Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.
 
 
 
 
 
 

49 lines
2.8 KiB

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2016-01-18">
<version>1</version>
<head>
<title>Opinioni i FSFE-së mbi standardet TIK lidhur me Tregun e Përbashkët Dixhial</title>
</head>
<body>
<h1>Opinioni i FSFE-së mbi standardet TIK lidhur me Tregun e Përbashkët Dixhial</h1>
<p> FSFE-ja i paraqiti Komisionit Europian <a href="https://wiki.fsfe.org/ICT_priorities">opinionin e saj mbi caktimin e përparësive në standardet TIK</a> dhe u përgjigj në <a href="https://ec.europa.eu/digital-agenda/en/news/public-consultation-priority-ict-standards-plan">konsultën publike mbi adoptimin e një Plani Përparësish për Standarde TIK</a>
të propozuar në strategjinë për një Treg të Përbashkët Dixhital (TPB).</p>
<p>Në përputhje me pozicionin tonë, dhe në të njëjtën vijë me <a href="https://download.fsfe.org/policy/letters/20151029-fsfe-dsm-comments.pdf">vlerësimin tonë të strategjisë së TPB-së</a>, përparësitë në standardizim duhen caktuar me kujdes.
FSFE-ja beson se në shkallë BE-je duhen caktuar përparësitë vijuese:</p>
<ul>
<li><p>Promovim standardesh që janë të hapët, me natyrë minimale
dhe të sendërtueshëm me Software të Lirë. Është provuar se standarde
të tilla janë të qëndrueshme, ofrojnë ndërveprueshmëri, janë pro konkurrencës
dhe transparente. Këto standarde u lejojnë aktorëve të peshave të ndryshme
t’i adoptojnë dhe sendërtojnë ato lehtësisht, çka nga ana e saj do të garantojë
në treg konkurrencën më të gjerë të mundshme në të mira dhe shërbime,
dhe përhapjen më të madhe të mundshme të teknologjisë.</p></li>
<li><p>Përdorim të Software-it të Lirë si referencë sendërtimesh të standardit
dhe garanci që një referencë sendërtimesh të botohet nën një licencë Software-i
të Lirë, përfshi hedhjen në qarkullim si Software i Lirë të krejt software-it të zhvilluar
me fonde publike. Si pasojë, kjo praktikë do të japë ndihmesë në dixhitalizimin
e industrive europiane dhe në shtimin e aftësive dixhitale mes popullatës.</p></li>
<li><p>Ndjetje larg <a href="/freesoftware/standards/why-frand-is-bad-for-free-software.html">politikave të dëmshme FRAND të licencimit</a> në fushën e software-it, internetit
dhe web-it, ngaqë këto fusha janë zhvilluar dhe kanë evoluar
duke u bazuar në standarde të hapëta të paprekura nga të ardhura prej të drejtash kopjimi
apo kufizime të tjera.</p></li>
</ul>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="digital-single-market">Tregu i Përbashkët Dixhital</tag>
<tag key="policy">Politika</tag>
<tag key="openstandards">Standarde të Hapura</tag>
<tag key="european-commission">Komisioni Europian</tag>
<tag key="public-administration">Administrata Publike</tag>
</tags>
</html>