fsfe-website/news/2015/news-20150302-02.sq.xhtml

67 lines
2.9 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2015-03-02">
<version>0</version>
<head>
<title>Jonas Öberg vjen te FSFE-ja si drejtor ekzekutiv</title>
</head>
<body>
<h1>Jonas Öberg vjen te FSFE-ja si drejtor ekzekutiv</h1>
<p>FSFE-ja ka punësuar veprimtarin, prej kohësh,
e Software-it të Lirë, Jonas Öberg, për të qenë drejtori ekzekutiv
i organizmit. Drejtimin e organizmit e merr më 1 mars.
</p>
<p>Jonas
Öberg është një nga anëtarët themelues të FSFE-së, dhe ka
qenë nënpresident i organizmit nga 2001 deri më 2008-n. Ai ka
përvojë të konsiderueshme në administrim projektesh dhe entesh
që kanë lidhje me Software-in e Lirë. Përpara ardhjes këtu si
drejtor ekzekutiv, ka qenë anëtar i fondacionit Shuttleworth
Foundation për të punuar mbi projektin Elog.io, i cili synon
krijimin e një depoje të përbotshme origjine për punë krijuese,
ka punuar si bashkërendues i Creative Commons në Europë, ka
dhënë leksione inxhinierie software-i dhe ka krijuar konferencën
FSCONS në formën e saj origjinale.
</p>
<p>
Jonasi fillimet e tij si vullnetar për Software-in e Lirë i ka më
1998-n, teksa studionte matematikë në nivel universitar. Pasi
orët e informatikës iu dukën shumë më interesante se sa matematika,
zbuloi shpejt Software-in e Lirë dhe zuri të japë ndihmesë si
vullnetar te Free Software Foundation, në rolin e përgjegjësit
kryesor të sajtit të Projektit GNU. Gjatë viteve, ka marrë pjesë
edhe te Debian, te projekti GNOME, dhe ka krijuar edhe ai vetë
ndonjë software.
</p>
<blockquote><p>“Jemi vërtetë të lumtur nga mbërritja e Jonasit” thotë
Karsten Gerloff, president i FSFE-së. “Vullnetarët dhe stafi i FSFE-së
janë shumë të përkushtuar dhe të motivuar. Jonasi do ta kanalizojë
këtë energji në një aftësi më të madhe për veprim. Falë tij,
do të jemi në gjendje të arrijmë shumë më tepër për Software-in e Lirë."
</p></blockquote>
<blockquote><p>“Kemi përballë nevojën për të siguruar themelet
ligjore, shoqërore dhe teknike të Software-it të lirë, si dhe
për vazhdimin e punës në shtimin e ndërgjegjësimit mbi Software-in
e Lirë,” thotë Jonas Öberg.
“Këto janë sfida me të cilat mezi pres të trajtoj, tok me stafin
tonë, anëtarët shok dhe vullnetarë anembanë Europës dhe gjetkë, si
në bashkëpunim me organizma të tjerë."
</p></blockquote>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
</tags>
</html>