Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.
 
 
 
 
 
 

69 lines
2.9 KiB

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2015-03-24">
<version>1</version>
<head>
<title>Më shumë se 50 veprimtari mbi Standarde të Hapura anembanë botës</title>
</head>
<body>
<h1>Më shumë se 50 veprimtari mbi Standarde të Hapura anembanë botës</h1>
<p>Më 25 mars është Dita e Lirisë së Dokumenteve për këtë vit dhe,
në varësi të zonës tuaj kohore, ka filluar tashmë. Dita e Lirisë
së Dokumenteve është fushata mbarëbotërore për çlirimin e dokumenteve,
zhvilluar nga grupe vendore anembanë botës. Deri sot, kanë regjistruar
veprimtaritë e tyre më shumë se 50 grupe nga 25 vende që shtrihen në
Azi, Europë, Afrikë, e deri në Amerikën e Jugut dhe atë të Veriut.</p>
<p>Standardet e Hapura janë vendimtare për të bërë të mundur
që sisteme të ndryshëm kompjuterikë të mund të punojnë bashkë, dhe
që përdoruesit të mund të përdorin dokumente pavarësisht nga platforma
apo pajisja që përdorin. Ato janë themelet e Internetit dhe World Wide
Web-it, si dhe për krejt llojet e ndërlidhjeve teknike.</p>
<p>Çdo vit, të mërkurën e fundit të marsit dhe ditëve rreth
saj, persona të ndryshëm nxjerrin në pah këto aspekte të rëndësishme
të sovranitetit tonë dixhital përmes kremtimit të Ditës së Lirisë së
Dokumenteve. Më 2015-n, Dita e Lirisë së Dokumenteve po kremtohet
anembanë botës duke filluar të martën, më 24, ora 12 (UTC) deri
të enjten, në orën 12 (UTC). Duke ndjekur rrugën e Diellit, veprimtaritë
e para ndodhin në Japoni, Tajvan dhe Indi, të ndjekura nga më shumë se
20 veprimtari në Europë, 1 në Afrikë, dhe më tepër se 20 në Amerikën
e Veriut dhe në atë të Jugut. Marrë së bashku, këto veprimtari e bëjnë
DLD-në fushatën më të madhe për promovimin e Standardeve të Hapura në
nivel vendor.</p>
<p>Dhe Dita e Lirisë së Dokumenteve po rritet edhe më: Vitet
e shkuara, Dita e Lirisë së Dokumenteve arriti të përkufizonte një
vështrim mbi kufijtë teknologjikë dhe liritë nga këndëvështrimi shoqëror.
Dita e Lirisë së Dokumenteve gjithnjë e më shumë po bëhet një ditë për
të rritur vëmendjen politike edhe në shkallë kombëtare apo të përbotshme.
Më 2015-n, organizma të ndryshme do ta përdorin Ditën e Lirisë së
Dokumenteve për të botuar dhe përhapur deklarata politike. Nëse s’gjendeni
pranë një veprimtarie apo s’keni kohë që të shkoni në të, ndiqni etiketën
#DFD2015 në lajme, blogje dhe media, merrni pjesë dhe ndihmoni që bota
të ndërlidhet përmes lirisë.</p>
<p>Mundeni ende të merrni pjesë: përdoreni këtë ditë që të ftoni
shokët tuaj apo kolegët për një pije apo kafe dhe tregojuni atyre rreth
ditës ndërkombëtare të Standardeve të Hapura dhe pse ato janë të rëndësishme
për ju - dhe për këdo.</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="dfd">Dita e Lirisë së Dokumenteve</tag>
</tags>
</html>