Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/
https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics
Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.
64 lines
3.4 KiB
64 lines
3.4 KiB
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?> |
|
<html newsdate="2015-09-22"> |
|
<version>0</version> |
|
|
|
<head> |
|
<title>FSFE-ja zgjedh president dhe zv.president të ri</title> |
|
</head> |
|
|
|
<body> |
|
|
|
<h1>FSFE-ja zgjedh president dhe zv.president të ri</h1> |
|
|
|
<p>Matthias Kirschner dhe Alessandro Rubini janë presidenti |
|
dhe zv.presidenti i ri i FSFE-së. Ata u zgjodhën javën e shkuar në Bukuresht, |
|
gjatë Asamblesë së Përgjithshme të FSFE-së, teksa Reinhard Müller u rizgjodh si |
|
përgjegjës i financave. Ata do të punojnë për FSFE-në në këto pozicione për dy |
|
vjetët e ardhshëm.</p> |
|
|
|
<p>Matthias Kirschner është i punësuar në FSFE që prej 2009-s. Filloi të përdorë |
|
GNU/Linux më 1999-n dhe kuptoi se software-i është i përfshirë thellë në krejt |
|
anët e jetës sonë. Matthiasi është i bindur se kjo teknologji duhet të fuqizojë |
|
shoqërinë, në vend se ta kufizojë atë. Ndërsa studionte shkenca politike dhe |
|
administrative, e bindi FSFE-në ta pranonte si stazhierin e parë të saj, më 2004-n. |
|
Që prej asaj kohe, ai ka ndihmuar organizma të tjerë, kompani dhe qeveri të kuptojnë |
|
se si mund të përfitojnë nga Software-i i Lirë -- i cili i jep gjithkujt të drejtën |
|
për ta përdorur, studiuar, shpërndarë dhe përmirësuar software-in -- dhe se si |
|
këto të drejta ndihmojnë të përkrahet liria e fjalës, e shtypit, ose privatësia.</p> |
|
|
|
<p>Matthiasit i pëlqen fort të shpenzojë kohë me të birin foshnje, dhe në kohën |
|
e lirë merr pjesë në seminare të ndihmës së shpejtë për kafshë të egra, i pëlqejnë |
|
karikaturat e XKCD-së dhe Transmetropolitanit, Monty Python, dhe Die Ärzte.</p> |
|
|
|
<p>Alessandro Rubini është një inxhinier elektronik dhe ka një doktoratë në |
|
informatikë. Pat instaluar Linux 0.99.14, është përdorues dhe programues aktiv |
|
i Software-it të Lirë, dhe autor i librit "Përudhës Linux Pajisjesh". Pas mbarimit |
|
të doktoratës e braktisi universitetin, ngaqë s’donte thjesht të shkruante |
|
artikuj. Tani punon si këshilltar i pavarur në fushën e përdorimeve industriale |
|
të GNU/Linux-it, kryesisht për përudhës pajisjesh dhe sisteme të trupëzuar, |
|
si edhe për konceptim mikrokontrollorësh dhe PCB-sh. Kohët e fundit ka bashkëpunuar |
|
me CERN-in në kuadrin e projektit Lepuri i Bardhë, projekt që synon sinkronizim |
|
në shkallë sub-nanosekondash për kartat I/O. I pëlqen të punojë për CERN-in, ngaqë |
|
e kanë rregull të botojnë krejt punët e tyre si Software të Lirë dhe Hardware |
|
të Lirë.</p> |
|
|
|
<p>Alesandroja ka qenë anëtar i Free Software Foundation Europe-s nga 2001 deri |
|
më 2006-n, dhe u kthye sërish në FSFE. Pati ndjesinë se FSFE-ja është vendi |
|
i duhur për të zhvilluar diskutime pozitive dhe konstruktive mbi Software-in |
|
e Lirë. Veç angazhimit si vullnetar në FSFE dhe në organizma të tjerë të Software-it |
|
të lirë, ai është boyscout aktiv, i pëlqen çiklizmi, është ati i dy fëmijëve, dhe |
|
dëgjon zhurmë të bardhë gjatë punës.</p> |
|
|
|
<blockquote><p>"Jam i lumtur që mirëpres si Matthiasin, ashtu edhe Alesandron |
|
në rolet e tyre të reja," thotë drejtori ekzekutiv Jonas Öberg, "që të dy kanë |
|
qenë të rëndësishëm në dhënien e formës së tanishme organizmit dhe pres ekspertizën |
|
që do të sjellin, teksa ecim më tej në rrugën e fuqizimit të kontrollit të përdoruesve |
|
mbi teknologjinë."</p></blockquote> |
|
|
|
</body> |
|
|
|
<tags> |
|
<tag key="front-page"/> |
|
|
|
</tags> |
|
</html>
|
|
|