Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.
 
 
 
 
 
 

41 lines
4.1 KiB

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2014-10-17">
<version>1</version>
<head>
<title> Konsumatorët italianë nuk do të duhej të paguanin për software që nuk e dëshirojnë – Letër Rregullatorëve</title>
</head>
<body>
<h1> Konsumatorët italianë nuk do të duhej të paguanin për software që nuk e dëshirojnë – Letër Rregullatorëve</h1>
<p>FSFE-ja dhe shoqata e konsumatorëve italianë ADUC, tok me grupin italian ILS, u kërkon rregullatorëve të ndërmarrin hapa konkretë për mbrojtjen e italianëve nga pagesat e detyruara për software që nuk e dëshirojnë. Gjykata e Lartë e Italisë <a href="/news/2014/news-20140912-01.html">vendosi në shtator</a> se tregtuesit e kompjuterave duhet të rimbursojnë klientët për çmimin e software-it jo të lirë, të padëshiruar që vjen i instaluar që më parë në PC dhe laptopë. Sot, FSFE-ja, ADUC-u dhe ILS-ja i kanë dërguar një <a href="http://www.aduc.it/generale/files/file/allegati/Istanza%20AGCM%20rimborso%20windows.pdf">letër autoriteteve italiane të konkurrencës</a>, duke u bërë thirrje që të sigurojnë se tregtuesit i binden vendimit të Gjykatës së Lartë, dhe respektimin e të drejtave të klientëve.</p>
<blockquote><p>“Tregtuesit nuk mund t’u kërkojnë konsumatorëve të rraskapiten që të mund të shijojnë frytet e të drejtave të tyre ligjore, dhe autoritetet e kanë për detyrë t’i mbrojnë këto të drejta,” shprehet presidenti i FSFEs-ë, Karsten Gerloff. “Hapat e thjeshtë për të cilët bëjmë thirrje sot, do të shpinin drejt një lirie shumë më të gjerë zgjedhjeje për italianët. Kemi shpresë se autoritetet e konkurrencës do të ndërmarrin veprime për ta vënë në jetë vendimin e Gjykatës së Lartë.”</p></blockquote>
FSFE-ja, ADUC-u, dhe ILS-i u kërkojnë mbikëqyrësve të konkurrencës të ndërmarrin hapat vijues:
<ul>
<li> Kur software jo i lirë është i parainstaluar në një pajisje, duhet të ketë një njoftim të dukshëm nga përdoruesit për t’i bërë të ndërgjegjshëm mbi mundësinë e marrjes së një rimbursimi sa çmimi i licencës së software-it.</li>
<li> Tregtuesit e hardware-it duhet të hartojnë procedura të thjeshta për konsumatorët që dëshirojnë të bëjnë kërkesë rimbursimi për software të parainstaluar, në një nivel me çmimet e tregut. Procedurat e rimbursimit nuk duhet të jenë të ndërlikuara pa qenë nevoja, dhe për konsumatorët duhet të jetë e lehtë t’i gjejnë dhe t’i kryejnë.</li>
<li> Kushtet e garancisë dhe asistencës për pajisjen nuk duhet të preken prej faktit se një konsumator vendos ose jo të marrë rimbursim të çmimit të software-it. </li>
</ul>
<p>Si alternativë, tregtuesit mund t’i shisnin pajisjet të parainstaluara me Software të Lirë, duke i çliruar kështu prej detyrimeve më sipër.</p>
<blockquote><p>“Vetëm Software-i i Lirë u lejon përdoruesve kontroll të plotë mbi çka bëjnë kompjuterët e tyre, dhe se ku shkojnë të dhënat e tyre personale,” shprehet presidenti i FSFE-së, Karsten Gerloff. “Cilido që blen një kompjuter, do të duhej të kishte mundësinë e marrjes së tij me Software të Lirë të parainstaluar.”</p></blockquote>
<p>Në shumicën e vendeve europiane, për konsumatorët është e vështirë të blejnë PC dhe laptopë pa qenë të detyruar në të njëjtën kohë të paguajnë për një licencë sistemi operativ jo të lirë. FSFE-ja ka kohë që ushtron trysni që tregtuesit t’i japin fund praktikës së tyre të tanishme të dhënies së detyruar të software-it jo të lirë për konsumatorë që nuk e duan ose nuk e kanë të nevojshëm. Organizmi mirëmban një <a href="//wiki.fsfe.org/WindowsTaxRefund/">faqe wiki</a> me këshilla për konsumatorët. Në të, blerësit mund të njoftojnë edhe shembuj të vetët rimbursimi nga tregtues të ndryshëm, prej vendesh të ndryshme.</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="it">Itali</tag>
<tag key="windows-tax">Taksë Windows</tag>
<tag key="policy">Politika</tag>
</tags>
</html>