbajtën për herë
  108. të gjashtë.</li>
  109. <li>Në një aspekt pak më teknik, Peter Bubestinger, bashkërenduesi
  110. i FSFE-së për Austrinë dhe teknik në Arkivën Kombëtare të Videos, shkroi
  111. mbi <a href="http://blogs.fsfe.org/pb/?p=158">shpëtimi e shiritave video</a>.</li>
  112. <li>Kevin Keitzer shkroi rreth ca trukesh magjike me SSH, në
  113. <a href="http://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2015/08/27/web-interface-over-ssh/">&quot;Si të lidheni me ndërfaqja web e një shërbyesi përmes SSH-je&quot;</a>, dhe rreth
  114. <a href="http://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2015/08/31/sdr-on-linux/">si
  115. të ndiqni avionë dhe të bëni gjëra të tjera interesante me &quot;software
  116. radio në GNU/Linux&quot;</a>.</li>
  117. </ul>
  118. </ul>
  119. <h2>Aktivizohuni: përktheni dhe përmirësoni përkthimet e deklaratës mbi misionin tonë</h2>
  120. <p>&quot;organizëm jofitimprurës që fuqizon përdoruesit të kontrollojnë
  121. teknologjinë. Software-i prek thellësisht krejt aspektet e jetës sonë.
  122. Është e rëndësishme që kjo teknologji të na fuqizojë, jo të na kufizojë.
  123. Software-i i Lirë i jep kujtdo të drejtën...&quot; Kështu
  124. <a href="https://fsfe.org/about/mission.html">fillon
  125. deklarata e misionit</a> të FSFE-së, e përditësuar së fundi. Shpresojmë që
  126. të na ndihmojë të shtojmë numrin e personave që kuptojnë se çfarë
  127. bëjmë. Kemi tashmë përkthimin në anglisht, finlandisht, greqisht,
  128. holandisht, italisht, portugalisht, shqip, turqisht.</p>
  129. <p>Ju lutemi, na ndihmoni ta <a href="http://fsfe.org/contribute/translators/translators.html">kemi
  130. në më tepër gjuhë</a>, dhe në kontrollin e përkthimeve ekzistuese për
  131. lexim të lehtë nga kushdo.</p>
  132. <p>Falënderime për krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>,
  133. <a href="http://fellowship.fsfe.org/join">anëtarët shok</a> dhe
  134. <a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
  135. <a href="/about/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="/index.html">FSFE</a></p>
  136. <!--/e-content-->
  137. </body>
  138. <sidebar promo="about-fsfe" />
  139. <author id="kirschner" />
  140. <date>
  141. <original content="2018-09-07" />
  142. </date>
  143. <followup>donate</followup>
  144. <tags>
  145. <tag>newsletter</tag>
  146. </tags>
  147. </html>
  148. <!--
  149. Local Variables: ***
  150. mode: xml ***
  151. End: ***
  152. -->