Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.
 
 
 
 
 
 

94 lines
4.9 KiB

<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2015-05-27">
<version>1</version>
<head>
<title>FSFE-ja po kërkon një përgjegjës dhe arkitekt sistemesh</title>
</head>
<body>
<h1>FSFE-ja po kërkon një përgjegjës dhe arkitekt sistemesh</h1>
<p>
<strong>Ju lutemi, mbani parasysh që nuk priten më aplikime
për këtë vend pune.</strong><br />
Free Software Foundation Europe u themelua
më 2001-n dhe që prej asaj kohe ka parë një rritje shumë të madhe,
si në numrin e vullnetarëve, ashtu edhe atë të nëpunësve, si edhe
në kompleksitetin e infrastrukturës sonë teknike dhe numrit të
shërbimeve që xhirojmë dhe ofrojmë si për përdorim të brendshëm,
ashtu edhe të jashtëm. Jemi duke kërkuar një përgjegjës dhe arkitekt
sistemesh që, për një kohë të kufizuar, të mund të na mbështetë
në punën tonë për migrimin e shërbimeve tonë në një infrastrukturë
të re.</p>
<p>Projekti i migrimit do të kalojë shërbimet tona në një
infrastrukturë të re dhe do të rishikojë shërbimet që ofrojmë
sot. Synimi i projektit është ta bëjë infrastrukturën më koherente,
me më pak varësi, dhe me një ndarje shërbimesh që ua lehtëson
vullnetarëve administrimin, dhe që ndihmojnë organizmin tonë
të administrojë shërbime individuale në të ardhmen.</p>
<h2>Kë kërkojmë</h2>
<p>Kërkojmë një përgjegjës apo arkitekt sistemesh me përvojë
që mund të bashkëpunojë ngushtë me përgjegjësit tanë ekzistues
të sistemeve, anëtarë të stafit dhe vullnetarë, që të mbështesë
projektin tonë në të gjitha fazat e veta, duke filluar që nga
sfida arkeologjike e krijimit të një përmbledhjeje të shkallës
së lartë të shërbimeve tona dhe varësive të tyre, për të përfunduar
me migrimin e shërbimeve tona. Aftësitë kyçe që kërkohet të ketë
do të përfshijnë dokumentim teknik, mjedise virtualizimi, ATP-ra
(Postfix), shërbyes baza të dhënash dhe shërbime web.</p>
<h2>Çfarë na duhet të bëjmë</h2>
<p>Personi që po kërkojmë do të duhet të kryejë sa vijon.
Ju lutemi, kini parasysh se hapat e parë janë më të hollësishëm
se sa ata vijues, dhe do të punojmë së bashku për ta rishikuar
planin vazhdimisht në rrugë e sipër. Krejt kjo do të kërkojë
bashkërendim me të tjerë, dhe mjaft informacion, veçanërisht
për pjesët e para, mund të përftohet nga dokumentimi ekzistues
apo prej përgjegjësish të tjerë të sistemit.</p>
<ol>
<li>Krijimi i një dokumentimi shërbimi në nivel të lartë, me
vëmendjen
te (për çdo shërbim):
<ol>
<li>Mekanizma mirëfilltësimi</li>
<li>Kodi bazë (përshtatje, arnime, apo përbërës
parazgjedhje)</li>
<li>Ndërvarësi me shërbime të tjera</li>
<li>Vend infrastrukture reale / virtuale</li>
<li>Përdorimi (mesatare e përafërt nga regjistrat, etj, si dhe një
përmbledhje e shkurtër se cilët janë përdoruesit kryesorë:
të jashtëm, të brendshëm, etj)</li>
</ol></li>
<li>Dokumentim shtesë që mund të duhet për shërbime
të veçanta (email-i, bie fjala), natyra e të cilit
do të duhet të diskutohet dhe vendoset më vonë, pasi
të jetë plotësuar përmbledhja e parë e shkallës së lartë.</li>
<li>Analizim i shërbimeve të tanishme dhe propozim i një
arkitekture të re, që përqendrohet te shërbimet dhe
varësitë mes tyre.</li>
<li>Dhënia e një plani migrimi që ofron hollësi për hapat
që duhen ndërmarrë me qëllim migrimin e suksesshëm të
shërbimeve tona ekzistuese te arkitektura dhe infrastruktura
e re.</li>
<li>Migrimi i shërbimeve në to, përfshi mbyllja dhe heqja
në mënyrë të rregullt e shërbimeve të vjetra.</li>
</ol>
<h2>Vend dhe udhëtime</h2>
<p>Përgjegjësit e sistemeve për FSFE-në punojnë kryesisht
së largëti, dhe shumica e punës mund të kryhet nga çdo cep
i botës. Për hir të komunikimit do të ishte mirë që personi
që do të na ndihmojë të gjendej diku në Europë, dhe mund
të duhen një apo dy udhëtime për t’u njohur me përgjegjës
të tjerë të sistemit dhe me nëpunës të FSFE-së.</p>
<h2>Më tepër të dhëna</h2>
<p>Nëse mendoni se jeni personi i duhur, apo njihni dikë që
është, ose thjesht se doni ca të dhëna më tepër, jeni më shumë
se i mirëpritur të lidheni me drejtorin ekzekutiv të FSFE-së,
Jonas Öberg, mundësisht me email,
te <email mailto="yes">jonas@fsfe.org</email>.
</p>
</body>
<sidebar promo="about-fsfe"></sidebar>
<tags>
<tag key="front-page"/>
</tags>
</html>