Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.

news-20170214-02.sq.xhtml 6.8KB

1234567891011121314151617181920212223242526272829303132333435363738394041424344454647
  1. <?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
  2. <html newsdate="2017-02-14">
  3. <head>
  4. <title>Takimi Europian për Politika Software-i të Lirë 2017</title>
  5. </head>
  6. <body>
  7. <h1>Takimi Europian për Politika Software-i të Lirë 2017</h1>
  8. <p newsteaser="yes">Duke u bazuar në përvojën e <a href="https://fsfe.org/news/2016/news-20160205-01.en.html">takimit të suksesshëm pre-FOSDEM</a> të vitit të kaluar, <a href="https://fsfe.org/index.en.html">Free
  9. Software Foundation Europe</a> dhe <a href="http://www.openforumeurope.org/">OpenForum Europe</a> e vazhdoi traditën për të mbledhur tok grupe aktive të Software-it të Lirë, një ditë para veprimtarive FOSDEM, me qëllim diskutimin e politikave publike që lidhem me veprime si në nivel BE-je, ashtu edhe në nivel kombëtar. Këtë vit, takimi u përqendrua në nxitjen e shkëmbimit të pikëpamjeve mes individëve dhe vendim-marrësve, duke sjellë të dhëna personale rreth temash të lidhura me Software-in e Lirë në politikat publike.</p>
  10. <p>Sesioni nisi me Sebastian Raible-in (asistent në parlament i
  11. Julia Reda-s (eurodeputete)), që dha një <a href="http://raible.org/presentations/2017-02-03_FOSSA_Pre-FOSDEM-Meetup/#1">prezantim mbi zhvillimet në Software-in e Lirë, nga perspektiva e Parlamentit Europian</a>. Ai shpjegoi progresin e <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/eu-fossa/description">programit Free and Open Source Software Audit (ose FOSSA)</a>, që u zgjat edhe për tre vjet në fund të 2016-s, dhe shpjegoi se një nga ndryshimet kryesore te programi qe se tani ai përfshin një skemë të re nxitëse “gjuetie të metash”, e cila shpërblen zbulimin dhe njoftimin e të metave të reja në software. Pjesëmarrësit theksuan shqetësime të tyret rreth metodologjisë së FOSSA-s, dhe nevojën për t’u përqendruar në synimet e saj, pra, asistencë për sigurinë e projekteve Software i Lirë.</p>
  12. <p>Më tej, Pierre Damas (drejtues i Sektorit të Shërbimeve Dixhitale në Drejtorinë e Përgjithshme të Teknologjive të Informacionit, Komisioni Europian) informoi grupin për disa nga <a href="http://www.openforumeurope.org/wp-content/uploads/2017/02/EC-Open-Source-Strategy-OFE-PRE-FOSDEM-1.pdf">planet e Komisionit</a> rreth përditësimit të <a href="https://ec.europa.eu/info/european-commissions-open-source-strategy_en">Strategjisë së vet mbi Software-in Me Burim të Hapur</a>, duke identifikuar pengesat dhe motivet kyçe për adoptimin e tij në praktikë. Sipas z. Damas, edhe pse brenda Komisionit Software-i i Lirë teknikisht trajtohet në mënyrë të barabartë me kundërpalët pronësore, mbetet ende një mungesë vullneti politik për t’i dalë në krah adoptimit në shkallë të gjerë të teknologjive Software i Lirë brenda institucioneve të BE-së. Sipas tij, hapi pasues për Strategjinë e përditësuar të Burimit të Hapur në Komision është "shndërrimi dixhital" i fushave të tilla si <em>reja</em>, <em>big data</em>, dhe <em>Interneti i Gjërave</em>.</p>
  13. <div class="captioned left" style="max-width: 650px; width: 53%">
  14. <a href="/graphics/2017-policy-meeting.jpg">
  15. <img src="/graphics/2017-policy-meeting.jpg" alt="Policy meeting" width="100%"/>
  16. </a>
  17. </div>
  18. <p>Jaana Sahk-Labi (prej Përfaqësisë së Përhershme Estoneze në BE) <a href="http://www.openforumeurope.org/wp-content/uploads/2017/02/presentation-pre-FOSDEM-03022017-1.pdf">paraqiti platformën kombëtare të Estonisë për përkrahjen e sendërtimit të Software-it të Lirë</a>. Estonia konsiderohet ajka në -qeverisje në shkallë BE-je, dhe ka në plan të vërë theksin në tema e-qeverisjeje gjatë presidencës prej saj të Këshillit të BE-së, në gjysmën e dytë të 2017-s. Një nga sfidat kryesore për qeverinë estoneze në presidencën e ardhshme do të jetë trajtimi i duhur për politika "pa të dikurshme", që i rezistojnë të ardhmes, që vazhdojnë pasi koha e presidencës së Estonisë të ketë mbaruar. Për pasojë, Estonia po predikon për një revolucion dixhital në institucionet e BE-së.</p>
  19. <p>Laurent Joubert (nga qeveria frënge) <a href="http://www.openforumeurope.org/wp-content/uploads/2017/02/PGO_FOSS-contribution-policy-43-1.pdf">paraqiti Open Source Contribution Policy Template</a> që është hartuar nga përfaqësues të shumtë qeverish, entesh joqeveritare, kompanish, organizmash ndërkombëtare dhe sektori akademik, si pjesë e <a href="https://paris-declaration.ogpsummit.org/topic/5820e48c2fd812b46ab9facc">Open
  20. Government Partnership</a>. Synimi i kësaj gjedheje është të furnizojë një kuadër që mund të ndahet lehtë me të tjerët dhe gati për përdorim nga qeveritë – si dhe administrata të tjera publike - për caktim rregullash dhënie kodi të krijuar nga nëpunës civilë, kod që si parazgjedhje duhet të jetë i hapur. Synimi përfundimtar i këtyre rregullave është të lehtësojnë krijimin, ndarjen me të tjerët dhe ripërdorimin e kodit të zhvilluar nga dhe për administratat publike.</p>
  21. <p>Paraqitjet prej folësve u pasuan nga një tryezë diskutimesh, ku u shtrua për pjesëmarrësit mundësia e krijimit të një pulti, që do të shërbente si një mjet për grupe veprimtarësh për të sjellë praktikat dhe politikat më të mira në përkrahje të Software-it të Lirë dhe Standardeve të Hapura (OS) në shtetet anëtare të BE-së. Një pjesë e diskutimit iu kushtua gjetjes së rrugëve për të vlerësuar politika ekzistuese kombëtare apo rajonale të cilat përkrahin Software-in e Lirë. Tregues të identifikuar të "të qenit të hapur" ishin: shkalla e përdorimit të Software-it të Lirë; dhe fakti i përdorimit të analizave globale në procedura <em>online</em>. Veç tyre, do të duhet të mbahen parasysh edhe disa kritere të tjera: transparencë mbi se si adoptohet Software-i Lirë në sektorin publik; vënia praktikisht në jetë e politikave; dhe pjekuria e produktit. Pjesëmarrësit ranë dakord të fillojnë punën me radhitjen e parametrave që do të përshkruanin "sjelljen shembullore" në anën e qeverive, me idenë e zhvillimit të hapave ose veprimeve konkrete në përkrahje të qeverive për t’i arritur këto.</p>
  22. <p>Takimi qe një hap tjetër që shtron rrugën për bashkëpunim më të madh rreth pikës se si të promovohen rregulla publike në përkrahje të Software-it të Lirë nëpër Europë. Shpresojmë të vazhdohet bashkëpunimi dhe bashkërendimi i veprimeve tona, me qëllim që të arrihet diçka kolektivisht në nivel politikash.</p>
  23. </body>
  24. <tags>
  25. <tag>front-page</tag>
  26. <tag content="Politika">Policy</tag>
  27. <tag content="Standarde të Hapura">Open Standards</tag>
  28. <tag content="Komisioni Europian">European Commission</tag>
  29. <tag contet="Parlamenti Europian">European Parliament</tag>
  30. <tag content="Administrata Publike">publicadministration</tag>
  31. </tags>
  32. <author id="malaja"/>
  33. </html>