Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
25개 이상의 토픽을 선택하실 수 없습니다. Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.
 
 
 
 
 
 

51 lines
4.1 KiB

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2018-02-19">
<version>1</version>
<head>
<title>FSFE Italy pyet partitë politike për pozicionet e tyre lidhur me Software-in e Lirë</title>
</head>
<body>
<h1>FSFE Italy pyet partitë politike për pozicionet e tyre lidhur me Software-in e Lirë</h1>
<p>Me rastin e zgjedhjeve të ardhshme në Itali më 4 mars, ekipi vendor i FSFE-së në Itali u dërgoi disa pyetje pastive pjesëmarrëse, për të njohur pozicionin e tyre lidhur me Software-in e Lirë në administratën publike dhe arsim. Do të botojmë dhe analizojmë përgjigjet e tyre, sapo t’i marrim.</p>
<div class="captioned right" style="margin: 2em">
<img src="/graphics/ballot-box.png" alt="Kuti votimi" />
</div>
<p>Në Free Software Foundation Europe, besojmë se mundemi dhe duhet ta bëjmë Software-in e lirë dhe Standardet e Hapur një çështje të krejt zgjedhjeve, qofshin këto të mbajtura në shkallë europiane, kombëtare, rajonale, ose në shkallë vendore. Kjo është arsyeja pse FSFE-ja e përdor kohën e fushatës elektorale të pyesë politikanët rreth qëndrimit të tyre mbi Software-in e Lirë dhe Standardet e Hapura përmes <a href="/activities/elections/askyourcandidates/askyourcandidates">platformës tonë Pyetni Kandidatët Tuaj</a>. </p>
<p>Tani afër, ekipi i FSFE-së për Italinë u dërgoi një sërë pyetjesh partive pjesëmarrëse më zgjedhjet e përgjithshme italiane që do të mbahen më 4 mars. Pyetjet lidhem me pozicionet e partive rreth përdorimit të Software-it të Lirë dhe Standardeve të Hapura në administratën publike dhe vullnetin e tyre për të zëvendësuar formate pronësorë. Pyetje të tjera lidheshin me përdorimin e Software-it Publiknë arsim dhe rreth pozicionit të tyre lidhur me nenet 68 dhe 69 të &quot;Kodit të Administratës Dixhitale&quot; si dhe mbi çështjen e asnjanësisë në rrjet. Përgjigjet e tyre do t’i botojmë dhe analizojmë sapo t’i marrim. </p>
<p><blockquote>&quot;Me këtë fushatë duam t’u kujtojmë politikanëve italianë rëndësinë e Software-it të Lirë dhe përmbushjen e neneve 68 dhe 69 të Kodit të Administratës Dixhitale çka është detyrim i administratës publike.&quot; shprehet Natale Vinto, bashkërenduesi i FSFE-së për Italinë. &quot;Nga ana tjetër, dëshirojmë t’u japim votuesve italianë një shans që të njohin kollaj në këto votime pozicionet e partive pjesëmarrëse mbi Software-in e Lirë.&quot;</blockquote></p>
<p>Sqarim: Neni 68 dhe ai 69 i &quot;Kodit të Administratës Dixhitale&quot; i kërkon administratës publike në Itali të parapëlqejnë zgjidhje të ndërtuara brenda vendit dhe zgjidhje Software të Lirë, përpara atyre pronësore. Veç kësaj, e kanë detyrim të ndajnë me të tjerët kodin burim dhe dokumentimin e software-it të zhvilluar prej tyre me para publike. Mjerisht, për këto detyrime, shpesh mungon sendërtimi në praktikë.</p>
<p>Këto janë pyetjet që u janë dërguar partive pjesëmarrëse:</p>
<blockquote>
<ol>
<li>Cili është pozicioni juaj lidhur me përdorimin e Software-it të Lirë dhe Burim të Hapur brenda administratës publike?</li>
<li>Jeni pro bërjes së detyrueshme të përdorimit të standardeve të hapura për administratën publike?</li>
<li>Jeni pro fillimit të shtrirjes dhe zhvillimit të Software-it të Lirë dhe me Burim të Hapur në planet mësimore të shkollave dhe universiteteve?</li>
<li>Cili është pozicioni juaj lidhur me Kodin e Administrimit Dixhital (në veçanti, neni 68 dhe 69: &quot;Ripërdorim i zgjidhjeve dhe standardeve të hapura&quot;) dhe në rast se pajtoheni, do të ndryshonit ndonjë gjë në të?</li>
<li>Cili është pozicioni juaj ose ai i partisë tuaj mbi asnjanësinë në rrjet?</li>
</ol>
</blockquote>
</body>
<tags>
<tag key="ayc">Pyetni Kandidatët Tuaj</tag>
<tag key="pmpc">Kod Publik</tag>
<tag key="openstandards">Standarde të Hapur</tag>
<tag key="public-administration">Administratë Publike</tag>
<tag key="it">Itali</tag>
<tag key="front-page"/>
</tags>
<author id="albers" />
</html>