fsfe-website/news/2014/news-20140506-01.sq.xhtml

77 righe
3.2 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2014-05-06">
<version>1</version>
<head>
<title>Letër e Hapur Komisionit Europian: Stop DRM-së në HTML5</title>
</head>
<body>
<h1>Letër e Hapur Komisionit Europian: Stop DRM-së në HTML5</h1>
<p>Sot, në <a href="http://dayagainstdrm.org/">"Ditën
kundër DRM-së"</a>, Free Software Foundation Europe-a (FSFE) i ka dërguar <a
href="/activities/drm/open-letter-ec-drm-html.html">një letër të hapur
Komisionit Europian, në të cilën i kërkohet KE-së të parandalojë
integrimin e teknologjisë së Administrimit Dixhital të Kufizimeve
(DRM) në standardin HTML5</a>.</p>
<p>FSFE-ja është e shqetësuar nga përpjekjet që po bëhen në
World Wide Web Consortium (W3C) për nxitjen e integrimit të
teknologjisë së Administrimit Dixhital të Kufizimeve (DRM) në
shfletuesit web. W3C kujdeset për mjaft nga standardet kyçe mbi
të cilat bazohet World Wide Web-i.</p>
<p>
Një grup pune i W3C-së është duke standardizuar një "Encrypted Media
Extension" (EME), i cili do t’u lejojë kompanive të shtojnë kollaj
"Content Decryption Modules" (CDM) jo të lirë, përmes funksioneve
DRM, duke u hequr kështu përdoruesve kontrollin mbi kompjuterat e tyre.
Shumica e teknologjive DRM vendosin mbi përdoruesin kufizime që shkojnë
shumë më tej se sa lejojnë të drejtat e kopjimit dhe të drejtat e
konsumatorit.
</p>
<blockquote><p>"Integrimi i lehtësive DRM në HTML5 është në kundërvënie
me gjithçka që e ka bërë Internetin dhe World Wide Web-in të suksesshëm,"
thotë presidenti i FSFE-së, Karsten Gerloff. "Është drejtpërdrejt në
kundërshtim me interesat e shumicës së përdoruesve të Internetit kudo."</p></blockquote>
<p>Inspektimi i moduleve DRM do të jetë i vështirë, dhe i paligjshëm.
Kodi i burimit për to do të mbahet fort, e fshehtë e kompanisë që
ofron modulin. Kryerja e një inspektimi dhe raportimi i të metave
të sigurisë do të ishte gjithashtu i paligjshëm në shumë vende që kanë
adoptuar ligjet e ashtuquajtura të "anti-anashkalimit". Njoftimi i
një problemi sigurie te një modul DRM do ta ekspozonte njoftuesin
përballë rrezikut të padive ligjore nga prodhuesit e atij moduli. </p>
<p>FSFE-ja i kërkon Komisionit Europian:</p>
<ul>
<li>Të angazhohet me W3C-në dhe të sigurojë që organizmi t’i marrë
në shqyrtim këto shqetësime, teksa vendos për adoptimin e Encrypted
Media Extension (EME).</li>
<li>Të zotohet se nuk do të ta përdorë Encrypted Media Extension
në infrastrukturën e vet, edhe sikur EME të standardizoheshin nga.
</li>
<li>Të mbrojë nga ndjekja penale njerëzit dhe kompanitë që kryejnë
retroinxhinierim të teknologjisë DRM dhe njoftojnë cenueshmeri.</li>
</ul>
</body>
<sidebar>
</sidebar>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="drm">Administrim Dixhital Kufizimesh</tag>
<tag key="w3c"/>
<tag key="open-letter">Letër e Hapur</tag>
<tag key="policy">Politika</tag>
</tags>
</html>