fsfe-website/news/2014/news-20141217-01.sq.xhtml

134 lines
5.1 KiB
HTML
Raw Permalink Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2014-12-16">
<version>1</version>
<head>
<title>Mbroni privatësinë tuaj - Ndihmoni GnuPG-në të punësojë programuesin e dytë!</title>
</head>
<body>
<h1>Mbroni privatësinë tuaj - Ndihmoni GnuPG-në të punësojë programuesin e dytë!</h1>
<p>
GnuPG-ja është mjeti kryesues në botë për privatësinë, me
4 milionë përdorues aktivë në mbarë botën, sipas vlerësimeve,
dhe një mijë përdorues të rinj shtesë çdo ditë. Ai ruan email-et,
kartelat dhe programet nga futja e hundëve në to dhe spiunimi,
në Windows, MacOS, dhe GNU/Linux. Ky program kaq kyç lyp ndihmën
tuaj që të mund të vazhdojë zhvillimin gjatë 2015-s dhe më tej.
</p>
<p>
Zbulimi i spiunimeve të vazhdueshme nga ana e qeverive tregon se
sa pak nga informacionet tona janë të parrezikuara. GnuPG-ja është
një nga të paktat mjete që mund të ofrojnë mbrojtje të njëmendtë.
Edward Snowden-i e përdori për të fshehtëzuar komunikimet e veta
me gazetarët. Krejt kompanitë dhe individët që xhirojnë Software
të Lirë e përdorin për të mbrojtur software-in e tyre nga
manipulimet - ndonjëherë edhe pa patur dijeni për të.
Të dhëna kartash krediti, apo të dhëna kopjeruajtjesh, fshehtëzohen
vazhdimisht përmes GnuPG-së, dhe programi do të jetë i nevojshëm
për shumë vjet në të ardhmen, për rimarrjen e atyre të dhënave.
</p>
<p>
GnuPG-ja është falas për gjithë këta njerëz anembanë botës, por
zhvillimi dhe mirëmbajtja e tij duan para. Për më shumë se një
dhjetëvjeçar, g10<sup>code</sup> GmbH, shoqëria në pronësi dhe
e drejtuar nga autori kryesor i GnuPG-së, Werner Koch, ka mbuluar
shumicën e këtyre kostove. Shoqëria po kërkon të sigurojë 120 mijë
euro që të mund të vazhdojë punën e vet mbi GnuPG gjatë 2015-s.
</p>
<p>
Me këto para, shoqëria do të:
</p>
<ul>
<li>punësojë një programues të dytë për të punuar mbi GnuPG-në</li>
<li>përkujdeset për vetë GnuPG-në dhe dokumentimin e saj</li>
<li>vendosë këtë pjesë jetike për infrastrukturën e privatësisë
sonë mbi një themel organizativ më të qëndrueshëm, për ti
siguruar ekzistencën afatgjatë.</li>
</ul>
<p>
Për këtë nuk ka si shpërblim video apo sende të lezetshme. Çdo
qindarkë e dhurimit tuaj do të përkrahë drejtpërsëdrejti
zhvillimin e GnuPG-së në të ardhmen. Dhuruesit do të radhiten
te sajti i GnuPG-së dhe hedhjen e ardhshme në qarkullim të GnuPG-së,
veç në zgjedhshin të mbeten anonimë.
</p>
<p>
Mundeni të dhuroni drejtpërsëdrejti te projekti GnuPG përmes kësaj
faqeje:</p>
<blockquote>
<p>
<a href="https://gnupg.org/donate/">https://gnupg.org/donate/</a>
</p>
</blockquote>
<p>
Nëse mund të përfitoni nga lehtësimet për fatura dhurimesh ndaj
një shoqërie bamirëse gjermane, mund të dhuroni te llogaria e
GnuPG-së te WAU Holland Stiftung:
</p>
<blockquote>
<p>
<a href="https://www.wauland.de/en/donation.html#61"
>https://www.wauland.de/en/donation.html#61</a>
</p>
<p>
Wau Holland Stiftung<br/>
Commerzbank Kassel<br/>
Königsplatz 32-34<br/>
34117 Kassel / Germany<br/>
IBAN: DE89 5204 0021 0277 2812 06<br/>
BIC: COBADEFF520 or COBADEFFXXX<br/>
Stichwort: GnuPG
</p>
<p>
Bitcoin: 12LKeo24XCzgz6ASSxcUa8BvUfzkEyCpGq
</p>
</blockquote>
<p>
Wau Holland Stiftung do ti përdorë paratë e mbledhura
për të paguar punë për zhvillimin e GnuPG-së dhe Enigmail-it.
</p>
<p>
Te një postim blogu, Werner Koch ka dhënë një përmbledhje të
kostove dhe të ardhurave për GnuPG-në, gjatë viteve:
</p>
<blockquote>
<p>
<a href="https://www.gnupg.org/blog/20141214-gnupg-and-g10.html"
>https://www.gnupg.org/blog/20141214-gnupg-and-g10.html</a>
</p>
</blockquote>
<p>
Kontakt për media:
</p>
<ul>
<li>
Werner Koch, programuesi parësor i GnuPG-së, g10<sup>code</sup>:<br/>
Email: wk TE g10code PIKË org<br/>
Telefon: +49-2104-173855
</li>
<li>
Karsten Gerloff, President, Free Software Foundation Europe:<br/>
Email: gerloff TE fsfe PIKË org<br/>
Telefon: +49 176 9690 4298<br/>
</li>
<li>
Bernd R. Fix, Wau Holland Stiftung:<br/>
Email: bf TE wauland PIKË de<br/>
</li>
</ul>
<p>
Mbi Wau Holland Stiftung:
</p>
<p>
WHS është një fondacion i lidhur me Chaos Computer Club, i themeluar nga i ati dhe miqtë e ngushtë të të ndjerit "filozof të informacionit", Wau Holland (i njohur edhe si Herwart Holland-Moritz), për promovimin dhe vazhdimin e frymës së tij unike të të menduarit të lirë në fushën e lirisë së komunikacioneve dhe vetëvendosjes lidhur me informacionin.
</p>
</body>
<sidebar promo="about-fsfe">
</sidebar>
<tags>
<tag key="privacy">Privatësi</tag>
<tag key="encryption">Fshehtëzim</tag>
<tag key="funding">Financim</tag>
</tags>
</html>