Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.

news-20140328-01.sq.xhtml 5.7KB

1234567891011121314151617181920212223242526272829303132333435363738394041424344454647484950515253545556575859606162636465
  1. <?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
  2. <html newsdate="2014-03-28">
  3. <head>
  4. <title>CCC-ja dhe FSFE-ja: Agjencia Federale Gjermane e Rrjeteve duhet të përmirësohet</title>
  5. </head>
  6. <body class="press release">
  7. <h1>CCC-ja dhe FSFE-ja: Agjencia Federale Gjermane e Rrjeteve duhet të përmirësohet</h1>
  8. <p newsteaser="yes">
  9. Pas disa bisedash publike dhe debatesh politike, Agjencia Federale Gjermane e Rrjeteve (BNetzA) paraqiti një grup <a href="/news/2014/files/140221-TKTransparenzV-Entwurf_PDF.pdf">propozimesh rregullatore (në Gjermanisht)</a>
  10. që do të duhej të eliminonin përdorimin e detyruar të rrugëzuesve të veçantë dhe të përmirësonin për përdoruesit transparencën e shoqërive të telekomunikacionit. Rrugëzuesit e detyruar e lidhin klientin pas një pajisjeje të dhënë nga ISP-ja. Free Software Foundation
  11. Europe-a (FSFE), <a href="http://www.ccc.de">Chaos Computer Club-i (CCC)</a>, si dhe drejtuesit e projektit
  12. <a href="http://www.ipfire.org">IPFire</a> dhe <a href="http://openwrt.org">OpenWrt</a>, si edhe ekspertë të tjerë,
  13. i shqyrtuan këto rregulla dhe dhanë <a href="/news/2014/files/Stellungnahme-TKTransparenzV-FSFE.pdf">komentet për BNetzA-n (German)</a></p>
  14. <p>
  15. Idetë e BNetzA-së, përgjegjëse për ruajtjen dhe nxitjen e konkurrencës në tregun e rrjeteve, janë të mirëpritura në parim. Një ISP-je do t’i duhet të mbledhë të dhëna themelore, të tilla si funksionet teknike për shembull, në një regjistër të dhënash dhe përdoruesit e zakonshëm mund të kërkojnë të dhënat për hyrjen në pajisje. Kjo do të duhej të eliminonte përdorimin e detyruar të një rrugëzuesi të veçantë.
  16. </p>
  17. <p>
  18. Por nuk është e qartë pse BNetzA-ja dëshiron t’ia lërë përdoruesit peshën e kërkesës së të dhënave të hyrjes, në vend që këto të dhëna të regjistrohen te regjistri i propozuar. Madje edhe koalicioni i madh (një koalicion mes partive politike CDU/CSU dhe SPD)
  19. <a href="/news/2013/news-20131211-01.html#1">pat kërkuar qartazi ndryshe në marrëveshjen e vet të koalicionit</a>. Me këtë rrugë, përdoruesit e zakonshëm do të kishin në zotërim kredencialet e nevojshme për të përdorur një rrugëzues alternativ, pa e kërkuar shprehimisht.
  20. </p>
  21. <blockquote><p>
  22. "Nëse pesha për kërkimin e këtyre të dhënave lihet mbi përdoruesit, BNetzA-ja zor ta ketë aftësinë të kontrollojë se sa dashamirëse do të jenë ISP-të në dhënien e tyre. Në këtë mënyrë vonesat dhe mohimet do të vazhdojnë, të nxitura nga shembuj individualë jo-frymëzues. Përdoruesit do të kenë edhe më tepër ndërlikime se më parë", thotë Matthias Kirschner, zëvendëspresident i FSFE-së. "Për këtë qëllim, kredencialet për hyrje duhet të jenë të njohura për klientët, për të gjitha shërbimet që mund të përdoren, pa u dashur të kërkohen, që në fillim të kontratës, ashtu siç e kërkonte madje edhe koalicioni qeveritar."</p></blockquote>
  23. <p>
  24. Ndaj, te propozimet duhen shtuar fraza pa dykuptimësi, që ISP-të të mos munden të gjejnë rrugëdalje. Për shembull, protokollet e përdorur nga pajisja duhet të jenë të njohur, për ndërkëmbyeshmëri të plotë.
  25. </p>
  26. <blockquote><p>"Pa i kërkuar ISP-së që të furnizojë të dhëna hyrjeje dhe të jetë transparente lidhur me shërbimet dhe protokollet,
  27. rrugëzuesit e ISP-së do të ishin prapëseprapë, de facto, të detyrueshëm. Frazat e errëta dhe domosdoshmëria e kërkimit të të dhënave do t’i shndërrojnë klientët në lutës," thotë Frank Rieger, zëdhënës i CCC-së.</p></blockquote>
  28. <p>
  29. Madje edhe përkufizimi i një pike fundore rrjeti nuk është i përkufizuar mirë, edhe pse pati një seancë dëgjimore të thirrur posaçërisht për këtë qëllim, në të cilën FSFE-ja bëri një deklaratë.
  30. </p>
  31. <p>
  32. Më tej, në procesin e testimit, të cilin ISP-të do të duhej të ofronin në të ardhmen, ka nevojë për përmirësim. Sipas planeve të BNetzA-së, do të duhet që mekanizimi dhe hollësitë e testimit t’u jepen vetëm autoriteteve, dhe jo klientëve individualë. Kjo gjë artificiale kufizon transparencën që synohet, dhe pengon që procesi të vlerësohet përdoruesit dhe specialistët e pavarur.
  33. </p>
  34. <p>
  35. Rregullat mund ta plotësojë qëllimin e tyre vetëm nëse BNetzA-ja e përmirëson metodën e vlerësimit të rrugëzuesve të detyruar dhe transparencës. Vetëm atëherë do të plotësohen kërkesat e marrëveshjesh së koalicionit. Çfarëdo gjëje tjetër vetëm se do të hapte më tepër rrugëdalje për kompanitë, përmes të cilave klientët do të shtrëngoheshin dhe diskriminoheshin më tepër.</p>
  36. </body>
  37. <sidebar news="compulsory routers">
  38. <h2>Më tepër mbi Rrugëzuesit e Detyruar</h2>
  39. <ul>
  40. <li><a href="/news/2014/files/Stellungnahme-TKTransparenzV-FSFE.pdf">Deklaratë për BNetzA-në, 27.03.2014 (Gjermanisht)</a></li>
  41. <li><a href="/news/2013/news-20131104-02.de.html">"Rrugëzuesit e Detyruar Janë Në Dëm të Përdoruesve" (Gjermanisht)</a></li>
  42. <li><a href="/news/2013/files/Stellungnahme_Schnittstellen_398_-_FSFE.pdf">Deklaratë për BNetzA-në, Fall 2013 (Gjermanisht)</a></li>
  43. <li><a href="http://blogs.fsfe.org/mk/routerzwang-fsfes-schreiben-zur-konsultation-der-bundesnetzagentur/">Shënimi Paraprak i Konsultimit (Gjermanisht)</a></li>
  44. <li><a href="http://blogs.fsfe.org/mk/status-of-compulsory-routers-in-germany/">Gjendja me Rrugëzuesit e Detyrueshëm në Gjermani, vjeshtë 2013</a></li>
  45. <li><a href="http://blog.mehl.mx/2014/why-free-choice-of-routers-is-an-unnegotiable-must/">Pse Zgjedhja e Lirë e Rrugëzuesit është një domosdoshmëri e padiskutueshme</a></li>
  46. </ul>
  47. </sidebar>
  48. <tags>
  49. <tag>front-page</tag>
  50. <tag content="rrugëzues">routers</tag>
  51. <tag content="Politika">Policy</tag>
  52. </tags>
  53. </html>