fsfe-website/news/nl/nl-201504.sq.xhtml

200 líneas
10 KiB
HTML

Este archivo contiene caracteres Unicode ambiguos

Este archivo contiene caracteres Unicode que pueden confundirse con otros caracteres. Si crees que esto es intencional, puedes ignorar esta advertencia. Usa el botón de Escape para revelarlos.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2015-04-04" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - prill 2015</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - prill 2015</h1>
<h2>Jonas Öberg viziton Bostonin pa çantë shpine rozë</h2>
<p><a href="/news/2015/news-20150302-02.html">Drejtori ynë Ekzekutiv i ri,
Jonas Öberg</a> foli në Libreplanet, dhe vizitoi Bostonin për t’u takuar
me anëtarë drejtues dhe staf të FSF-së. Në <a href="https://blogs.fsfe.org/jonas/?p=14">postimet
e veta në blog</a> ai shkroi rreth takimeve me Matthew Garret-in, Benjamin Mako
Hill-in, Bradley Kuhn-in, Henry Poole-in, anëtarë drejtues të FSF-së, të stafit,
si dhe me Drejtorin Ekzekutiv të FSF-së, John Sullivan, për të diskutuar si
të përmirësohet bashkëpunimi, dhe rreth dy sfidave kryesore ndaj FSFE-së, siç
i sheh ai:</p>
<ul><li>analizimi i Software-it të Lirë nga ana ligjore, teknike dhe shoqërore,
dhe si të bëhet e mundur të përballohen çfarëdo sfidash ndaj Software-it
të Lirë në këto fusha,</li> <li>duke siguruar që në një botë me gjithçka të lirë
dhe të hapur, Software-i i Lirë të jetë ai që lidh gjithçka tok: pa patur Software
të Lirë, s’mund të keni të dhëna të hapura, ekologji të hapur, qeverisje të hapur
apo burime arsimore të hapura.</li></ul>
<p>Në vazhdim ai i rikthehet vizitës së tij të parë, atëbotë webmaster i GNU-së,
në dhjetor 1999, me një çantë shpine rozë.</p>
<h2>FSFE-ja përkrah Christoph Hellwig-un në çështjen gjyqësore për zbatimin e detyruar të GPL-së</h2>
<p>FSFE-ja mirëpret <a
href="http://sfconservancy.org/linux-compliance/vmware-lawsuit-faq.html">hapin që
Christoph Hellwig-u dhe Software Freedom Conservancy po ndërmarrin</a>
VMware-i të jetë në pajtim me licencën GNU General Public License.</p>
<p>Software-i i Lirë është burim publik, dhe qeveriset nga rregulla ligjore dhe
norma shoqërore. Cilido që përfiton nga ky burim, pa respektuar këto rregulla
dhe norma, dëmton bashkësinë në tërësi. Shumica e problemeve të tilla janë
zgjidhur me dialog dhe vullnet të mirë. Vetëm kur dështon dialogu, bëhen
të nevojshëm hapat ligjorë për ta mbrojtur këtë burim të përbashkët të të gjithëve.</p>
<p>Edhe pse FSFE-së i vjen keq që puna shkoi deri në një çështje ligjore,
besojmë se mbrojtja e Software-it të Lirë, kundër atyre që përpiqen të përvetësojnë
atë që na përket krejt neve, është e rëndësisë më të lartë.</p>
<h2>Deklaratë e përbashkët mbi përdorimin e Standardeve të Hapura në Komisionin Europian</h2>
<p>Standardet e Hapura janë formate dhe protokolle që cilido mund t’i përdorë
pa pagesë dhe kufizime, dhe për të cilët nuk është i domosdoshëm software
i caktuar, prej një tregtuesi të dhënë. Është e rëndësishme që çdo shtetas
dhe kompani e BE-së të kenë të drejtën të komunikojnë dhe ndërveprojnë
me administratën e tyre përmes përdorimit përjashtimisht të Standardeve
të Hapur, dhe jo të jenë të detyruar të instalojnë dhe përdorin software prej
një tregtuesi të caktuar.</p>
<p>Ditën e Lirisë së Dokumenteve (DLD), ditë ndërkombëtare për të kremtuar
dhe shtuar ndërgjegjësimin mbi Standardet e Hapura, April (organizmi frëng për
Software të Lirë), European Digital Rights (EDRi), Open Forum Europe (OFE),
Open Source Business Alliance (OSBA), dhe FSFE-ja botuan një deklaratë
të përbashkët. Përtej vënies së theksit në përgjithësi mbi temën, deklarata
përqendrohet në <a
href="/news/2015/news-20150325-01.html">përdorimit jo të saktë të
standardeve në kontekstin e aplikimit për programe të BE-së</a>. (Një raport
të plotë rreth mbi 60 veprimtari për DLD-në, në 31 vende, do të botohet në fillim
të prillit.)</p>
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
<ul>
<li>Sa transparent duhet të jetë Parlamenti Europian? Në rregullat e veta
mbi procedurat, Parlamenti i ka caktuar vetes standardin e lartë të
zhvillimit të veprimtarisë së tij nën “transparencën maksimale”. Presidenti
ynë <a
href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2015/03/26/909/">Karsten Gerloff
raporton</a> nga një diskutim me interes, “Sigurimi i transparencës maksimale Software
i Lirë dhe Standardet e Hapura sipas Rregullave Mbi Procedurat në Parlamentin Europian”,
dhe se ç’do të thotë kjo në praktikë.</li>
<li>Ministria gjermane e Ekonomisë botoi (në gjermanisht) një <a
href="http://www.bmwi.de/BMWi/Redaktion/PDF/P-R/referentenentwurf-gesetz-zur-auswahl-und-zum-anschluss-von-telekommunikationsendgeraeten,property=pdf,bereich=bmwi2012,sprache=de,rwb=true.pdf">projektligj
fillestar për të ndaluar rrugëzuesit e detyruar</a>. Hiq mungesën
e masave detyruese, FSFE-ja e përshëndet draftin. Po përditësojmë <a
href="/activities/routers/timeline.html">rrjedhën kohore</a> dhe
<a href="/activities/routers/routers.html">faqet tona përmbledhëse</a>, që kështu
njerëz jashtë Gjermanisë të mund të ripërdorin përvojën tonë për të luftuar
kundër rrugëzuesve të detyruar edhe në vende të tjera.</li>
<li>Në një diskutim të organizuar nga Zyra Europiane e Patentave, mbi
patentat, standardet, dhe Software-in e Lirë <a
href="https://blogs.fsfe.org/mk/unexpected-turn-at-panel-discussion-on-software-patents-and-free-software/">autori i këtyre radhëve qe dëshmitar i një kthese të papritur, por pozitive</a>.</li>
<li>The New Yorker shkruan mbi tridhjetëvjetorin e Manifestit të GNU-së dhe <a
href="http://www.newyorker.com/business/currency/the-gnu-manifesto-turns-thirty">botoi
një artikull më të gjatë mbi Richard Stallman-in dhe fillimet e GNU-së dhe copyleft-it</a>.</li>
<li> <a
href="https://www.fsf.org/news/free-software-award-winners">Çmimi i
Software-it të Lirë</a> këtë vit i shkoi Sébastien Jodogne-ës, për punën
e tij për software të lirë për përftim dhe përpunim pamjesh në mjekësi,
përmes projektit të vet Orthanc, dhe Reglue-së, që jep kompjutera me GNU/Linux
për fëmijë të paprivilegjuar dhe familjet e tyre në Austin, Teksas.</li>
<li>FSFE-ja i uron Nicolas Dietrich-ut mirëseardhjen në Asamblenë e Përgjithshme.
Ai u zgjodh nga anëtarët shok, dhe do të jetë një nga dy <a
href="/news/2015/news-20150316-01.html">drejtuesit e Asamblesë së Përgjithshme
të Anëtarësisë Shok</a>.</li>
<li>Nga <a href="https://planet.fsfe.org">grumbullimet planet</a>:</li>
<ul>
<li>Peter Bubestinger-i shpjegon se <a href="https://blogs.fsfe.org/pb/?p=147">si
i shpëtoi me Software të Lirë këngët në iPod-in e një shoku</a>.</li>
<li>Në punën e tij të re, ish-stazhieri i FSFE-së, <a
href="https://blogs.fsfe.org/nicoulas/?p=175">Nicolas Jean-i, botoi EvQueue, një
planifikues aktesh dhe mekanizëm vëniesh në radhë, si Software të Lirë</a>.</li>
<li><a href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=878">Paul Boddie shkruan mbi
Micro Bit-in e BBC-së</a>, një pajisje kompjuterike, që BBC-ja ka në plan t’ia japë
çdo fëmije 7 vjeç e sipër në Britani.</li>
<li>Franz Gratzer-i hedh dritë mbi disa <a
href="https://blogs.fsfe.org/franz.gratzer/2015/03/01/fosdem-2015-some-interviews/">intervista
të bëra gjatë FOSDEM-it</a>, dhe shkruan mbi praninë e freie.it, themeluar
nga disa anëtarë të grupit vjenez të anëtarësisë shok të FSFE-së, si një
platformë web për të ndihmuar njerëz që janë të interesuar të përdorin
Software-in e lirë, por që nuk duan të administrojnë vetë kompjuterat e tyre.</li>
<li>Anëtari shok Karl Beecher shpjegon <a
href="http://computerfloss.com/2015/03/endocode-proud-to-sponsor-free-software-foundation-europe/">pse
shoqëria e tij Endocode e përkrah FSFE-në, si dhurues i argjendtë</a>, dhe</li>
<li>Mirko Böhm-i, gjithashtu pjesë e Endcode-it, <a
href="http://creative-destruction.me/2015/03/11/fancy-dinners-cgroups-and-namespaces-and-meet-ups/">shkruan
mbi veprimtaritë e tij</a>, përfshi takimin me Jonas Öberg-un, drejtori i ri ekzekutiv i FSFE-së.</li>
<li>Nico Rikken-i shkruan mbi <a
href="http://nicorikken.eu/blog/fairphone-back-to-the-drawing-board/">diskutimet
e veta me prodhues të Fairphone-it</a></li>
<li>Mario Fux-i vret mendjen <a href="https://blogs.fsfe.org/mario/?p=283">nëse Konqi --
maskoti i KDE-së -- është mashkull apo femër</a>.</li>
<li>Dhe Daniel Pocock-u shpjegon se si mund të bëheni furnizuesi i vetvetes me OpenID.</li>
</ul>
</ul>
<h2>Aktivizohuni: Përhapni mesazhin me sende Software i Lirë</h2>
<p>Gjatë javëve të fundit, shumë vetë <a
href="/contribute/spreadtheword.html#promo-material">porositën
ngjitësat tonë “S’bëhet fjalë për re, por thjesht për kompjuterat e të tjerëve”</a>. Tani Rich
Folsom-i hartoi <a
href="https://chrome.google.com/webstore/detail/cloud-to-other-peoples-co/kkpbkgbkkggjfnkkcfaodijpfldjfkji">një
shtojcë për shfletuesin Chromium</a>, që e shndërron “renë” në “kompjutera të
të tjerëve”.</p>
<p>Ngaqë slogani u pëlqeu shumë njerëzve, tani, në shitoren tonë, kemi edhe
<strong>çanta</strong> <a
href="/order/order.html">“S’bëhet fjalë për re, por thjesht për kompjuterat
e të tjerëve”</a>. Më tej, kemi një bluzë të re për Standardet e Hapura,
me robotë, blu e çelët, pas trupit, ose ngjyrë kaki, jo pas trupit, bluzën
“E dua Software-in e Lirë”, blu e çelët, dhe bluza gri “Hacking for Freedom”,
pas trupit, ngjitësa gri metalike “GNU/Linux inside” dhe një stemë të artë GNU.</p>
<p>Nëse doni të përhapni mesazhin e Software-it të Lirë në punë, konferenca, ose
gjetiu, mund <a
href="/order/order.html">t’i porositni të tëra këto te faqja jonë e artikujve tregtarë</a>.</p>
<p>Faleminderit krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>, <a href="https://my.fsfe.org/donate">anëtarët shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
<a href="/about/people/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="/index.html">FSFE</a></p>
<!--/e-content-->
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<author id="kirschner" />
<date>
<original content="2015-03-04" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->