Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.
 
 
 
 
 
 

44 lines
3.0 KiB

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2015-06-05">
<version>1</version>
<head>
<title>FSFE-ja parashtron komente rreth raportit Reda mbi të drejtat e kopjimit</title>
</head>
<body>
<h1>FSFE-ja parashtron komente rreth raportit Reda mbi të drejtat e kopjimit</h1>
<p>Më 16 qershor, Komiteti i parlamentit europian për Çështjet Ligjore do të votojë mbi një raport me një numër rekomandimesh risore për reformë të të drejtave të kopjimit.</p>
<p>Raporti është shkruar nga eurodeputetja Julia Reda (Partia e Piratëve) dhe përbëhet nga një numër propozimesh shumë të menduara për t’ua përshtatur ligjet e të drejtave të kopjimeve sfidave të të sotmes. Megjithatë, raporti ka tërhequr mbi vete një sasi të konsiderueshme kundërshtimi prej të interesuarish që përfitojnë nga rregullat e tanishme, tejet shtrënguese.</p>
<p>Komiteti i Çështjeve Ligjore do të vendosë për formën përfundimtare të raportit përpara votimit të tij në sesion plenar në korrik. FSFE-ja ka dhënë <a href="/news/2015/news-20150605-02.html">shpjegime për eurodeputetë</a> lidhur me një numër pikash që ne i konsiderojmë si kyçe për reformën e të drejtave të kopjimit.</p>
<p>Pikat e shtruara nga FSFE-ja anëtarëve të komitetit të Çështjeve Ligjore përqendrohen në sa vijon:</p>
<p>
<ul>
<li>Përkatësia publike duhet ruajtur, zgjeruar dhe hapur aktivisht për autorë që duan t’i botojnë punët e tyre drejt e nën të.</li>
<li>Punët (përfshi software) e prodhuara nga sektori publik duhet t’i ofrohen publikut për përdorim dhe modifikim.</li>
<li>Administrimi Dixhital i Kufizimeve (DRM) s’duhet të pengojë ushtrimin e tanishëm të përjashtimeve dhe kufizimeve. Kodi burim i teknologjive të tilla duhet të bëhet publik, që të lejojë ndërveprueshmëri dhe respekt të privatësisë së përdoruesit.</li>
</ul>
</p>
<p>Ju lutemi, na ndihmoni që këto rekomandime të adoptohen. <a href="http://copywrongs.eu/">Telefonojini eurodeputetit tuaj</a> ose <a href="http://www.europarl.europa.eu/committees/en/juri/members.html">anëtarëve të komitetit të Çështjeve Ligjore</a>. Kjo është rruga më e mirë për t’u folur atyre rreth këtyre çështjeve të rëndësishme. Mos ngurroni të lexoni <a href="/news/2015/news-20150605-02.html">komentin tonë të plotë</a> që të jeni në dijeni të argumenteve tona.</p>
<p>Për informacione të mëtejshme, ju lutemi, vizitoni <a href="http://copywrongs.eu/">copywrongs.eu</a> ose <a href="https://juliareda.eu/copyright-evaluation-report-explained/">sajtin e Julia Reda-s</a>. Mund të lexoni edhe vetë <a href="http://www.europarl.europa.eu/sides/getDoc.do?type=COMPARL&amp;mode=XML&amp;language=EN&amp;reference=PE546.580">raportin paraprak</a>.
</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="drm">DRM</tag>
<tag key="policy"/>
<tag key="european-parliament">Parlamenti Europian</tag>
<tag key="public-administration">Administratë Publike</tag>
</tags>
</html>