Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.
 
 
 
 
 
 

28 lines
2.9 KiB

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2014-05-28">
<version>1</version>
<head>
<title>FSFE: 33 përkrahës të Paktit Mbi Software-in e Lirë të zgjedhur në Parlamentin Europian</title>
</head>
<body>
<h1>FSFE: 33 përkrahës të Paktit Mbi Software-in e Lirë të zgjedhur në Parlamentin Europian</h1>
<p>
Zgjedhjet europiane kanë sjellë 33 përkrahës të Paktit Mbi Software-in e Lirë në Parlamentin e ri Europian. <a href="http://freesoftwarepact.eu/">Paktin Mbi Software-in e Lirë</a> e kanë nënshkruar kandidatë nga i gjithë spektri politik, duke premtuar kështu të përkrahin Software-in e Lirë dhe Standardet e Hapura gjatë kohës së tyre në parlament. Nga 162 nënshkruesit, 33 u zgjodhën</p>
<p>“I përgëzojmë eurodeputetët e rinj për zgjedhjen e tyre, dhe do të donim të falënderonim gjithkënd që nënshkroi Paktin Mbi Software-in e Lirë,” thotë Karsten Gerloff, president i Free Software Foundation Europe. "Europa e meriton më tepër liri software-i. Ne mbështetemi tek këta eurodeputetë për të bërë të mundur që europianët të mund të jenë në kontroll të plotë të kompjuterave që përdorin. FSFE-ja do të jetë e lumtur t’i përkrahë ata në këtë përpjekje të rëndësishme."</p>
<p>Fushata e Paktit Mbi Software-in e Lirë organizohet nga <a href="http://april.org">April</a> dhe përkrahet nga FSFE-ja dhe shoqata të tjera të Software-it të Lirë. Kandidatët që nënshkruan paktin deklaruan përkrahjen e tyre të Software-it të Lirë dhe Standardeve të Hapura në politikë, ligjshmëri dhe administratë. Veprimtarët e Software-it të Lirë anembanë Europës grumbulluar 162 nënshkrime nga kandidatë nga krejt spektri politik, në 16 vende. Franca është vendi europian me numrin më të lartë të nënshkruesve të zgjedhur me sukses, e ndjekur nga Gjermania dhe Holanda.</p>
<p>Bashkërenduesi i FSFE-së për shtrirjen, Erik Albers thotë: "Ju lutemi, bashkojuni përpjekjeve tona për vazhdimin e trysnisë për liri software-i në parlament. Lidhuni me eurodeputetin e zonës suaj në Parlamentin e ri Europian dhe bëjeni të nënshkruajë Paktin Mbi Software-in e Lirë! Europa ka nevojë për mbështjetjen e tyre lidhur me Software-in e Lirë dhe Standardet e Hapura."
</p>
<p>
Më tepër informacion:
<ul><li><a href="http://www.april.org/free-software-pact-162-signataires-dans-16-pays-17-signataires-francais-elus">Njoftimi për shtyp nga April lidhur me përfundimet e Paktit Mbi Software-in e Lirë në Francë</a></li><li><a href="http://freesoftwarepact.eu/europarl2014/">Listë e krejt nënshkruesve të Paktit Mbi Software-in e Lirë</a></li></ul>
</p>
</body>
<sidebar>
</sidebar>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="european-parliament">Parlamenti Europian</tag>
<tag key="fspact">Pakti Për Software të Lirë</tag>
<tag key="european-union"/>
</tags>
</html>