fsfe-website/news/nl/nl-201405.sq.xhtml

264 wiersze
15 KiB
HTML

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2014-05-04" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - maj 2014</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së – maj 2014</h1>
<h2>Heartbleed dhe shtysat ekonomike</h2>
<p>Ka gjasa të keni dëgjuar për të metën që u gjet në OpenSSL-në e Software-it
të Lirë, të cilës i vunë nofkën "heartbleed". <a href="/news/2014/news-20140424-01.html">FSFE-ja
e ka mirëpritur tashmë nismën e palëve të interesuara të industrisë
përkatëse për financim fondesh për projekte kritike Software-i të Lirë</a>,
dhe për temën është diskutuar në disa artikuj blogjesh: <a href="https://blogs.fsfe.org/samtuke/?p=718">Sam Tuke shkroi përshtypjet e tij</a>, Hugo Roy <a
href="http://hroy.eu/notes/openssl-tragedy/">ndau me ne një karikaturë nga XKCD
që shpjegon se si funksionon heartbleed-i</a>, dhe Martin Gollowitzer-i shkroi rreth <a
href="https://blogs.fsfe.org/gollo/2014/04/13/what-the-heartbleed-bug-revealed-to-me/">se
çfarë i tregoi atij rasti i të metës Heartbleed</a> në lidhje me autoritete
dëshmish StartSSL.</p>
<p>Por redaktori juaj është i bindur se problemi kryesor nuk është OpenSSL-ja.
As Software-i i Lirë. Problemi është me kompanitë, që nuk marrin përsipër
përgjegjësi dhe që lënë të humbin shtysa ekonomike të cilat do të bënin
të mundur sigurinë. Eksperti i sigurisë <a
href="https://www.schneier.com/blog/archives/2006/06/economics_and_i_1.html">Bruce
Schneier pat shkruar më 2006-n</a>:</p>
<blockquote><p>"Përgjithësisht sigurinë e kompjuterit e mendojmë si problem
teknologjik, por shpesh sistemet dështojnë për shkak shtysash ekonomike në
drejtim të gabuar: Njerëzit që do të duhej të mbronin një sistem, nuk janë ata
që i kanë në kurriz kostot e dështimit."</p></blockquote>
<p>Me pak fjalë, nëse të dhënat tuaja private dalin sheshit, sepse sigurimi
juaj shëndetësor, kur i depozitoi, nuk e çau kokën ti bënte të sigurta, ju
dëmtoheni në një shkallë shumë më të lartë se sa kompania e sigurimit
shëndetësor! Ju nuk jeni në gjendje të ushtroni trysni mbi sigurimet
shëndetësore, që këto të ndryshojnë shkallën e sigurisë së të dhënave, dhe
këto vetë nuk kanë shtysa ekonomike për ta bërë këtë. Schneier-i shpjegon më tej
në artikull se përgjegjësia ligjore për sulmet ndaj të dhënave shpërndahet
dhe se, "kur vjen puna për sigurinë, opinionet ekonomike janë më të rëndësishme
se sa ato teknologjike".</p>
<p>Në një vijë me këtë argument, pyetja e rëndësishme që kemi përpara është,
si mund të ofrojmë shtysat e duhura ekonomike për të bërë të mundur që:
software-i me rëndësi për sigurinë të marrë fonde sa duhet; palë të treta
të kryejnë auditim të kodit; më tepër njerëz të aftësohen lidhur me sigurinë
e kompjuterëve; programuesit të kenë kohë për mirëmbajtje dhe të mos ngucen
vazhdimisht drejt zhvillimit të veçorive të reja; të kemi një <a
href="https://en.wikipedia.org/wiki/Comparison_of_TLS_implementations">larmi
software-i</a> për qëllime të ndryshme të veçanta dhe kështu të parandalohet <a
href="https://www.schneier.com/blog/archives/2014/04/dan_geer_on_hea.html">monokultura
në software</a>; kompanitë të përdorin në veprimtarinë e tyre software të sigurt,
në vend se tu japin njerëzve një ndjesi të ëmbël duke luajtur një teatër sigurie
ose duke ia deleguar të tjerëve përgjegjësinë (qeverisë, për shembull), që gishti
të mund të vendoset mbi to, nëse ka një problem, dhe që të plotësohen nevojat e
sigurisë edhe për përdoruesin privat dhe jo vetëm ato të korporatave të mëdha.</p>
<p>Në FSFE kemi menduar që në fillim se si të jepen shtysa të përshtatshme
ekonomike për zhvillimin e Software-it të Lirë, dhe tani na duhet të mendojmë
më fort rreth shtysash ekonomike për të rritur sigurinë. Është fushë e vështirë,
ndaj presim komentet tuaja rreth kësaj teme dhe ju ftojmë <a
href="/about/contact.html#community">ta diskutoni në listat tona publike të postimeve</a>.</p>
<h2>Censurimi i Internetit dhe Standardet e Hapura</h2>
<p>Me zgjedhjet vendore të planifikuara në vend për ditën e ardhshme, me
qeverinë që bllokon YouTube-in dhe Twitter-in, dhe me një dyfishim brenda javës
të numrit të përdoruesve të software-it anonimizues Tor, a mund të bëhej
kohë më e mirë për vizitën e presidentit të FSFE-së në këtë vend? Në konferencën
vjetore të Shoqatës së Përdoruesve Turq të GNU/Linux-it në Stamboll, Karsten
Gerloff foli për marrëdhëniet mes teknologjisë dhe pushtetit, për të dalë në
faqen e parë të një gazete kombëtare për shkak se përmendi se kush ua shiti
software-in për bllokimin e internetit. Karsteni shkroi në blogun e vet <a
href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/04/29/interesting-times-speaking-about-free-software-in-istanbul/">
një përmbledhje të fjalës dhe udhëtimit të tij</a>.</p>
<p>Biseda nuk do të kish qenë e mundur pa vullnetaren tonë turke, Nermin Canik,
që na nxiti të merrnim pjesë në konferencë. Nermini ka punuar me vendosmëri dhe
besueshmëri si vullnetare për një dorë vitesh. Tok me vullnetarë të tjerë ajo
organizoi veprimtaritë për <a
href="http://documentfreedom.org/events/events.html">Ditën e Lirisë së Dokumenteve</a>
(DFD) në Turqi. Këtë vit, edhe pse, si u përmend më sipër, qenë kohë të vështira në
Turqi për njerëzit që shqetësohen për lirinë, ata realizuan 7 veprimtari në Stamboll,
Ankara, Çajırova, Denizli, dhe Adana.</p>
<p>Hidhini një sy <a
href="http://documentfreedom.org/news/2014/news-20140424-01.html">Raportit
rreth Ditës së Lirisë së Dokumenteve për 2014-n</a> që të shihni se
çu kryen në Turqi dhe anembanë botës gjatë kësaj dite. Raporti përfshin
plot foto, që shtrihen nga fëmijët që kremtojnë DLD-në në shkolla, te
fletëpalosjet e reja, bluzat dhe tortat që ta bëjnë gojën lëng. Falë <a
href="/contribute/translators/translators.html">përkthyesit</a>
tonë turk, Tahir Emre, dhe ish-praktikantit tonë Matti Lammi, raporti dhe krejt
sajti i DLD-së gjenden tani në turqisht dhe finlandisht.</p>
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
<ul>
<li>Shoqata gjermane <a href="https://www.teckids.org/">Teckids e.V.</a>
ofron praktika për të rinj nga 10 në 16 vjeç, për ndërtim robotësh me
ndjesorë të ndryshëm (drite, tingulli, ose ultratingulli) dhe për programim
të tyre për të kryer gjëra të lezetshme, përmes Software-it të Lirë. Redaktori
i buletinit u ngazëllua tek shihte në këto praktika <a
href="https://blogs.fsfe.org/mk/teenagers-teach-how-to-program-robots-with-free-software/">adoleshentë
që mësojnë të tjerë adoleshentë se si të merren me Software-in e Lirë</a>.
Më tepër lajme të lidhura me arsimin gjeni te <a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/04/free-software-in-education-news-march/">lajmet
mbi arsimin dhe Software-in e Lirë</a>, nga Guido Arnold.</li>
<li>Lajme nga administrata publike: <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/galicia-recommends-use-open-document-format">Qeveria
e Galicisë këshillon përdorimin e Formatit të Hapur për Dokumentet (ODF)</a> dhe në një <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/community/news/swiss-school-invests-open-source-savings-education">shkollë
në Villmergen (Zvicër) janë të kënaqur me Software-in e Lirë</a>, ngaqë tani mund
të investojnë më tepër para në arsim.</li>
<li>143 nga politikanët e sapozgjedhur në zgjedhjet bashkiake në Francë janë nga
ata që kanë premtuar përkrahje për Software-in e Lirë. Të tërë këta <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/community/news/143-french-politicians-pledge-support-free-software">kanë nënshkruar Paktin për Software të Lirë të shoqatës frënge të Software-it
të Lirë, April</a>. FSFE-ja i përgëzon për punën e mirë. Ju lutemi, mos harroni
që tema e "Aktivizohuni"-t për këtë muaj, gjithmonë në fund të buletinit, është
edhe për Paktin për Software-in e Lirë dhe se si mund të na ndihmoni.</li>
<li>Prej <a href="https://planet.fsfe.org">grumbullimeve planet</a>: </li>
<ul>
<li>Ghostery është një zgjerim shfletuesi i menduar të ndihmojë përdoruesit
kundër gjurmimit dhe survejimit në web. <a
href="http://hroy.eu/notes/avoid_ghostery-proprietary/">Por, siç raporton
Hugo Roy</a>, problemi është se Ghostery nuk qarkullon si Software i Lirë.</li>
<li>Guido Günther-i raporton nga <a
href="http://honk.sigxcpu.org/con/Bits_from_the_7th_Debian_groupware_meeting.html">takimi
i 7-të Debian për groupware</a>, në Linuxhotel, duke treguar edhe pse
pjesëmarrësit, të cilët janë të gjithë anëtarë shok FSFE-së, hiq njërin, morën
vendimin e heqjes së iceowl-it (kalendar) ose se çfarë bënë me icedove-in (email).</li>
<li>Anëtari ynë shok Numër 1, shkroi rreth <a
href="https://blogs.fsfe.org/mario/?p=205">KDE e.V., familjeve në takime Software-i
të lirë, veçanërisht në takimet në Randa (Zvicër)</a>, dhe <a
href="https://blogs.fsfe.org/mario/?p=224">bën disa propozime për versione të ardhshëm
të KDE-së</a>.</li>
<li>Karl Beecher-i shpjegon <a
href="http://computerfloss.com/2014/04/chapter-0-programmers-start-counting-zero-2/">pse
Programuesit Numërimin e Fillojnë me Zeron</a>.</li>
<li>Carsten Agger-i mbajti një <a
href="https://blogs.fsfe.org/agger/2014/04/10/speaking-about-open-data-and-hacktivism/">bisedë
rreth Të dhënave të Hapura dhe Haktivizmit, në hackerspace-in në Aarhus</a>. Ai mori gjithashtu
pjesë në Festivalin e parë Ndërkombëtar të Teknoshamanizmit. <a
href="https://blogs.fsfe.org/agger/2014/04/18/participating-in-the-1st-international-festival-for-technoshamanism/">Ai shpjegon
se çështë Teknoshamanizmi</a>, çe lidh me Software-in e Lirë, dhe
<a
href="https://blogs.fsfe.org/agger/2014/04/25/opening-the-1st-international-festival-of-technoshamanism/">raporton lidhur me ditën e parë të festivalit</a>.</li>
<li>Hugo Roy i hedh një sy një GNU GPL-së tek një sistemues Javascript tekstesh: <a
href="http://hroy.eu/posts/gpl-js-bs/">"GNU GPL, JS and BS"</a> dhe shkroi rreth
<a href="http://hroy.eu/posts/innovation-policy/">Innovation policy and
Internet liability in courts–beyond advertising</a> për të dalë në përfundimin se
"që të kujdesemi për privatësinë dhe lirinë, na duhet të rimarrim kontrollin e
politikave të novacionit dhe teknologjisë ; më tepër se kurrë më parë."</li>
<li>Konstantinos Boukouvalas-i shkroi rreth <a
href="https://blogs.fsfe.org/boukouvalas/?p=546">konferencës OSCAL në
Shqipëri</a> (3-4 maj), <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/community/news/albania-youth-ministry-supports-open-source-meeting">e mbështetur nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë</a>. Një nga folësit në konferencë <a
href="http://oscal.openlabs.cc/speakers/">qe Erik Albers-i i FSFE-së</a>.</li>
<li>Diçka teknike: <a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/04/key-signing-with-caff/">Guido Arnold-i
shpjegon përparësitë e përdorimit të caff-it për nënshkrim kyçesh</a>, i cili
është pjesë e paketës keysigning-party në sisteme me bazë Debian.</li>
<li>Dhoma e gjumit e re e Kevin Keijzer-it tani është <a
href="https://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2014/03/29/my-new-bedroom-htpc-gigabyte-brix/">e pajisur
me një kompjuter të ri me Software të Lirë</a> dhe ai dokumentoi hapat <a
href="https://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2014/04/20/acer-c720-chromebook-debian-gnu-linux/">se si të instalohet Debian GNU/Linux-i në Acer C720 Chromebook</a>.</li>
<li>Jens Leuchtenbörger-i shpjegon se si të kryhet <a
href="https://blogs.fsfe.org/jens.lechtenboerger/2014/04/05/certificate-pinning-for-gnulinux-and-android/">Fiksim Dëshmish për GNU/Linux dhe Android</a>.</li>
<li>Kur Daniel Pocock-u përmirësoi një pajisje Android "zbuloi se
Android-i u tregon operatorëve telefonikë të dhënat e përdorura nën
<i>tethering</i>"; pasi pati shumë opinione, shkroi një
artikull të dytë, meqë komentuesit e përligjnin mënyrën se si rrjetet celulare përpiqen të diskriminojnë përdorimin e tethering-ut. Lexoni gjithashtu <a
href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=769">komentin nga Paul Boddie rreth
artikullit të dytë</a>.</li>
<li>Më tej Danieli shkroi mbi problemet me hyrjet përmes SMS-sh, se si
strehuesi i tij, përdorues i AirBNB-së, donte të skanonte dokumentet e tij
të identitetit dhe pasaportat, dhe mbi softfonin më të mirë në dekstop GNU/Linux për ndërlidhje real-time (RTC / VoIP).</li>
</ul>
</ul>
<h2>Aktivizohuni: Shndërrojeni Paktin e Software-it të Lirë në një sukses!</h2>
<p>Siç edhe <a href="/news/2014/news-20140304-01.html">shkruam në mars</a>,
kandidatët që premtojnë përkrahje për Software-in e Lirë përbëjnë një rast
të mirë për ti ballafaquar me premtimet, pas zgjedhjes. Në të ardhmen
mund të lidhemi me ta kurdo që do të ketë legjislacion nga BE-ja që mund
të rrezikojë ekzistencën ose rritjen e Software-it të Lirë.</p>
<p>Pasi vullnetarët e FSFE-së prodhuan mjaft përkthime të paktit, April-i tani
i ka botuar krejt të dhënat e nevojshme te <a
href="http://freesoftwarepact.eu/">sajti i paktit të Software-it të Lirë</a>,
që kështu të mund të aktivizoheni.</p>
<p>Në Itali, praktikanti ynë i ri Michele Marrali u lidh me 51 kandidatë. Kërkoi
për kandidatët, përdori <a
href="https://blogs.fsfe.org/eal/2014/04/23/the-free-software-pact-for-the-european-elections-2014/">gjedhen e
Erikut</a> (<a
href="https://blogs.fsfe.org/eal/2014/04/23/der-freie-software-pakt-eu">në Gjermanisht e gjeni këtu</a>) për tu lidhur me ta, dhe më pas shënoi në <a
href="https://public.pad.fsfe.org/p/freesoftwarepact-eu-candidates">regjistrin tonë kë kontaktoi</a>. Synimi i tij është të lidhet me çdo kandidat italian dhe ti bëjë të nënshkruajnë paktin. Po ju, sa mund të kontaktoni?</p>
<p>Në rast se nuk keni kohë të merrni pjesë në këtë "hobby lobby
competition", shihni mundësinë e <a href="https://my.fsfe.org/donate">bërjes së një dhurimi</a>, që të mund tu ofrojmë vullnetarëve më aktivë <a href="/order/order.html">pak mirënjohje nga shitorja jonë</a>.</p>
<p>Faleminderit për krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>, <a href="https://my.fsfe.org/donate">anëtarët shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
<a href="/about/people/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="/index.html">FSFE</a></p>
<!--/e-content-->
</body>
<sidebar promo="about-fsfe"><!--
<h3>Lajme FSFE</h3>
<ul>
<li><a href="/news/">Njoftime për Shtypin</a></li>
<li><a href="/news/newsletter.html">Arkiv Buletinesh</a></li>
<li><a href="/events/">Veprimtari Së Afërmi</a></li>
<li><a href="https://planet.fsfe.org/">Blogje Planeti</a></li>
<li><a href="/about/contact.html#community">Diskutime Software-i të Lirë</a></li>
</ul>
--></sidebar>
<author id="kirschner" />
<date>
<original content="2014-05-04" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
<tag key="security"/>
<tag key="dfd"/>
<tag key="ayc"/>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->