fsfe-website/news/2018/news-20180414-01.sq.xhtml

59 lines
3.6 KiB
HTML
Raw Permalink Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2018-04-14">
<version>1</version>
<head>
<title>Thirrje për Pjesëmarrje: Takim i Bashkësisë së FSFE-së dhe pistë e FSFE-së gjatë Libre Software Meeting në Strasburg, Francë</title>
</head>
<body>
<h1>Thirrje për Pjesëmarrje: Takim i Bashkësisë së FSFE-së dhe pistë e FSFE-së gjatë Libre Software Meeting në Strasburg, Francë</h1>
<p>Libre Software Meeting (LSM) është ndoshta takimi më i madh në Francë mbi Software-in e Lirë, organizuar nga bashkësitë dhe në 2018-n do të shërbejë si strehë e takimit të bashkësisë së FSFE-së. Ai zhvillohet në Strasburg dhe FSFE-ja do të organizojë pistën e vet në ditët e para të LSM-së, nga 7 deri më 9 korrik. Ky është shansi juaj të jeni pjesë e takimit të bashkësisë së FSFE-së dhe edhe të mbani një fjalë në LSM 2018. Afati i aplikimit për një fjalë është 30 prilli - dhe, përpara se ta harroni, <a href="https://rmll2018.info/conferences/RMLL2018/program/proposals/new">aplikoni që tani!</a></p>
<figure>
<img src="https://pics.fsfe.org/uploads/medium/48edc4bde88eb8847539f879c08bfa64.jpg" alt=""/>
<figcaption>FSFE-ja në RMLL 2017<br/><em>(CC-BY-SA 2.0 Julie Missbutterflies)</em></figcaption>
</figure>
<p>Free Software Foundation Europe është e gëzuar të bashkëpunojë
me Hackstub, hackerspace-i në Strasburg që po organizon <a href="https://2018.rmll.info/">Libre Software Meeting 2018</a> (i njohur edhe si Rencontres Mondiales du Logiciel Libre / RMLL).
Kjo do të thotë se takimi i bashkësisë së FSFE-së për 2018-n do të jetë pjesë e
LSM-së dhe anasjelltas. Ngaqë LSM-ja është në vetvete një veprimtari e madhe
e drejtuar nga bashkësitë, ky bashkëpunim ofron një një mjedis të shkëlqyer për
takimin e bashkësisë së FSFE-së, dhe për tu lidhur me bashkësinë më të gjerë
të Software-it të Lirë. Më tepër hollësi mbi takimin do të jepen në javët e ardhshme,
por mund të rrini të qetë se lënda e takimit do të krijohet nga bashkësia dhe
për bashkësinë. Do të ketë një sallë më vete për FSFE-në gjatë 7 dhe 8 korrikut
dhe një ditë me plan të plotë të hënën, më 9 korrik. Regjistrimi për takimin
e bashkësisë pritet të fillojë së shpejti.</p>
<p>Përveç takimit të bashkësisë, FSFE-ja po organizon pistën e vet gjatë
veprimtarisë. Ky është shansi juaj për të ndërthurur pjesëmarrjen në takimin
e bashkësisë së FSFE-së dhe të mbajtjes së një fjale apo bisede në LSM 2018 në
të njëjtën kohë. Afati për aplikime për një bisedë është deri më 30 prill - ndaj,
përpara se të harroni, më mirë <a href="https://rmll2018.info/conferences/RMLL2018/program/proposals/new">aplikoni që tani!</a> <br /><em>(zgjidhni "Free Software Foundation Europe"
kur të pyeteni rreth "Track")</em></p>
<p>Një temë e pistës tonë do të jetë "Edukimi Dixhital" - një temë që
shtrihet nga edukimi shkollor te njohja e programimit e deri te të kuptuarit
e koncepteve etike pas teknologjisë së informacionit. Por jeni të lirë
të propozoni tema të tjera. Përgjithësisht, po shohim për fjalë dhe biseda
frymëzuese, dhe praktika që mbulojnë kafazet e artë dhe çlirimin e përdoruesve - në
mjedise edukative dhe në jetën e përditshme. Mund të gjeni më tepër hollësi në
<a href="/news/2018/news-20180322-01">njoftimin tonë të mëparshëm</a></p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="rmll">RMLL</tag>
<tag key="event">Veprimtari</tag>
<tag key="cfp">Thirrje për Pjesëmarrje</tag>
<tag key="community">takim i bashkësisë</tag>
</tags>
</html>