fsfe-website/news/nl/nl-201501.sq.xhtml

176 lines
7.8 KiB
HTML
Raw Permalink Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2015-01-05" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - janar 2015</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së janar 2015</h1>
<h2>Një rrotullim</h2>
<p>
Toka, edhe një herë, ka plotësuar një tjetër rrotullim
të plotë, të numëruar prej nesh, si e do zakoni. Ne këtu në
FSFE kemi qenë të zënë gjatë gjithë 2014-s, duke punuar fort
për të bërë të mundur që përdoruesit të mbesin në kontroll
të pajisjeve të tyre dhe që Software-i i Lirë të mund
të konkurrojë denjësisht në tenderat publikë. Më tepër
informacion, përfshi shkallën e suksesit tonë, qoftë ky edhe
i kufizuar, mbi perspektivat tona për të ardhmen, për të dyja
këto çështje, si dhe mbi skajet e zonave tona të tjera
të eksplorimit mund të gjenden te
<a href="/news/2014/news-20141218-02.html">raporti ynë
vjetor për 2014-n</a>, shkruar nga presidenti ynë
<a href="/about/people/gerloff">Karsten Gerloff</a>.
</p>
<p>
Përveç se jep një përmbledhje shteruese të veprimtarive tona
gjatë 2014-s, Karsteni e përmbyll raportin me një vështrim
paraprak të sfidave me të cilat do të përballemi dhe
do ti kapërcejmë në rrotullimin e 2015-s.
Përveç punës si deri tani, synojmë të shfrytëzojmë suksesin e
<a href="http://freesoftwarepact.eu/">Paktit Për Software të Lirë</a>
për të përhapur ndërgjegjësimin lidhur me Software-in e Lirë mes
përfaqësuesve të zgjedhur të shtetasve europianë, por edhe të
burokratëve të emëruar të krahut ekzekutiv.
</p>
<p>
Synojmë gjithashtu të investojmë më tepër në vullnetarët tanë
vendorë dhe grupet e Anëtarësisë shok. Kemi shpresa se jo
vetëm do të mbërrijmë në një publik më të gjerë dhe do të kemi
ndikim më të madh përmes shtimit të pjesëmarrjes vendore, por
edhe që kjo do të jetë shumë më zbavitëse për cilindo që
përfshihet.
</p>
<h2>Zgjedhjet e Anëtarësisë Shok</h2>
<p>
FSFE-ja ka diçka më pak se 1500 <a href="/fellowship/">Anëtarë Shokë</a>
ose anëtarë që kontribuojnë financiarisht. Përveç pasjes
<a href="/fellowship/about/fellowship.html#youget">disa
përfitimeve</a>, të dobishme për veprimtarë dixhitalë,
të gjithë ata mund të thonë fjalën e tyre në qeverisjen
e FSFE-së. Kjo e drejtë ushtrohet përmes
<a href="/about/legal/constitution.html#id-fellowship-seats">zgjedhjes</a>
së përfaqësuesve në Asamblenë e Përgjithshme, organi më
i lartë vendim-marrës i FSFE-së. Redaktori juaj i përkohshëm
i kësaj here, deri në pranverë do ta ketë mbaruar mandatin e
tij si përfaqësues Anëtarësie Shok, dhe një përfaqësues i ri
duhet zgjedhur nga Anëtarët Shok, nga 20 shkurti deri më
6 mars 2015, 12pm.
</p>
<p>
Përfaqësuesi juaj edhe për pak, dëshiron të përfitojë nga
rasti për të ftuar gjithë anëtarët tanë shok të marrin pjesë
në zgjedhjet. Asambleja e Përgjithshme është ajo që merr krejt
vendimet strategjike për FSFE-në dhe, të gjithë anëtarët shok,
qofshin idealistë të vërtetë apo pragmatistë të orientuar drejt
biznesit, kanë të njëjtën të drejtë për të ndikuar rritjen dhe
drejtimin tonë në të ardhmen, ndaj, ju lutem, merrni pjesë.
</p>
<h2>BE: i miri dhe i ligu</h2>
<p>
Më 17 dhjetor, 2014, Parlamenti Europian miratoi buxhetin e BE-së
për 2015-n. Jemi shumë të lumtur të njoftojmë se falë përpjekjeve
të eurodeputetëve Julia Reda (Pirates) dhe Max Andersson (Greens),
parlamenti ka caktuar një zë deri në një milion euro për auditim të
Software-it të Lirë të përdorur nga Parlamenti Europian dhe Komisioni.
Shpresojmë që institucionet përkatëse të bashkëpunojnë ngushtë me
me zhvilluesit e vetë programeve në interesin më të mirë të publikut.
Mirëpresim
<a href="/news/2014/news-20141219-01.html">caktime të mëtejshme fondesh</a>
që synojnë lejimin e pjesëmarrjes së barabartë në shoqërinë dixhitale.
</p>
<p>
Për fat të keq, na duhet ende ti ftojmë institucionet e BE-së të përdorin
Standardet e Hapura dhe Software-in e Lirë, teksa një studim i kohëve
të fundit, i përgatitur nga grupi Greens/EFA i eurodeputetëve
<a href="/news/2014/news-20141212-01.html">tregon</a> se Parlamenti
Europian është vërtet mbrapa me detyrimet e tij demokratike për
sigurimin e transparencës dhe të të qenët i hapur. Mes mungesave
të tjera, eurodeputetëve u mungon edhe një zgjidhje e përputhshme
me standardet për email-in.
</p>
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
<ul>
Nga grumbullimet planet:
<li>
Paul Boddie shkruan mbi
<a href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=802">vjetrimin e paplanifikuar</a>
të pajisjeve të hershme Fairphone, duke argumentuar me
të drejtë se vendimi i Fairphone-it për të lënë anash
ose për të mos i dhënë përparësi mbulimit në hardware të
Software-it të Lirë qe i pamenduar, po të kihet parasysh
bollëku i informacionit të gatshëm mbi mungesën e mbulimit
hardware për Software-in e Lirë.
</li>
<li>
Otto Kekäläinen
<a href="http://seravo.fi/2014/password-hygiene-every-mans-responsibility">shkruan</a>
rreth administrimit të fjalëkalimeve, teksa pranon që njerëzit
nuk janë pajisje depozitimi. Artikulli i Otos është lexim
i shkëlqyer, po të merret me pak rezervë.
</li>
<li>
Nico Rikken, në artikullin e tij
<a href="http://nicorikken.eu/blog/optional-rights/">Optional rights</a> përsiat rreth të drejtës për të bërë zgjedhje të gabuara.
</li>
</ul>
<p>
2015-a do të sjellë një etiketë të re për Planetin tonë
të Anëtarësisë Shok. Në një formë paraprake ajo do tu paraqitet
anëtarëve shok për konsultim sa më shpejt që të jetë e mundur.
</p>
<h2>Aktivizohuni: përhapni software të lirë</h2>
<p>
Stina e dhënies së dhuratave sapo mbaroi. Pa dyshim që do keni
ndonjë shok apo të afërm të cilit fatkeqësisht i bënë dhuratë
një kompjuter me software jo të lirë. Ndihmojini të instalojnë
një shpërndarje GNU/Linux të lirë ose <a href="http://www.replicant.us/">Replicant-in</a>.
</p>
<p>
Faleminderit krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarëve</a>,
<a href="https://my.fsfe.org/donate">Anëtarëve Shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatave dhuruese</a> që bëjnë të mundur
punën tonë,<br />
<a href="/about/ojasild">Heiki Ojasild</a><br />
Përfaqësues i Anëtarësisë Shok, <a href="/index.html">FSFE</a>
</p>
<!--/e-content-->
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<author id="repentinus" />
<date>
<original content="2015-01-05" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->