Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.
 
 
 
 
 
 

98 lines
4.7 KiB

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2015-02-09">
<version>1</version>
<head>
<title>Shpalosni dashurinë tuaj për Software-in e Lirë</title>
</head>
<body>
<h1>Shpalosni dashurinë tuaj për Software-in e Lirë</h1>
<div class="captioned left" style="max-width: 350px; width: 30%;">
<img src="/activities/ilovefs/artwork/graphics/ilovefs-heart-px.png" alt="zemër e vizatuar me piksel dhe me hashtagun ilovefs" width="100%" />
</div>
<p>Çdo 14 shkurt, Free Software Foundation Europe-a
i fton tërë përdoruesit e Software-it të Lirë që në Ditën "E dua
Software-in e Lirë" të sjellin në mend njerëzit e palodhur të bashkësisë
së Software-it të Lirë dhe t’u shfaqin atyre individualisht vlerësimin.</p>
<p><a href="/news/2014/news-20140221-01.html">Si edhe vitin e kaluar</a> fushata
i kushtohet njerëzve të Software-it të Lirë, ngaqë ata na bëjnë të mundur
të përdorim, studiojmë, ndajmë me të tjerët dhe përmirësojmë software-in që
na lejon të punojmë në liri. Këtë herë në fokus do të jenë kontributet e vogla
te kuadri i gjerë i bashkësisë së Software-it të Lirë.</p>
<blockquote><p>"Kur njerëzit sjellin në mend Software-in e Lirë për të cilin
kanë nevojë dhe admirojnë, mjaft prej tyre mendojnë për aplikacione të mëdha
dhe të mirënjohura. Këto programe dhe organizmat pas tyre janë vërtet shumë
të rëndësishme. Por duhet të sjellim nëpër mend edhe zhvilluesit e panumërt
që shpenzojnë kohën e tyre të lirë apo të punës për të shkruar dhe përmirësuar
copëza t vockla të software-it mbi të cilat mbështetemi po ashtu." shprehet
Max Mehl-i, përgjegjësi i fushatës <a href=
"http://ilovefs.org">#ilovefs</a> për këtë vit. "Programuesit nuk janë makina
dhe kontributi i tyre e meriton respektin dhe mirënjohjen tonë."</p></blockquote>
<p>Për Ditën "E dua Software-in e Lirë", 2015, FSFE-ja ka disa sugjerime
se si të shpalosni dashurinë tuaj për njerëzit e Software-it të Lirë, për shembull:</p>
<ul>
<li><strong>Foto</strong> Një foto vlen sa një mijë fjalë. Free Software
Foundation Europe-a ka grumbulluar tashmë <a
href="/activities/ilovefs/whylovefs/gallery.html">disa foto</a> njerëzish që
tregojnë se si e shprehin ata publikisht përkrahjen e tyre për Software-in
e Lirë. Kjo është një mënyrë shumë individuale për të marrë pjesë.</li>
<li><strong>Kartolina</strong> Nëse parapëlqeni që mendimet tuaja t’i mbruni
në fjalë, kartolinat e reja fringo jua lejojnë. Janë të përshtatshme si për
Ditën e Shën Valentinit, ashtu edhe për programuesit software-in e të cilëve
e adhuroni. Kartolinat <a
href="/contribute/spreadtheword.html#ilovefs-campaign">mund të porositen</a>
falas, njësoj si materiale të tjera promocionale të FSFE-së.</li>
<li><strong>#ilovefs</strong> ka patur përherë ndikim të madh, ndaj FSFE-ja
pret sërish të shohë plot mesazhe në mikroblogje, rrjete shoqërore, lista
postimesh, blogje, dhe në shumë gjuhë.</li>
<li><strong>Dhurimet</strong> për zhvilluesit dhe organizmat e përkushtuar
Software-it të Lirë janë një rrugë tjetër për të shpalosur vlerësimin. Ftojini
për një gotë ose dhuroni për projektet e tyre, <a
href="https://my.fsfe.org/donate">për FSFE-në</a> ose për <a
href="https://wiki.fsfe.org/DonateToFreeSoftwareProjects">përkrahës
të tjerë të Software-it të Lirë</a>.</li>
</ul>
<blockquote><p>“Software-i prek thellësisht krejt aspektet e jetës sonë. Është
e rëndësishme që kjo teknologji të na fuqizojë, jo të na kufizojë.
Software-i i Lirë i jep kujtdo të drejtën të përdorë, kuptojë,
përshtatë dhe ndajë software-in me të tjerët.” thotë Matthias Kirschner,
zëvendëspresident i FSFE-së. "Nuk duhet ta nënvlerësojmë fuqinë e "faleminderit"
të thjeshtë për motivimin e punës së tyre të rëndësishme për shoqërinë. Ndaj
thoni një faleminderit më 14 shkurt!"</p></blockquote>
</body>
<sidebar>
<h2>Më tepër rreth #ilovefs</h2>
<ul>
<li><a href="/activities/ilovefs/">Fushata #ilovefs për 2015-n</a></li>
<li><a href="/news/2014/news-20140221-01.html">Raporti mbi #ilovefs 2014-n</a></li>
<li><a href="/activities/ilovefs/whylovefs/gallery.html">Galeri fotosh personash që
duan Software-in e Lirë</a></li>
<li><a href="/order/order.html">Porositni bluza #ilovefs</a></li>
<li><a href="/activities/ilovefs/whylovefs/whylovefs.html">Pse e duan njerëzit Software-in e Lirë</a></li>
<li><a href="/activities/ilovefs/artwork/artwork.html">Grafikë për sajtin tuaj</a></li>
</ul>
</sidebar>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="ilovefs"/>
</tags>
</html>