fsfe-website/news/nl/nl-201302.sq.xhtml

253 lignes
14 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2013-02-04" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - shkurt 2013</title>
</head>
<body>
<h1>Buletini i FSFE-së - shkurt 2013</h1>
<h2>Dështim i njësuar për shoqërinë tonë</h2>
<p>Software-in ne e duam si një mjet në ndihmë të shoqërisë. Patentat
e software-it përbëjnë një kërcënim ndaj kësaj, ngaqë, duke i dhënë
të zotit të patentave fuqi ligjore t’u ndalojë krejtësisht zhvilluesve
të software-it përdorimin e ideve të patentuara, u shtojnë zhvillimit
dhe shpërndarjes së software-it rreziqe ligjore dhe financiare.</p>
<p>Parlamenti Europian miratoi në <a href="/news/2012/news-20121211-01.html">dhjetor</a>
një propozim për krijimin e patentave me efekte të njësuara për Europën (që këtej edhe
"patenta të njësuara"). Duke miratuar këtë propozim, deputetët e Parlamentit Europian
(DEP-ët) zgjodhën të mos marrin parasysh kritikat e ardhura ndaj propozimit nga tërë palët
e debatit. Që para votimit, <a
href="http://ipkitten.blogspot.de/2012/12/unitary-patent-deja-vu-council-debate.html">juristë
të patentave</a>, <a
href="http://www.ip.mpg.de/en/pub/publications/opinions/unitary_patent_package.cfm">ekspertë
ligjorë</a>, <a
href="http://www.april.org/en/against-software-patents-460-companies-demand-improvement-unitary-patent-europe">ndërmarrje të vogla dhe të mesme</a>
dhe grupe të shoqërisë civile, të tillë si <a
href="http://www.unitary-patent.eu/">FFII</a> dhe FSFE, krejt këta
u patën shprehur shqetësimet e tyre DEP-ëve. Me miratimin, Parlamenti Europian
ka hequr dorë nga një pjesë e pushtetit të vet mbi mbrujtjen e politikave europiane
të lidhura me risinë. Ky pushtet i lihet Zyrës Europiane të Patentave (EPO),
e cila ka një historik vendimesh që shpërblejnë monopolet, në gamën më të gjerë
të mundshme të fushës në fjalë.</p>
<p>Sipas sajtit të Parlamentit Europian, "marrëveshja ndërkombëtare
që krijon një gjykatë të njësuar patentash do të hyjë në fuqi më 1 janar 2014
ose pasi trembëdhjetë shtete nënshkruese të marrëveshjes ta ratifikojnë atë,
me kusht që Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania të jenë mes tyre.
Me <a href="https://my.fsfe.org/donate">ndihmën tuaj të pandërprerë</a>, FSFE-ja
do të vazhdojë të njoftojë kompani dhe politikanë mbi rreziqet e patentave.</p>
<h2>Italia nuk do përdorues të Software-it të Lirë si mësues</h2>
<p>Nxënësve, ashtu si edhe mësuesve, duhet t’u jepet mundësia
të përdorin Software-in e Lirë në shkolla. Mjerisht, mjaft nga pyetjet e lidhura
me TI-në në pyetësorët e përdorur në Itali për përzgjedhjen e mësuesve të ardhshëm
përqendrohen në një sistem të vetëm operativ pronësor dhe në software që mund të kihet
vetëm nën atë sistem. Kjo praktikë diskriminon përdoruesit e Software-it të Lirë që
dëshirojnë të bëhen mësues.
Për këtë, ekipi ynë italian <a
href="/news/2012/news-20121217-01.html">depozitoi një ankesë ligjore</a>
Ministrinë italiane të Edukimit. Në bashkëpunim me AsSoLi, Wikimedia
Italia, Free Software User Group Italia, Associazione per
l’Informazione Geografica Libera (GFoss.it), Italian Linux Society,
LibreItalia dhe 38 grupe të tjera ne shpjegojmë se Ministria e Edukimit
e vendit po e vendos Software-in e Lirë në një disavantazh të padrejtë.</p>
<p>Përveç veprimeve të vazhdueshme në Itali, ekipi i FSFE-së për arsimin,
më 2012-n, punoi më shumë se kurrë për të promovuar përdorimin e Software-it të Lirë
në shkolla dhe universitete. Guido
Arnold-i <a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2013/01/edu-team-2012-summary/">e ka përmbledhur
këtu punën e ekipit</a> dhe planet e tij për 2013-n.</p>
<h2>Mos shihni pas me zemërim!</h2>
<p>Të paktën puna e FSFE-së gjatë 2012-s nuk lë shteg për diçka të tillë. Lexoni <a
href="/news/2012/report-2012.html">raportin tonë vjetor</a> që të
shihni se çfarë arritëm, si e arritëm, dhe çfarë kemi përpara për 2013-n. Falënderojmë
krejt <a href="https://my.fsfe.org/donate">Anëtarët Shok</a> tonët, <a
href="/donate/thankgnus.html">dhuruesit dhe sponsorët</a> që e bënë të mundur
punën tonë! Nëse ju pëlqen ajo që lexuat, ju lutemi, <a
href="https://my.fsfe.org/donate">dhuroni si një Anëtar Shok i FSFE-së</a>.</p>
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
<ul>
<li>Standarde të Hapët: <a
href="https://blogs.fsfe.org/eal/2013/01/23/new-dfd-posters-arrived">Afishet
për DLD 2013 mbërritën</a> dhe vullnetarë anembanë botës, përfshi <a
href="http://www.softmetz.de/2013/01/20/bericht-vom-ersten-muenchner-fsfe-fellowship-treffen/">grupin
tonë të Anëtarëve Shok në Mynih</a>, kanë filluar të përgatisin edicionin
e sivjetshëm të veprimtarisë. <a
href="http://documentfreedom.org/news/2012/news-20120403-01.html">Më 2012-n
pati 54 veprimtari</a> në 23 vende dhe në 19 gjuhë të botës, të tëra rreth
Standardeve të Hapura. Një nga temat e shumta do të jetë sërish mbi videon dhe audion
në web. Do të donim të shtojmë ndërgjegjësimin rreth <a
href="http://html5video.org/wiki/HTML5_Video_Player_Comparison">lojtësve
të videove HTML5</a>, të tillë si <a href="http://lwn.net/Articles/527081/">ai i riu
Wikipedia-s</a>. Nëse keni përvojë me këto, ju lutemi, <a
href="http://documentfreedom.org/contact.html">lidhuni me ne</a>.</li>
<li>Intervista e Anëtarit Shok: Një nga vullnetaret më aktive për DLD-në, Anna Morris,
<a
href="https://blogs.fsfe.org/anna.morris/2013/01/15/phone-coop-pdf-bug-fixed/">na
tregon pse gjithkush duhet të ketë një shok me njohuri për Software-in e Lirë</a>
që ta mbajë në udhën e duhur kur ka probleme plot, pse të jetë krenar për të
kur mëson diçka të re, dhe ta ndihmojë që të kontribuojë me më tepër Software
të lirë dhe më të mirë. Të tërë ne kemi diçka për të dhënë!</li>
<li>FSFE në ndihmë të VLC-së që kjo të luajë Blu-ray. Video Lan Client (VLC) është
lojtësi Software i Lirë më i përdorur në botë. Zhvilluesit e tij kanë dashur prej kohësh
të jenë në gjendje të luajnë disqe Blu-ray. I kërkuan Hadopi-t, autoriteti i të drejtave
të kopjimit në Francë, këtu e një vit më parë, ndihmë ligjore se si të trajtohej
<a href="http://drm.info">administrimi dixhital i kufizimeve
(DRM)</a>, por autoriteti i të drejtave të kopjimit ende nuk është përgjigjur.
Në një takim të organizuar nga Ministria Frënge e Ekonomisë, Karsten Gerloff
i përkrahu zhvilluesit e VLC-së <a
href="http://joinup.ec.europa.eu/news/fsfe-frances-reading-copyright-limiting-innovation">duke kritikuar
interpretimin strikt nga ana e Francës të të drejtave të kopjimit</a>, çka i pengon mjaft hacker-ët
Software-it të Lirë.</li>
<li>Administrata Publike: Microsoft-i pagoi HP-në për një studim rreth përdorimit të
Software-it të Lirë nga Bashkia e Mynihut. Përfundimi i tyre është që zgjidhjet me Software
të Lirë kushtojnë miliona euro më shumë se zgjidhjet nga Microsoft-i. <a
href="http://joinup.ec.europa.eu/news/city-munich-refutes-rumours-spread-about-costs-using-open-source">Mynihu
i hedh poshtë pretendimet</a> e studimit të pabotuar, dhe <a
href="http://jan.wildeboer.net/2013/01/that-hpmicrosoft-study-on-the-linux-migration-in-munich-hm/">studimin e
kanë kritikuar</a> dhe të tjerë. Më anë tjetër, ka lajme të mira: në qytetin zviceran të Bernës, <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/news/majority-bern-council-tells-swiss-city-switch-open-source">shumica
e këshillit bashkiak dëshiron të kalohet në Software të Lirë</a>, ndërsa <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/news/basque-government-unveils-open-source-repository-facilitate-reuse">qeveria
baske ka krijuar një depo publike Software-i të Lirë</a> që të lehtësojë përhapjen e tyre.</li>
<li>"Mbrojtësit e software-it të lirë duhet t’i rikthehen qëllimit të tyre final të çlirimit
të njerëzve, jo software-it", shkruan Benjamin Mako Hill në artikullin e vet <a
href="http://mako.cc/writing/hill-freedom_for_users.html">"Liri për
Përdoruesit, Jo për Software-in"</a>. Është botuar në librin <a
href="http://www.wealthofthecommons.org/">"Pasuria e të Përbashkëtës: Një Botë
Përtej Tregut dhe Shtetit"</a>. <a
href="http://www.boell.de/downloads/2012-04-buch-2012-04-buch-commons.pdf">Versioni
në Gjermanisht i librit (PDF)</a> përfshin edhe një artikull mbi Software-in e Lirë
në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.</li>
<li>FSFE në valë: Javët e fundit Torsten Grote dha një intervistë në radio mbi
sisteme të shpërndarë, kurse Erik Albers dhe Matthias Kirschner folën rreth
Ubuntu Phone-it. Tok me intervista të tjera, i gjeni te <a
href="https://wiki.fsfe.org/Audio">faqja audio e wiki-t të Anëtarëve Shok</a>.</li>
<li>Prej <a href="https://planet.fsfe.org">grumbullimeve nga planeti</a>: </li>
<ul>
<li>Femrat në bashkësinë e Software-it të Lirë: "Deri sot, për fat të keq
jemi ende larg prej kësaj që thjesht ta shpërfillim krejt problemin
dhe të presim që të eliminohet vetë." shkruan Tonnerre në artikullin e vet <a
href="https://blogs.fsfe.org/tonnerre/archives/88">Liberalizëm Gjinor: ç’na pruri
deri këtu, nuk do të na shpjerë më tej</a>.</li>
<li>Hugo ka filluar "serinë PatentBS". Numri i parë mbulon: <a
href="http://blog.hugoroy.eu/2012/12/24/patentbs-series-1-abolishing-software-patents-would-harm-free-software/">"Rrëzimi i
patentave të software-it do t’i bënte dëm Software-it të Lirë"</a>.</li>
<li>Anëtari Shok Nikos Roussos raporton prej <a
href="http://roussos.cc/2012/12/10/firefoxosappdays-hold-your-breath/">një
hackathon-i të vogël në Athens Hackerspace</a>. Të pranishëm qenë rreth 40
programues, për t’u njohur me përpjekjen e re të Mozilla-s për çlirimin e
ekosistemit të celularëve përmes Aplikacioneve Web të Hapura dhe Firefox OS-it.</li>
<li>Çfarë duhet të keni në mendje kur shkruani një email? Matija ka
nxjerrë në pah disa artikuj mbi <a
href="http://matija.suklje.name/general-e-mail-netiquette">netiketën
për email-et</a>. Ne e patëm përmbledhur këtë temë ca kohë më parë në një <a href="
https://wiki.fsfe.org/Fellows/mk/EmailGuide">udhërrëfyes të shkurtër mbi email-et</a>,
për <a href="/about/jobs/internship.html">stazhierët e FSFE-së</a>
.</li>
<li>Paul Boddie hedh vështrimin te mikrokontrollorët. Ai shkruan <a
href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=111">"Pse Raspberry Pi s’është
Mikrokompjuteri i ri i BBC-së (dhe, ndoshta, as që duhet të ishte)"</a>.</li>
<li>Michael Kesper-i duhet të përdorë Microsoft Windows në punë. Ai shkroi
një postim blogu rreth se pse Windows 8 <a
href="https://blogs.fsfe.org/mkesper/?p=155">është një hap i madh
mbrapa në krejt aspektet</a>. </li>
<li>Si mund të trupëzoni tejtëdhëna që të mbulojnë domosdoshmëritë e licencimit dhe
atribuimit për vepra dixhitale, që të lehtësohet ndarja e tyre me të tjerët? Jonas Öberg <a
href="http://jonasoberg.net/post/40906740451/bachelor-master-thesis-opportunity">po ofron
të udhëheqë një tezë, të financuar, për baçelor ose master</a> mbi këtë subjekt.</li>
<li>Hannes-i vazhdon të ndajë me ne përvojën e tij me Android-in. Lexoni se pse
përdorimi i <a
href="https://blogs.fsfe.org/h2/2012/11/29/tracking-memory-usage/">
një kerneli Linux mund të jetë andrallë</a> kur jeni ende i freskët nga bota BSD dhe <a
href="https://blogs.fsfe.org/h2/2012/12/27/missing-free-android-apps-ii-e-mail/">pse
e ndjen mungesën e një klienti puro email</a>.</li>
<li>Michael Clemens projektin e vet të parë software e <a
href="https://blogs.fsfe.org/clemens/2013/01/29/adressenmeister/">publikoi</a>
më 1992, shkruar në BASIC 2.0 në mikun e vet të dikurshëm C64.</li>
</ul>
</ul>
<h2>Aktivizohuni: E doni Software-in e Lirë? Shpaloseni!</h2>
<p>Si edhe vitin e kaluar, për 14 shkurtin ju kërkojmë t’ua <a
href="/activities/ilovefs/index.html">shpalosni dashurinë tuaj</a> personave
të përfshirë te Software-i i Lirë, dhe veprën e të cilëve e admironi.</p>
<p>Për shembull, përgatisni një "letër dashurie" ku i rrëfeni
zhvilluesve të një programi të dhënë, pse e dashuroni atë çka
bëjnë, na dërgoni një <a
href="/activities/ilovefs/index.html">thënie ose një foto</a>,
përdorni në sajtin tuaj, blogun tuaj (siç <a href="https://blogs.fsfe.org/mk">bëri
redaktori juaj</a>), në faqe profilesh, një nga <a href="/activities/ilovefs/index.html">stemat apo
butonat tanë</a> të krijuar nga Markus Meier, dhe nxitini
të tjerët të marrin pjesë te <a
href="/activities/ilovefs/index.html">dita "E dua Software-in e Lirë"</a>.
Falë Markusit dhe Erikut kemi dhe afishe dhe fletëpalosje ilovefs për ju.
Mund t’i merrni te <a href="/events/events.html">stendat e FSFE-së</a> ose
të porosisni <a href="/order/promoorder.html">material për promovimin e FSFE-së</a>
(që do të përditësohet së shpejti me lëndë të re).</p>
<p>Krejt <a href="https://my.fsfe.org/donate">Anëtarët Shok
mes jush</a> kanë gjithashtu edhe email-in përcjellës login@ilovefs.org, përveç atij
@fsfe.org.</p>
<p>Falënderojmë krejt <a href="https://my.fsfe.org/donate">Anëtarët Shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
<a href="/about/people/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="/index.html">FSFE</a></p>
<p>-- <br />
<a href="/index.html">Free Software Foundation Europe</a><br />
<a href="/news/news.rss">Lajme nga FSFE-ja</a><br />
<a href="/events/events.rss">Veprimtari të Ardhshme FSFE</a><br />
<a href="https://planet.fsfe.org/en/rss20.xml">Shkrime nga Blogje Anëtarësh Shok</a><br />
<a href="/about/contact.html#community">Diskutime mbi Software-in e Lirë</a> </p>
</body>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->