fsfe-website/news/2014/news-20140328-01.sq.xhtml

68 rader
5.6 KiB
HTML
Permalänk Blame Historik

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2014-03-28">
<version>1</version>
<head>
<title>CCC-ja dhe FSFE-ja: Agjencia Federale Gjermane e Rrjeteve duhet të përmirësohet</title>
</head>
<body>
<h1>CCC-ja dhe FSFE-ja: Agjencia Federale Gjermane e Rrjeteve duhet të përmirësohet</h1>
<p>
Pas disa bisedash publike dhe debatesh politike, Agjencia Federale Gjermane e Rrjeteve (BNetzA) paraqiti një grup <a href="/news/2014/files/140221-TKTransparenzV-Entwurf_PDF.pdf">propozimesh rregullatore (në Gjermanisht)</a>
që do të duhej të eliminonin përdorimin e detyruar të rrugëzuesve të veçantë dhe të përmirësonin për përdoruesit transparencën e shoqërive të telekomunikacionit. Rrugëzuesit e detyruar e lidhin klientin pas një pajisjeje të dhënë nga ISP-ja. Free Software Foundation
Europe-a (FSFE), <a href="http://www.ccc.de">Chaos Computer Club-i (CCC)</a>, si dhe drejtuesit e projektit
<a href="http://www.ipfire.org">IPFire</a> dhe <a href="http://openwrt.org">OpenWrt</a>, si edhe ekspertë të tjerë,
i shqyrtuan këto rregulla dhe dhanë <a href="/news/2014/files/Stellungnahme-TKTransparenzV-FSFE.pdf">komentet për BNetzA-n (German)</a></p>
<p>
Idetë e BNetzA-së, përgjegjëse për ruajtjen dhe nxitjen e konkurrencës në tregun e rrjeteve, janë të mirëpritura në parim. Një ISP-je do ti duhet të mbledhë të dhëna themelore, të tilla si funksionet teknike për shembull, në një regjistër të dhënash dhe përdoruesit e zakonshëm mund të kërkojnë të dhënat për hyrjen në pajisje. Kjo do të duhej të eliminonte përdorimin e detyruar të një rrugëzuesi të veçantë.
</p>
<p>
Por nuk është e qartë pse BNetzA-ja dëshiron tia lërë përdoruesit peshën e kërkesës së të dhënave të hyrjes, në vend që këto të dhëna të regjistrohen te regjistri i propozuar. Madje edhe koalicioni i madh (një koalicion mes partive politike CDU/CSU dhe SPD)
<a href="/news/2013/news-20131211-01.html#1">pat kërkuar qartazi ndryshe në marrëveshjen e vet të koalicionit</a>. Me këtë rrugë, përdoruesit e zakonshëm do të kishin në zotërim kredencialet e nevojshme për të përdorur një rrugëzues alternativ, pa e kërkuar shprehimisht.
</p>
<blockquote><p>
"Nëse pesha për kërkimin e këtyre të dhënave lihet mbi përdoruesit, BNetzA-ja zor ta ketë aftësinë të kontrollojë se sa dashamirëse do të jenë ISP-të në dhënien e tyre. Në këtë mënyrë vonesat dhe mohimet do të vazhdojnë, të nxitura nga shembuj individualë jo-frymëzues. Përdoruesit do të kenë edhe më tepër ndërlikime se më parë", thotë Matthias Kirschner, zëvendëspresident i FSFE-së. "Për këtë qëllim, kredencialet për hyrje duhet të jenë të njohura për klientët, për të gjitha shërbimet që mund të përdoren, pa u dashur të kërkohen, që në fillim të kontratës, ashtu siç e kërkonte madje edhe koalicioni qeveritar."</p></blockquote>
<p>
Ndaj, te propozimet duhen shtuar fraza pa dykuptimësi, që ISP-të të mos munden të gjejnë rrugëdalje. Për shembull, protokollet e përdorur nga pajisja duhet të jenë të njohur, për ndërkëmbyeshmëri të plotë.
</p>
<blockquote><p>"Pa i kërkuar ISP-së që të furnizojë të dhëna hyrjeje dhe të jetë transparente lidhur me shërbimet dhe protokollet,
rrugëzuesit e ISP-së do të ishin prapëseprapë, de facto, të detyrueshëm. Frazat e errëta dhe domosdoshmëria e kërkimit të të dhënave do ti shndërrojnë klientët në lutës," thotë Frank Rieger, zëdhënës i CCC-së.</p></blockquote>
<p>
Madje edhe përkufizimi i një pike fundore rrjeti nuk është i përkufizuar mirë, edhe pse pati një seancë dëgjimore të thirrur posaçërisht për këtë qëllim, në të cilën FSFE-ja bëri një deklaratë.
</p>
<p>
Më tej, në procesin e testimit, të cilin ISP-të do të duhej të ofronin në të ardhmen, ka nevojë për përmirësim. Sipas planeve të BNetzA-së, do të duhet që mekanizimi dhe hollësitë e testimit tu jepen vetëm autoriteteve, dhe jo klientëve individualë. Kjo gjë artificiale kufizon transparencën që synohet, dhe pengon që procesi të vlerësohet përdoruesit dhe specialistët e pavarur.
</p>
<p>
Rregullat mund ta plotësojë qëllimin e tyre vetëm nëse BNetzA-ja e përmirëson metodën e vlerësimit të rrugëzuesve të detyruar dhe transparencës. Vetëm atëherë do të plotësohen kërkesat e marrëveshjesh së koalicionit. Çfarëdo gjëje tjetër vetëm se do të hapte më tepër rrugëdalje për kompanitë, përmes të cilave klientët do të shtrëngoheshin dhe diskriminoheshin më tepër.</p>
</body>
<sidebar>
<h2>Më tepër mbi Rrugëzuesit e Detyruar</h2>
<ul>
<li><a href="/news/2014/files/Stellungnahme-TKTransparenzV-FSFE.pdf">Deklaratë për BNetzA-në, 27.03.2014 (Gjermanisht)</a></li>
<li><a href="/news/2013/news-20131104-02.html">"Rrugëzuesit e Detyruar Janë Në Dëm të Përdoruesve" (Gjermanisht)</a></li>
<li><a href="/news/2013/files/Stellungnahme_Schnittstellen_398_-_FSFE.pdf">Deklaratë për BNetzA-në, Fall 2013 (Gjermanisht)</a></li>
<li><a href="https://blogs.fsfe.org/mk/routerzwang-fsfes-schreiben-zur-konsultation-der-bundesnetzagentur/">Shënimi Paraprak i Konsultimit (Gjermanisht)</a></li>
<li><a href="https://blogs.fsfe.org/mk/status-of-compulsory-routers-in-germany/">Gjendja me Rrugëzuesit e Detyrueshëm në Gjermani, vjeshtë 2013</a></li>
<li><a href="http://blog.mehl.mx/2014/why-free-choice-of-routers-is-an-unnegotiable-must/">Pse Zgjedhja e Lirë e Rrugëzuesit është një domosdoshmëri e padiskutueshme</a></li>
</ul>
</sidebar>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="policy">Politika</tag>
</tags>
</html>