fsfe-website/news/2014/news-20140314-01.sq.xhtml

50 line
1.8 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2014-03-14">
<version>1</version>
<head>
<title>Krijohet Rrjeti Ligjor Aziatik</title>
</head>
<body>
<h1>Krijohet Rrjeti Ligjor Aziatik</h1>
<p>
Free Software Foundation Europe-a (FSFE), Open Invention Network-u (OIN),
dhe The Linux Foundation njoftuan sot për krijimin e Rrjetit Ligjor
Aziatik. Krijohet Rrjeti Ligjor Aziatik u themelua për të patur një
forum drejtues për përhapjen e dijeve dhe praktikave më të mira që
prekin çështjet ligjore të Software-it të Lirë, veçanërisht ato
që lidhen me lojëtarët e tregut në Azi.
</p>
<p>
Konferenca inauguruese e Rrjetit Ligjor Aziatik po zhvillohet sot, më
14 mars, 2014. Kjo veprimtari, Praktikë Mbi Anën Ligjore dhe Licencimin
në Azi - pjesëmarrje vetëm me ftesa - përbën për pjesëmarrësit një rast
të rëndësishëm për t’u njohur dhe diskutuar të ardhmen e tregut të
Software-it të Lirë në Azi, nga këndvështrimi ligjor. Praktika përmban
fjalë dhe diskutime me avokatë dhe ekspertë të përzgjedhur, që merren me
GNU/Linux-in dhe Software-in e Lirë, përfshi Karsten Gerloff (FSFE),
Keith Bergelt (OIN), Linda Biel (AST), dhe Xinzhu Zhang (Global Economics Group).
</p>
<p>
Rrjeti Ligjor Aziatik plotëson
<a href="/activities/ln/ln.html">Rrjetin Ligjor</a> global,
përmes të cilit FSFE-ja ofron një bashkëbisedim të pandërprerë
mes ekspertëve më të mirë ligjorë në botë mbi Software-in e Lirë,
që prej 2006-s.
</p>
</body>
<sidebar>
<h3>Kontakt</h3>
<ul>
<li><a href="/about/people/gerloff/gerloff.html">Karsten Gerloff</a></li>
</ul>
</sidebar>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="legal">ligjore</tag>
<tag key="swpat">patenta</tag>
</tags>
</html>