fsfe-website/news/2015/news-20151028-01.sq.xhtml

80 行
3.9 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2015-10-28">
<version>1</version>
<head>
<title>FSFE-ja nënshkruan letrën e përbashkët për liri pajisjesh fundore</title>
</head>
<body>
<h1>FSFE-ja nënshkruan letrën e përbashkët për liri pajisjesh fundore</h1>
<p>Tok me 9 organizma të tjerë civilë dhe ekonomikë,
Free Software Foundation Europe (FSFE) i dërgoi një letër një numri
të madh anëtarësh të Bundestag-ut lidhur me çështjen e rrugëzuesve
të detyrueshëm. Letra është menduar të theksojë rëndësinë e miratimit
të projektligjit mbi lirinë në pajisjeve fundore në telekomunikacion.</p>
<p>Më 4 nëntor katër këshillat e parlamentit për Ekonominë dhe Energjinë,
Ligjet dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Trafikun dhe Infrastrukturën Dixhitale,
dhe Planet Dixhitale do të konsultohen lidhur me projektligjin “mbi përzgjedhjen
dhe lidhjen e pajisjeve fundore të telekomunikacionit“. 132 përfaqësuesit që
bëjnë pjesë në katër këshillat do të kenë një përgjegjësi të veçantë, ngaqë
është në dorën e tyre të mbrojnë të drejtat e konsumatorëve dhe bizneset
e vogla dhe të mesme.</p>
<blockquote>
<p>”E mirëpresim hartimin nga ana e qeverisë federale të një projektligji
që mund të nxjerrë efektivisht jashtë loje rrugëzuesit e detyrueshëm“, shprehet
Matthias Kirschner, president i FSFE-së. “Gjendja e tanishme e rrugëzuesve
të detyrueshëm është e dëmshme si për shtetasit, ashtu edhe për ekonominë.
Ky fakt duhet ditur nga krejt përfaqësuesit, e krejt partive. Tani na duhet
një sendërtim i shpejtë dhe i pandryshuar i ligjit të projektuar.“</p>
</blockquote>
<p>Projektligji është përfundimi i një diskutimi të gjatë rreth të ashtuquajturve
rrugëzues të detyrueshëm. Këta ua pengojnë përdoruesve të internetit përdorimin
e një pajisjeje fundore të zgjedhur prej atyre vetë dhe i detyrojnë të kenë
përherë pajisjen e operatorit në rrjetin e tyre shtëpiak. Kjo praktikë e përhapur
gjerësisht është kërcënim për sigurinë, privatësinë dhe pavarësinë e krejt përdoruesve
të Internetit dhe ka efekte negative mbi konkurrencën e lirë dhe të ndershme mes
prodhuesve.</p>
<p>Megjithë opinionin e njëzëshëm të ekspertëve, organizmave për mbrojtje
të konsumatorit, dhe politikanëve, disa anëtarë të Këshillit Federal kanë
zgjedhur pozicionet e atyre pak kundërshtarëve të projektligjit. Duke bërë kështu
ata kanë adoptuar argumentet e hapërdarë dhe të hedhur poshtë nga praktika prej
kohësh të mundësuesve të shërbimeve internet dhe operatorëve telefonikë. Deri më
sot Qeveria Federale e ka hedhur poshtë kriticizmin e Këshillit si jo të arsyeshme.</p>
<blockquote>
<p>“Letra e sotme do të duhet të pengojë një përsëritje të reagimit zhgënjyes
të Këshillit. Me një aleancë të gjerë të shumanshme përkrahësish të lirisë
së pajisjeve fundore, ne i kërkojmë anëtarëve të komitetit t’i kalojnë në ligj
këto të drejta themelore të përdoruesve sa më shpejt të jetë e mundur, dhe pa
kompromise të kalbura“, shprehet Max Mehl, bashkërenduesi gjerman në FSFE. “Nga
sot e tutje, asnjë përfaqësues nuk mund të mbrohet se nuk e dinte rëndësinë
e lirisë së pajisjeve fundore në përdorimin e pavarur dhe sigurinë e Iinternetit.”</p>
</blockquote>
<p>Versionin letrës së përbashkët, pa emrat e nënshkruesve, mund
ta shihni <a href="/activities/routers/files/20151027_Verbaendeschreiben.pdf">këtu</a>.
Si shtesë, krejt veprimtaritë e rëndësishme përgjatë debatit mbi rrugëzuesit e detyrueshëm
i keni grumbulluar ndarazi <a
href="/activities/routers/timeline.html">në sajtin tonë</a>.</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="competition">Competition</tag>
<tag key="de">Germany</tag>
<tag key="policy">Policy</tag>
<tag key="routers">Compulsory Routers</tag>
</tags>
</html>