Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/
https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics
Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.
62 lines
2.7 KiB
62 lines
2.7 KiB
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?> |
|
<html newsdate="2014-03-26"> |
|
<version>1</version> |
|
|
|
<head> |
|
<title>Letër e Hapur institucioneve të BE-së: Ka ardhur koha për të përkrahur Standardet e Hapura </title> |
|
</head> |
|
<body> |
|
|
|
<h1>Letër e Hapur institucioneve të BE-së: Ka ardhur koha për të përkrahur Standardet e Hapura</h1> |
|
|
|
<p>Në |
|
një <a href="/freesoftware/standards/2014-03-26.OpenLetterToVilella.html">letër |
|
të hapur</a> për Parlamentin Europian dhe Komisionin Europian, |
|
Free Software Foundation Europe |
|
dhe <a href="http://openforumeurope.org">Open Forum Europe</a> u kërkojnë |
|
institucioneve europiane të përmirësojnë mbulimin e tyre për Standardet e Hapura. |
|
Letra i drejtohet Giancarlo Vilella-s, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme ITEC |
|
të Parlamentit Europian dhe i Komitetit Ndërinstitucional për Informatikën (IICI). |
|
</p> |
|
<p> |
|
Në një |
|
<a href="https://ameliaandersdotter.eu/sites/default/files/andersdotter_annex.pdf">letër</a> |
|
tani së fundi, për eurodeputeten Amelia Andersdotter, KE-ja pranon se “efektivisht është |
|
i marrë peng” nga Microsoft-i. Siç e |
|
ka <a href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2011/06/06/the-european-commissions-locked-in-syndrome/">vënë në dukje në mënyrë të përsëritur</a> FSFE-ja, ky është një problem për Komisionin, |
|
Këshillin dhe Parlamentin Europian. |
|
</p> |
|
<p> |
|
“Ndërgjegjësimi mbi problemin është përherë hapi i parë drejt zgjidhjes |
|
së tij. E vlerësojmë sinqeritetin e sapozbuluar të Komisionit lidhur |
|
çështjen" thotë presidenti i FSFE-së, Karsten Gerloff. "Bashkë me |
|
qytetarët e Europës dhe industrinë software të kontinentit, tani presim |
|
që Komisioni të ndërmarrë veprime dhe ta çlirojë veten nga kjo robëri.” |
|
</p> |
|
<p> |
|
Letra ngre gjithashtu çështjen e formateve video. Deri sot, është |
|
e vështirë ose e pamundur që përdoruesit e Software-it të Lirë të mund |
|
të ndjekin drejtpërsëdrejti punimet e Parlamentit dhe Këshillit, pasi |
|
transmetimi video i drejtpërdrejtë i tyre bazohet në teknologji pronësore. |
|
Ky është një problem që OFE-ja dhe FSFE-ja e kanë theksuar prej vitesh. |
|
</p> |
|
<p> |
|
“Kjo do të ishte relativisht masë e thjeshtë, që institucionet europiane |
|
të përmirësonin transparencën e punës së tyre kundrejt qytetarëve |
|
të zakonshëm,” thotë Gerloff. “Nuk arrijmë ta kuptojmë pse nuk ka pasur |
|
asnjë përparim në këtë pikë gjatë gjashtë vjetëve të fundit.” |
|
</p> |
|
|
|
</body> |
|
<sidebar> |
|
</sidebar> |
|
<tags> |
|
<tag key="front-page"/> |
|
<tag key="dfd"/> |
|
<tag key="openstandards">Standarde të Hapura</tag> |
|
<tag key="european-union">BE</tag> |
|
<tag key="procurement">Prokurime</tag> |
|
<tag key="public-administration">Administrata Publike</tag> |
|
<tag key="policy">Politika</tag> |
|
</tags> |
|
</html>
|
|
|