Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/
https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics
Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.
103 lines
6.4 KiB
103 lines
6.4 KiB
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?> |
|
|
|
<html newsdate="2016-04-28"> |
|
<version>1</version> |
|
|
|
|
|
<head> |
|
<title>Me licencimin FRAND, BE-ja rrezikon synimet e veta</title> |
|
</head> |
|
<body> |
|
|
|
<h1>Me licencimin FRAND, BE-ja rrezikon synimet e veta</h1> |
|
|
|
<p>Më 19 prill, Komisioni Europian botoi një komunikatë mbi <a |
|
href="https://ec.europa.eu/digital-single-market/en/news/communication-ict-standardisation-priorities-digital-single-market">"Përparësitë në Standardizimet TIK për Tregun e Përbashkët Dixhital"</a> ('Komunikata' këtu e më poshtë). <a |
|
href="https://download.fsfe.org/policy/letters/20151029-fsfe-dsm-comments.pdf">Strategjia |
|
për Tregun e Përbashkët Dixhital (TPD)</a> synon dixhitalizimin e industrive |
|
përmes disa nismash ligjore dhe politike, dhe Komunikata është një pjesë e saj, |
|
që mbulon standardizimin. Në përgjithësi, Free Software Foundation Europe |
|
(FSFE) e mirëpret frymën bindëse të Komunikatës lidhur me integrimin e Software-it |
|
të Lirë dhe <a href="/freesoftware/standards/">Standardet e Hapura</a> në standardizim, |
|
por shpreh shqetësimet e veta lidhur me mungesën e të kuptuarit të kushteve |
|
të nevojshmeve për ecjen në atë drejtim.</p> |
|
|
|
<h2>Pranimi i rëndësisë së Software-it të Lirë</h2> |
|
|
|
<p>Komunikata nis me pranimin e rëndësisë së Standardeve të Hapura në |
|
ndërveprueshmërinë, risitë dhe përdorimin e mediave, lëndës kulturore dhe |
|
edukative, dhe promovon "bazimin mbi bashkësitë, tërheqjen e sektorëve të rinj, |
|
promovimin e standardeve dhe platformave të hapura, kur lypset, forcimin e lidhjes |
|
me sektorit të kërkimeve dhe standardizimit". Ky i fundit shihet i lidhur ngushtë |
|
me "renë", atje ku Komunikata shprehet se "zgjidhjet pronësore, trajtimet puro |
|
kombëtare dhe standardet që kufizojnë ndërveprueshmërinë mund të pengojnë |
|
seriozisht potencialin e Tregut të Përbashkët Dixhital", dhe thekson se "standarde |
|
të hapur, të përbashkët, do t’i ndihmojnë përdoruesit të përdorin shërbime të reja risore".</p> |
|
|
|
<p>Si rrjedhojë, Komisioni arrin në përfundimin se deri në fund të 2016-s synohet |
|
të përdoren më tepër elementë Software-i të Lirë, duke integruar më mirë bashkësitë |
|
e Software-it të Lirë me organizmat e hartimit të standardeve, në procesin e caktimit të tyre.</p> |
|
|
|
<p>Në fushën e Internetit të Gjërave (IoT), Komunikata pranon nevojën |
|
e BE-së për "trajtim sipas një platforme të hapët, që të mbulojë fusha të shumta |
|
zbatimi ... që të krijojë ekosisteme IoP konkurruese". Në këtë pikëpamje, Komisioni |
|
pohon se "kjo lyp standarde të hapura që mbulojnë krejt zinxhirin e vlerave, duke |
|
integruar teknologji të shumta ... bazuar në bashkëpunim ndërkombëtar të lehtësuar, |
|
që ngrihet mbi një kuadër DPI ["të drejta të pronësisë intelektuale"] i cili lejon përdorim |
|
të lehtë dhe të ndershëm të patentave thelbësore të standardeve (SEPs)".</p> |
|
|
|
<p>FSFE-ja e mirëpret këtë drejtim të shfaqur në Komunikatë, si edhe pozicionin e |
|
Komisionierit <a |
|
href="https://ec.europa.eu/commission/2014-2019/oettinger/announcements/keynote-speech-closing-plenary-session-net-futures-2016-brussels_en">Günther Oettinger, shpërfaqur në fjalën e tij gjatë Net Futures 2016</a>, |
|
se "ripërdorimi i lehtë i standardeve dhe përbërësve të hapur përshpejton dixhitalizimin e |
|
çfarëdo sipërmarrjeje apo çfarëdo sektori të industrisë." Për më tepër, sipas |
|
komisionerit Oettinger, standardet Software i Lirë "lejojnë transparencë dhe krijojnë |
|
besim."</p> |
|
|
|
<h2>Komisioni Europian vë në rrezik përpjekjet e mbara</h2> |
|
|
|
<p>Megjithëkëtë, përpjekjet e Komisionit për promovimin e Standardeve |
|
të Hapura dhe të një qëndrimi më të baraspeshuar kundrejt politikave |
|
të "të drejtave të pronësisë intelektuale" në standardizim, mund të dëmtohen |
|
seriozisht nga pozicioni i Komisionit ndaj licencimit FRAND. Në veçanti, |
|
Komisioni i ka vënë vetes qëllimin të "qartësojë elementët bazë të një metodologjie |
|
të paanshme, të efektshme dhe të zbatueshme licencimesh, ngritur mbi parimet |
|
FRAND", e cila shihet si arritje e baraspeshës së duhur në standardizim |
|
dhe që siguron përdorim "të drejtë dhe jo-diskriminues" të standardeve. Për |
|
më tepër, është fakt i njohur që kushtet e licencimeve FRAND, të cilat në teori |
|
bëjnë fjalë për kushte "të drejta, të arsyeshme dhe jo-diskriminuese", në |
|
praktikë janë <a |
|
href="/freesoftware/standards/why-frand-is-bad-for-free-software.html">të papërputhshme |
|
me shumicën e Software-it të Lirë</a>.</p> |
|
|
|
<p>Si përfundim, edhe pse me Komunikatën zë fill një drejtim pozitiv |
|
drejt promovimit të Standardeve të Hapura dhe përfshirjes së bashkësive të |
|
Software-it të Lirë në procesin e standardizimit, ky drejtim mund të jetë |
|
seriozisht i kufizuar, nëse Komisioni dështon të shohë mospërputhshmërinë |
|
e kushteve të licencimeve FRAND me licencat e Software-it të Lirë. Nga ana e vet, |
|
kjo mund ta bëjë të pamundur për Software-in e Lirë sendërtimin si duhet |
|
praktik të standardeve. Si pasojë, përpjekjet e Komisionit për një "treg të përbashkët |
|
dixhital" të vërtetë, të bazuar në ndërveprueshmërinë, të qenët të hapët dhe risitë, |
|
nuk do të arrihen, pasi pjesa e rëndësishme e potencialit risues, që gjendet në Software-in |
|
e Lirë, do të gjendet praktikisht e përjashtuar nga standardizimi.</p> |
|
|
|
<p>Në të njëjtën frymë me <a |
|
href="https://download.fsfe.org/policy/letters/20151029-fsfe-dsm-comments.pdf">rekomandimet |
|
tona lidhur me nismën mbi TPD-në</a>, që u pritën mirë nga Komisioni, FSFE-ja |
|
beson se që të arrihet integrim adekuat i bashkësive të Software-it të Lirë, dhe |
|
trajtimi përgjithësisht bindës drejt përdorimit si duhet të Standardeve të Hapura, |
|
Komisioni lypset të shmangë pasojat e dëmshme për Software-in e Lirë të licencimeve |
|
FRAND dhe, në vend të kësaj, të ndjekë promovimin e standardeve që janë të hapura, |
|
minimaliste dhe të sendërtueshme me Software të Lirë. Këto standarde do të ofrojnë |
|
brumin për premtimet e Komisionit lidhur me nxitjen e bashkësive të Software-it të Lirë |
|
të marrin pjesë në proceset e standardizimit.</p> |
|
|
|
</body> |
|
<tags> |
|
<tag key="front-page"/> |
|
<tag key="openstandards">Standarde të Hapura</tag> |
|
<tag key="policy">Politika</tag> |
|
<tag key="european-commission">Komisioni Europian</tag> |
|
<tag key="digital-single-market">Tregu i Përbashkët Dixhital</tag> |
|
</tags> |
|
</html>
|
|
|