Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.
 
 
 
 
 
 

34 lines
2.8 KiB

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2014-04-24">
<version>1</version>
<head>
<title>FSFE-ja e mirëpret nismën e industrisë përkatëse për financim fondesh për projekte Software-i të Lirë me rëndësi jetike</title>
</head>
<body>
<h1>FSFE-ja e mirëpret nismën e industrisë përkatëse për financim fondesh për projekte Software-i të Lirë me rëndësi jetike</h1>
<p>Sot, Linux Foundation <a href="http://www.linuxfoundation.org/news-media/announcements/2014/04/amazon-web-services-cisco-dell-facebook-fujitsu-google-ibm-intel">njoftoi</a> se "Nisma për Infrastrukturën Bazë" do të japë fonde dhe përkrahë projekte Software-i të Lirë që janë me rëndësi jetike për sigurinë e përdoruesve të Internetit. Projekti i parë që do të marrë fonde do të jetë OpenSSL-ja, që përdoret për mbartje të sigurt të dhënash nga miliona sajte. FSFE-ja e mirëpret këtë nismë.</p>
<blockquote><p>“Software-i i Lirë është themeli mbi të cilin janë ndërtuar kompanitë teknologjike të sotme,” thotë Karsten Gerloff, president i Free Software Foundation Europe-ës. “Është gjë e bukur të shohësh këto kompani të dalin dhe të kontribuojnë për përmirësimin e software-it nga i cili varet siguria e tyre dhe e përdoruesve të tyre.”</p></blockquote>
<p>Kriza e shkaktuar nga e meta <a href="http://heartbleed.com/">"Heartbleed"</a> e gjetur kohët e fundit në programin OpenSSL e ka bërë të qartë që disa projekte Software-i të Lirë, të përdorura gjerësisht, nuk marrin përkrahjen që do të ishte në përpjesëtim me rëndësinë e tyre. Nisma për Infrastrukturën Bazë është një hap tjetër drejt ndryshimit të kësaj gjendjeje.</p>
<blockquote><p>“Kompanitë teknologjike janë aq të mençura sa t’i trajtojnë këto projekte Software-i të Lirë si furnizues të rëndësishëm të tyre,” thotë Gerloff. “Kjo nismë nxjerr në pah një nga gjërat e rëndësishme mbi Software-in e Lirë: Ai ndihmon të puqen interesat e veçanta të një numri të kufizuar aktorësh me interesin publik.”</p></blockquote>
<p>Veç OpenSSL-së, do të duhej përfitonin një përkrahje më të madhe një numër projektesh të tjera Software-i të Lirë që janë me rëndësi jetike për sigurinë e përditshme të përdoruesve dhe bizneseve të Internetit. FSFE-ja shpreson se Nisma për Infrastrukturën Bazë do të ofrojë një kontribut afatgjatë në përmirësimin e software-it që projekte të tillë si GnuPG-ja, për shembull, i ofrojnë publikut.</p>
</body>
<sidebar>
</sidebar>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="security">siguri</tag>
<tag key="privacy">privatësi</tag>
<tag key="funding">financim</tag>
</tags>
</html>