fsfe-website/news/2015/news-20150922-01.sq.xhtml

65 líneas
3.4 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2015-09-22">
<version>0</version>
<head>
<title>FSFE-ja zgjedh president dhe zv.president të ri</title>
</head>
<body>
<h1>FSFE-ja zgjedh president dhe zv.president të ri</h1>
<p>Matthias Kirschner dhe Alessandro Rubini janë presidenti
dhe zv.presidenti i ri i FSFE-së. Ata u zgjodhën javën e shkuar në Bukuresht,
gjatë Asamblesë së Përgjithshme të FSFE-së, teksa Reinhard Müller u rizgjodh si
përgjegjës i financave. Ata do të punojnë për FSFE-në në këto pozicione për dy
vjetët e ardhshëm.</p>
<p>Matthias Kirschner është i punësuar në FSFE që prej 2009-s. Filloi të përdorë
GNU/Linux më 1999-n dhe kuptoi se software-i është i përfshirë thellë në krejt
anët e jetës sonë. Matthiasi është i bindur se kjo teknologji duhet të fuqizojë
shoqërinë, në vend se ta kufizojë atë. Ndërsa studionte shkenca politike dhe
administrative, e bindi FSFE-në ta pranonte si stazhierin e parë të saj, më 2004-n.
Që prej asaj kohe, ai ka ndihmuar organizma të tjerë, kompani dhe qeveri të kuptojnë
se si mund të përfitojnë nga Software-i i Lirë -- i cili i jep gjithkujt të drejtën
për ta përdorur, studiuar, shpërndarë dhe përmirësuar software-in -- dhe se si
këto të drejta ndihmojnë të përkrahet liria e fjalës, e shtypit, ose privatësia.</p>
<p>Matthiasit i pëlqen fort të shpenzojë kohë me të birin foshnje, dhe në kohën
e lirë merr pjesë në seminare të ndihmës së shpejtë për kafshë të egra, i pëlqejnë
karikaturat e XKCD-së dhe Transmetropolitanit, Monty Python, dhe Die Ärzte.</p>
<p>Alessandro Rubini është një inxhinier elektronik dhe ka një doktoratë në
informatikë. Pat instaluar Linux 0.99.14, është përdorues dhe programues aktiv
i Software-it të Lirë, dhe autor i librit "Përudhës Linux Pajisjesh". Pas mbarimit
të doktoratës e braktisi universitetin, ngaqë s’donte thjesht të shkruante
artikuj. Tani punon si këshilltar i pavarur në fushën e përdorimeve industriale
të GNU/Linux-it, kryesisht për përudhës pajisjesh dhe sisteme të trupëzuar,
si edhe për konceptim mikrokontrollorësh dhe PCB-sh. Kohët e fundit ka bashkëpunuar
me CERN-in në kuadrin e projektit Lepuri i Bardhë, projekt që synon sinkronizim
në shkallë sub-nanosekondash për kartat I/O. I pëlqen të punojë për CERN-in, ngaqë
e kanë rregull të botojnë krejt punët e tyre si Software të Lirë dhe Hardware
të Lirë.</p>
<p>Alesandroja ka qenë anëtar i Free Software Foundation Europe-s nga 2001 deri
më 2006-n, dhe u kthye sërish në FSFE. Pati ndjesinë se FSFE-ja është vendi
i duhur për të zhvilluar diskutime pozitive dhe konstruktive mbi Software-in
e Lirë. Veç angazhimit si vullnetar në FSFE dhe në organizma të tjerë të Software-it
të lirë, ai është boyscout aktiv, i pëlqen çiklizmi, është ati i dy fëmijëve, dhe
dëgjon zhurmë të bardhë gjatë punës.</p>
<blockquote><p>"Jam i lumtur që mirëpres si Matthiasin, ashtu edhe Alesandron
në rolet e tyre të reja," thotë drejtori ekzekutiv Jonas Öberg, "që të dy kanë
qenë të rëndësishëm në dhënien e formës së tanishme organizmit dhe pres ekspertizën
që do të sjellin, teksa ecim më tej në rrugën e fuqizimit të kontrollit të përdoruesve
mbi teknologjinë."</p></blockquote>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
</tags>
</html>