fsfe-website/news/2016/news-20160224-01.sq.xhtml

365 lines
20 KiB
HTML
Raw Permalink Blame History

This file contains invisible Unicode characters

This file contains invisible Unicode characters that are indistinguishable to humans but may be processed differently by a computer. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2016-02-24">
<version>1</version>
<head>
<title>Puna e FSFE-së gjatë 2015-s</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Puna e FSFE-së gjatë 2015-s</h1>
<p>
Nga mësimi i njerëzve të përdorin fshehtëzimin për email-et e tyre,
e deri ndryshimi i drejtimit të politikave në shkallë europiane, Free Software
Foundation Europe punoi fort gjatë 2015-s për fuqizimin e kontrollit të
teknologjisë nga përdoruesit. Me ndihmën e mirëpritur të dhuruesve
tanë, i vumë vetes synime ambicioze për vitin. Qemë dëshmitarë të mjaft
përmirësimeve në mënyrën se si funksionojmë, dhe e mbyllëm vitin
pozitivisht, me plot gjëra për të synuar gjatë 2016-s. Ju lutemi, kënaquni
me këtë përmbledhje të (një pjese!) të punës sonë gjatë vitit, dhe faleminderit
që na ndihmoni ta bëjmë botën një vend më të mirë!</p>
<blockquote><p>Software-i i Lirë dhe FSFE-ja për mua janë: ndarje me
të tjerët, të nxënit, të qenët i pavarur nga monopolet, prodhimi i gjërave
tok, pasion dhe liri! Që kur u bëra një anëtare shok, po gjej shokë të rinj
që më ndihmojnë në Software-in e Lirë dhe tema të tjera, duke më mësuar
çdo ditë gjëra të reja, edhe pse na ndajnë kilometra të tërë. Është shumë
bukur të bësh pjesë në një bashkësi që mbështet vazhdimisht pasionin dhe
motivimin tim për Software të Lirë!
</p>
<cite>Nermin Canik</cite></blockquote>
<div id="toc">
<ul>
<li><a href="#telling-the-world-about-free-software">Njohja e botës me Software-in e Lirë</a></li>
<li><a href="#changing-the-rules">Ndryshim rregullash</a></li>
<li><a href="#our-free-software-legal-work">Puna jonë ligjore lidhur me Software-in e Lirë</a></li>
<li><a href="#fsfes-finances">Financat e FSFE-së</a></li>
<ul>
<li><a href="#where-fsfes-funds-come-from">Nga vijnë fondet e FSFE-së</a></li>
<li><a href="#how-we-spend-the-money">Si i shpenzojmë paratë</a></li>
</ul>
<li><a href="#whats-ahead-in-2016">Çpritet për 2016-n</a></li>
</ul>
</div>
<h2 id="telling-the-world-about-free-software">Njohja e botës me Software-in e Lirë</h2>
<p>Duam të ndihmojmë individë dhe organizma të kuptojnë se si
kontribuon Software-i i Lirë në lirinë, transparencën, dhe vetë-vendosjen.
Një nga rrugët për ta bërë këtë është pjesëmarrja në veprimtari
vendore dhe rajonale nëpër Europë, shpesh të organizuara apo mbështetura
nga anëtarë shok dhe ekipe tonat vendore. Në 2015-n, patëm stenda në mjaft
veprimtari, përfshi FOSDEM (Belgjikë), T-Dose (Holandë), FiFFkon (Gjermani),
RMLL/LSM (Francë), Veganmania (Austri), Euskal Encounter (Spanjë),
32C3 (Gjermani), Linuxtage (Austri), Chaos Cologne Conference
(Gjermani), Linuxwochen (Austri), FrOSCon (Gjermani), DebConf (Gjermani)
dhe OpenTech Summit (Gjermani).
</p>
<div class="captioned">
<img src="graphics/v2015martin.jpg"/>
<p>Grupi i Anëtarësisë Shok i Vienës gjatë Veganmania-s.</p>
</div>
<p>Grupi ynë i Anëtarësisë Shok për Rhein/Main përfaqësoi
Software-in e Lirë dhe FSFE-në me një stendë edhe në një veprimtari
të organizuar nga Green Party Hesse. Falë anëtarëve shok vendorë,
informacione mbi Software-in e Lirë mbërritën te mjaft persona edhe në
konferenca ku nuk qemë formalisht të pranishëm me një stendë. Më tej,
organizuam biseda dhe prezantime në mjaft konferenca dhe veprimtari
të tjera.</p>
<p>Shtuam përkthimet e materialeve tona informative. Fletëpalosja
jonë mbi teknologji fshehtëzimi me bazë Software-in e Lirë u shtyp në
jo më pak se nëntë gjuhë të ndryshme (Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht,
Greqisht, Holandisht, Polonisht, Shqip, Spanjisht dhe Turqisht) dhe
u ofrua për shkarkim në dy gjuhë të tjera (Kineze dhe Italiane). Mund
të na ndihmoni ti shpërndajmë këto fletëpalosje dhe të tjera duke <a
href="/promo">i porositur ato te sajti ynë</a>. Veç
fletëpalosjeve tona, buletini ynë i përmuajshëm u përgatit dhe dërgua
mesatarisht në shtatë gjuhë të ndryshme.</p>
<div class="captioned">
<img src="/contribute/promopics/fdroid-flyer_thumb.png"/>
<p>Një nga fletëpalosjet që përdorim për të <a
href="/contribute/spreadtheword.html">përhapur
fjalën</a> mbi Software-in e Lirë.</p>
</div>
<p>Festimi <a href="/news/2015/news-20150303-01.html">i pestë
radhazi i Ditës E dua Software-in e Lirë</a> qe një tjetër ditë e suksesshme për
shfaqjen e vlerësimit, jo vetëm për FSFE-në, por për kontribuesit e
Software-it të Lirë ngado. Dashamirës të Software-it të Lirë nga e gjithë
bota përhapën në internet mesazhe plot dashuri, përmes letrash dhe
poezish falënderuese, si dhe duke ndarë me të tjerët foto dhe duke
mbledhur dhurime në përkrahje të grupeve Software-it të Lirë. Në këtë
kremtim mbarëbotëror morën pjesë organizma të tillë si EFF, Document
Foundation, Wikimedia, Framasoft dhe Partia e Gjelbër Gjermane.</p>
<div class="captioned">
<img src="/activities/ilovefs/whylovefs/photos/gallery/ilovefs-gallery-thumb-25.jpg"/>
<p>Cryptie duke shpalosur dashurinë për Chatsecure-in gjatë Ditës
E dua Software-in e Lirë.</p>
</div>
<h2 id="changing-the-rules">Ndryshim rregullash</h2>
<p>FSFE-ja dëshiron të zgjerojë të drejtat e përdoruesve duke shfuqizuar
pengesat në adoptimin e Software-it të Lirë. Duke ndjekur <a
href="/activities/policy.html">synimet
tona mbi politikat për periudhën 2014-2019</a> jemi përfshirë në
veprimtari politikash si në shkallë kombëtare, ashtu edhe BE-je.</p>
<p>
Në fund të 2014-s, <a
href="https://download.fsfe.org/policy/letters/20141215.FSFE.EC_OSS_Strategy-input.pdf">FSFE-ja dha opinionet e veta mbi strategjinë e brendshme të Komisionit (KE) për përdorimin e Software-it të Lirë</a>.
Në prill të 2015-s, Komisioni Europian botoi një version të ri të
<a
href="http://ec.europa.eu/dgs/informatics/oss_tech/strategy/strategy_en.htm">"Strategjisë
së vet për Burimin e Hapur"</a>
që përfshiu disa përmirësime, krahasuar me versionin e dikurshëm.
Për shembull, në të përfshihej një qëndrim më i vendosur ndaj
Software-it të Lirë dhe një trajtim më i qartë ndaj Standardeve të
Hapura, në të cilin përfshihet promovimi i përdorimit të produkteve
që mbulojnë specifikime teknike të hapura që mund të adoptohen,
sendërtohen dhe zgjerohen lirisht.</p>
<p>FSFE-ja iu përgjigj edhe konsultimeve publike të Komisionit
Europian mbi patentat dhe standardet në shkurt 2015, dhe mbi
prokurimet publike dhe respektimin e të drejtave të pronësisë
intelektuale në korrik të 2015-s.</p>
<div class="captioned">
<img src="graphics/dfd-venezuela-merida-05.jpg"/>
<p>Një pjesë e ekipit të Ditës së Lirisë së Dokumenteve në Mérida, Venezuelë.
<i>Licencuar sipas një lejeje <a
href="http://creativecommons.org/licenses/by-sa/4.0/">Creative Commons
Attribution-ShareAlike 4.0 License</a></i>.
</p>
</div>
<p>Në mars të 2015-s, si pjesë e Ditës së Lirisë së Dokumenteve 2015,
<a href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2015/03/26/909/">FSFE-ja tok me grupin e të Gjelbërve/EFA,  organizuan një seminar për të paraqitur studimin “Sigurimi i transparencës maksimale - Software-i i Lirë dhe Standardet e Hapura nën Rregullat e Procedurës së Parlamentit Europian”</a>, për të rideklaruar rëndësinë e Software-it të Lirë dhe Standardeve të Hapura për transparencën brenda BE-së. Pjesëmarrja në veprimtari të tilla synon shtimin e ndërgjegjësimit mes zyrtarëve të BE-së rreth Software-it të Lirë dhe Standardeve të Hapura dhe varësinë e këtyre standardeve nga formate pronësorë dokumentesh. Ndërgjegjësimi rreth bllokimit të mundësive të zgjedhjes nga tregtuesit po shtohet ngadalë në institucione të BE-së, por mungojnë hapa konkretë për zgjidhjen e këtij problemi. Sido qoftë, pjesëmarrja në veprimtari të tilla qe një mundësi e mirë për ripohimin e pozicioneve tona kryesore mes zyrtarëve të BE-së, të cilët, tek e fundit, janë ata që do të marrin vendimet me peshë për çështjen.</p>
<p>Me disa organizma të tjerë, të tillë si April, EDRi, OFE, dhe OSB
Alliance, lëshuam në të njëjtën kohë
<a href="/news/2015/news-20150325-01.html">një
deklaratë të përbashkët ku i bëhet thirrje Komisionit Europian të bëjë
të mundur që krejt ndërveprimet me publikun të mund të kryhen
duke përdorur tërësisht Standarde të Hapura</a>. Kjo u bë për të trajtuar
gjendjen e tanishme alarmante në institucione të BE-së, të cilat i detyrojnë
qytetarët të përdorin software pronësor prej tregtuesish të dhënë,
pa të mund të komunikojnë në mënyrë efikase me to. </p>
<p>Nën këtë prizëm, 2015-a qe gjithashtu viti kur ne i dhamë fund
<a href="/activities/pdfreaders/pdfreaders.html">fushatës
tonë gjashtëvjeçare, pasi bindëm 1125 administrata publike të heqin
nga sajtet e tyre reklama për software pronësor</a>. Është një nga
fushatat tona më të suksesshme deri sot dhe jemi të lumtur tek shohim
sektorin publik të ecë në drejtimin e duhur duke mos i detyruar
vizitorët e sajteve të tyre të përdorin sofware pronësor. Me gjithë këtë,
lypset të bëhet më tepër punë për të sjellë dhe ruajtur ndryshimin
e nevojshëm. </p>
<p>Për të forcuar më tej të drejtat e përdoruesit, tok me mjaft organizma
të tjerë lëshuam një deklaratë në maj të 2015-s që i kërkon Komisionit
Europian të vendosë masa mbrojtëse për ti lejuar kujtdo
<a href="/news/2015/news-20150506-01.html">të drejtën
të merret</a> me pajisjet e veta. Në mënyrë të ngjashme, gjatë 2015-s,
ndihmuam ti jepej fund rrugëzuesve të detyruar në Gjermani, me një ligj
që u bën të mundur përdoruesve të jenë të lirë të zgjedhin rrugëzuesin
e tyre me Software të Lirë. Kjo do të duhej të shërbente si një shembull
kudo në Europë, dhe përkrahim ligjshmëri të ngjashme kudo që nevojitet.</p>
<div class="captioned">
<img src="graphics/router.jpg"/>
<p>Një nga rrugëzuesit e përpunuar si pjesë e fushatës sonë mbi
rrugëzuesit e detyruar. <i>Foto nga Scott Beale / Laughing Squid. Licencuar sipas një
licence <a
href="http://creativecommons.org/licenses/by-nc/2.0/">Creative Commons
Attribution-NonCommercial 2.0 License</a></i>.
</p>
</div>
<p>Që nga maji i 2015-s,  politika europiane është përqendruar fort te <b>strategjia
për një Treg të Përbashkët Dixhital (TPD)</b> e cila përfshin disa
ndryshime të rëndësishme politike dhe ligjore në fusha të rëndësishme
të punës sonë me politikat, me qëllim sigurimin e "efikasitetit,
besueshmërisë dhe sigurisë në shërbimet dixhitale" në BE.
<a href="https://download.fsfe.org/policy/letters/20151029-fsfe-dsm-comments.pdf">Konkluzionet tona
për Komisionin Europian mbi Strategjinë e një Tregu të Përbashkët Dixhital</a>
u pritën mirë dhe presim që Komisioni të ndjekë rekomandimet tona
gjatë punës me nisma ligjore brenda TPD-së. </p>
<p>Ne ndoqëm nga afër dhe raportin e vetë Parlamentit Europian
"Drejt një tregu të përbashkët dixhital", i cili bazohej në strategjinë e
Komisionit për një Treg të Përbashkët Dixhital. Ne informuam
eurodeputetë rreth problemesh ekzistuese për Software-in e Lirë
në proceset e standardizimit, dhe propozuam zgjidhje të mundshme,
bazuar në vlerësimet tona mbi TPD-në. Versioni përfundimtar i pranuar
i raportit përfshinte disa referenca pozitive ndaj Software-it të Lirë dhe
jemi të kënaqur tek shohim parlamentin të përkrahë pikat tona për
rritje të përdorimit të Software-it të Lirë në sektorin publik.</p>
<p>Tjetër fushë e rëndësishme për Software-in e Lirë ka qenë
<b>reforma e të drejtave të kopjimit në BE</b>, ende në zhvillim.
Gjatë 2015-s, dhamë vlerësimet tona për raportin e vetë Parlamentit
Europian mbi sendërtimin e Direktivës 2001/29/EC (Direktiva InfoSoc), si në
<a href="/news/2015/news-20150605-02.html">draftin</a>,
ashtu edhe në <a
href="/news/2015/news-20150918-02.html">versionin
përfundimtar të adoptuar</a>.
Versioni përfundimtar përfshiu pak përmirësime pozitive për
Software-in e Lirë, p.sh. mbrojtje më të mirë të pronësisë publike
dhe mbrojtje të deklaruar kundër masash teknike të kopjimit
privat. Shpresojmë që në 2016-n Komisioni do të marrë parasysh
rekomandimet jodetyruese të Parlamentit dhe të shfrytëzojë rastin
për të adoptuar ligje të drejtash kopjimi nevojave të mjedisit dixhital.</p>
<h2 id="our-free-software-legal-work">Puna jonë ligjore lidhur me Software-in
e Lirë</h2>
<p>Një nga rrjetet më të mëdhenj të FSFE-së që mbajmë në këmbë është
rrjeti ynë ligjor, i cili në 2015-n u rrit në më tepër se 380 anëtarë, si me
profesionistë të ligjeve, ashtu edhe teknologjistë me njohje dhe zotërim
të proceseve të licencimit të software-it të lirë. Rrjeti ligjor është unik, nga
fakti që sështë ngritur mbi përfaqësim biznesesh ose organizmash, por mbi
individë dhe besim mes individësh dhe ekipit tonë ligjor, një format që po
përpiqemi aktivisht ta riprodhojmë edhe në fusha të tjera, për të shpënë më
tej në mënyrë të ngjashme dialogun dhe të kuptuarin e software-it të lirë.</p>
<p>Ekipi ynë ligjor vazhdoi tu përgjigjej shqetësimeve ligjore të ndryshme
përgjatë gjithë vitit, të ardhura kryesisht nga anëtarë të bashkësisë së Software-it
të Lirë, dhe organizoi sërish Praktikën vjetore të rrjetit tonë mbi Anë
Ligjore &amp; Licencime. Në fund të 2015-s, grupi special i interesit (GSI) që
merret me shenjat tregtare në Software-in e Lirë hodhi në qarkullim një
<a href="http://fossmarks.org/">Udhërrëfyes praktik për kuptimin
e shenjave tregtare në kontekstin e projekteve të Software-it të Lirë dhe
me Burim të Hapët</a>. Për ne është nxitëse të shohim gjatë vitit persona
që i afrohen rrjetit dhe mësojnë rreth përfitimeve të copyleft-it dhe se si
punojnë me sukses me copyleft-in dhe software-in e lirë në përgjithësi, qoftë
bizneset, qoftë organizma të tjerë .</p>
<p>Në fillim të 2015-s, një pjesë e punës tonë u përqendrua te Bacula,
të drejtat e të cilit i mbante FSFE-ja, për shkak të përdorimit prej tij të
marrëveshjes tonë Fiduciary License Agreement (FLA). Interesi
parësor i FSFE-së ka qenë mbajtja e Bacula-s Software i Lirë. Me këtë
pikësynim në mendje, ne ramë dakord të rishpërngulim me kusht disa
nga të drejtat që mbante FSFE-ja dhe në një
<a href="/news/2015/news-20150817-01.html">marrëveshje
të re</a> mes Kern Sibbald-it, Bacula Systems dhe FSFE-së, ramë dakord
që versioni Bacula Community duhet të vazhdojë të hidhet në qarkullim si
Software i Lirë, dhe se FSFE-ja do të ketë të drejtën të rimarrë mbrapsht
të drejtën përjashtimore mbi kodin në fjalë, në rast se ky ndryshon ndonjë
herë.</p>
<h2 id="fsfes-finances">Financat e FSFE-së</h2>
<p>Me një buxhet vjetor tani më shumë se €400000 në vit, që është
gati katër herë më tepër se sa e kishim dhjetë vjet më parë, organizmi,
ashtu si edhe burimet e veta financiare, vazhdojnë të rriten, kryesisht
falë shtimit të vazhdueshëm të dhuruesve individualë dhe anëtarëve
tanë dhurues, Anëtarëve Shok.</p>
<h3 id="where-fsfes-funds-come-from">Nga vijnë fondet e FSFE-së</h3>
<p>
Në 2015-n, FSFE-ja pati €441963 të ardhura. Rreth 40% e tyre vjen
nga kontribute të Anëtarësisë Shok (diku te 35% në 2014-n) dhe një
35% tjetër nga dhurime të pakufizuara (që do të thotë se këto para
slidhen me ndonjë veprimtari të caktuar zhvilluar prej nesh). 18%
e të ardhurave tona erdhi nga sponsorë veprimtarish të caktuara
(Praktika mbi Çështje Ligjore &amp; Licencime në Software-in e Lirë,
dhe Dita e Lirisë së Dokumenteve) dhe 7% nga shitja e artikujve tregtarë
në stenda dhe përmes porosish nga interneti.
</p>
<p>
FSFE-ja <a
href="/about/transparency-commitment.html">ka një
angazhim transparence</a> për të shfaqur dhuruesit tanë që kontribuojnë
me më shumë se 10% të buxhetit tonë vjetor. Për 2015-n, dhuruesi ynë i vetëm
që kontribuoi më shumë se kaq qe Google, me një dhurim që përfaqëson
14% të të ardhurave vjetore të organizmit tonë.</p>
<p>82% e të ardhurave të FSFE-së është pa kufizime, ndërsa 18% është
e lidhur me qëllime të caktuara -- kryesisht me sponsorizime të përmendura
më sipër. Kontributet e Anëtarësisë Shok vazhdojnë të jenë të rëndësishme
për punën tonë dhe shohim një kthesë graduale drejt rritjes së kontributit
të Anëtarësisë Shok (me 9% nga 2014 në 2015-n, dhe një mesatare dhurimi
prej 124€ në 126€)
që është baza e pavarësisë financiare të FSFE-së.</p>
<h3 id="how-we-spend-the-money">Si i shpenzojmë paratë</h3>
<p>Pavarësisht se si e shihni paranë që shpenzon organizmi, sasia
më e madhe e saj do të jenë pagat e nëpunësve, përfshi fonde
për praktikantë dhe trajnime që mbulojnë nga disa muaj deri
një vit pranë FSFE-së për të mësuar rreth Software-it të Lirë dhe
kontribuar në punën tonë. Ekipi i FSFE-së me pjesëtarë të sprovuar
dhe të përkushtuar kontribuon fort në suksesin e organizmit, dhe
kontribuon edhe në mundësimin e punës vullnetare të qindra
anëtarëve tanë shok dhe nga bashkësia. Shpenzimet gjithsej
për 2015-n qenë €431216, prej të cilave 63% u shpenzua për kosto personeli.</p>
<p>Në pika të tjera ku përqendrohet kostoja, shpenzuam 15% për
administrim (kosto zyre, bashkërendim të brendshëm, infrastrukturë
teknike, kosto veprimesh bankare, dhe gjithçka na duhet për mbajtjen
në punë të organizmit dhe plotësimin e detyrimeve ligjore të tij).</p>
<p>Po të shihet shpërndarja e kostove sipas punës me politikat,
ndërgjegjësimin e publikut, puna ligjore dhe artikujt tregtarë
(blerja dhe dërgimi), 48% e fondeve shkuan për punën ligjore,
28% për ndërgjegjësimin e publikut, 24% për artikujt tregtarë
dhe thuajse asgjë për politikat! Kjo e fundit ndodh ngaqë shumica
e kostove për punën me politikat vjen nga koha e ekipit, jo nga
udhëtime apo materiale që duhen prodhuar. Qe paksa më e lartë
në 2014-n, por, në përgjithësi, investimi ynë për politikat
përfaqësohet si investim në kohë pune të ekipit.</p>
<p>Dhe meqë jemi te koha e punës së ekipit, pjesa më e madhe e saj
shkon për ndërgjegjësimin e publikut (32% e kohës së punës nëpër
organizëm). 24% shpenzohet për punë ligjore, 10% për politikat
dhe 3% për artikujt tregtarë. 31% i mbetur është punë administrative,
ku përfshihet gjithçka, nga administrimi i brendshëm dhe mbledhjet,
deri te leximi dhe përgjigja email-eve, dhe përbën shifrën më të vështirë
për tu matur, meqë një pjesë e madhe e asaj çka mund të shihet si
administrative (lexim dhe shkrim email-sh), mund të shihet edhe si
mbështetje për njërën nga fushat tona të tjera të punës, fjala vjen,
ndërgjegjësimi i publikut.</p>
<h2 id="whats-ahead-in-2016">Çpritet për 2016-n</h2>
<p>Për 2016-n, vëmendja jonë do të jetë te trysnia për kërkesën tonë
<b>krejt software-i i financuar me para publike të botohet si
Software i Lirë</b>, dhe që <b>kushdo të ketë të drejtën
të eksperimentojë me hardware-in dhe software-in e vet</b>. Do të punojmë
gjithashtu që të ofrojmë trajnim për vullnetarët tanë dhe të nisim
bashkërendimin e grupeve të Software të Lirë aktivë në çështje politikash
në BE. Kemi përpara një vit ngazëllues për Software-in e Lirë, dhe
shpresojmë të <a href="https://my.fsfe.org/donate">bëheni
pjesë e jona</a> rrugës!</p>
<p>Sinqerisht,<br />
Jonas Öberg<br />
Drejtor i Përgjithshëm
</p>
<p>
Matthias Kirschner<br />
President
</p>
</body>
<tags>
<tag key="annual-report"/>
<tag key="front-page"/>
</tags>
<author id="oberg" />
</html>