fsfe-website/news/2015/news-20151104-01.sq.xhtml

83 line
4.5 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2015-11-04">
<version>1</version>
<head>
<title>FSFE-ja parashtron komentet mbi Strategjinë e Komisionit Europian mbi Tregun e Përbashkët Dixhital</title>
</head>
<body>
<h1>FSFE-ja parashtron komentet mbi Strategjinë e Komisionit Europian mbi Tregun e Përbashkët Dixhital</h1>
<p>Komisioni Europian ka vendosur ta sjellë
tregun e përbashkët të BE-së në formë për epokën dixhitale, duke adoptuar
<a href="http://ec.europa.eu/priorities/digital-single-market/docs/dsm-communication_en.pdf">“Një Strategji për një Treg të Përbashkët Dixhital”</a> që synon heqjen e pengesave
rregullatore mes 28 tregjeve të ndryshëm kombëtare.
Sipas Komisionit, një Treg i vërtetë i Përbashkët Dixhital (TPD)
mund të arrihet duke ndërmarrë veprimet vijuese:</p>
<p>
<ul>
<li>Dixhitalizim i industrisë si një sistem i mençur industrial
në mënyrë që krejt sektorët industrialë të jenë në gjendje të integrojnë
teknologji të reja.</li>
<li>Krijim standardesh dhe ndërveprueshmërie në fusha të tilla si
"Interneti i Gjërave", siguria kibernetike, <em>big data</em>, dhe "reja".</li>
<li>Fillimi i nismave mbi "rrjedhën e lirë të të dhënave" dhe një
Re Europiane Shkence të Hapur si katalizatorë për rritje, risim dhe
dixhitalizim.</li>
<li>Çlirimi i përfitimeve nga e-shërbime të cilësisë së lartë dhe
shpënia më tej e aftësive dixhitale.</li>
</ul>
</p>
<p>FSFE-ja beson se Software-i i Lirë është një parakusht thelbësor për
TPD-në dhe mund të furnizojë potencialin rinovues të dëshiruar për të cilin
ka nevojë Europa që të mund të jetë e suksesshme në konkurrencë në
tregun mbarëbotëror të TIK-ut. Software i Lirë do të ndihmojë të arrihen
shumica e objektivave të vendosura nga Komisioni për arritjen e një tregu
të vërtetë të përbashkët dixhital. Në veçanti:</p>
<p>
<ol>
<li>Duke ofruar mjete për përdorim, ndarje me të tjerët, studim dhe përmirësim
të software-it <strong>Software-i i Lirë është thelbësor në dixhitalizimin
e krejt sektorëve të industrisë</strong>, ngaqë hyrja
në të është e lehtë dhe lejon që teknologjisë dhe shërbimeve
dixhitale t’u jepet formë sipas nevoja specifike të krejt
aktorëve në industri të ndryshme.</li>
<li>Që të arrihet ndërveprueshmëria sa më e gjerë mes
shërbimesh të cilat bizneset mund t’i përdorin dhe
të bazohen mbi to, <strong>Europa ka nevojë për standarde
që janë të hapura, minimale dhe të sendërtueshme përmes
Software-it të Lirë</strong>. Që fusha të tilla si "Interneti
i Gjërave", "reja" dhe <em>big data</em> të jenë në gjendje të jenë
të ndërveprueshme mes sektorësh të industrisë, Software-i i Lirë
duhet të sendërtohet në to sa më herët që të jetë e mundur.</li>
<li><strong>Software-i i Lirë nxit të menduarit dixhital</strong> dhe promovon
kërkimin, dhe këto të dyja do të ofrojnë e-shërbime të cilësisë
së lartë dhe, më e rëndësishmja, do të thellojnë përmes arsimit
aftësitë e përparuara dixhitale.</li>
</ol>
</p>
<p>Prandaj, FSFE-ja i kërkon Komisionit t’i ketë parasysh rekomandimet tona
gjatë punës për arritjen e objektivave të theksuar në strategjinë
për një Treg të Përbashkët Dixhital, dhe të heqë pengesat për
adoptimin më të gjerë të mundshëm të Software-it të Lirë në politikat e BE-së. </p>
<p>Ju lutemi, lexoni <strong><a href="https://download.fsfe.org/policy/letters/20151029-fsfe-dsm-comments.pdf">vlerësimin e plotë nga FSFE-ja të Strategjisë për një Treg të Përbashkët Dixhital</a></strong>.</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="digital-single-market">Treg i Përbashkët Dixhital</tag>
<tag key="policy">Policy</tag>
<tag key="european-commission">Komisioni Europian</tag>
<tag key="public-administration">Administratë Publike</tag>
</tags>
</html>