fsfe-website/news/2013/news-20130927-01.sq.xhtml

60 строки
3.0 KiB
HTML
Исходник Постоянная ссылка Ответственный История

This file contains invisible Unicode characters

This file contains invisible Unicode characters that are indistinguishable to humans but may be processed differently by a computer. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2013-09-27">
<version>1</version>
<head>
<title>Të ndryshosh botën: Projekti GNU bëhet 30 vjeç</title>
</head>
<body>
<h1>Të ndryshosh botën: Projekti GNU bëhet 30 vjeç</h1>
<p>U bënë 30 vjet që kur Richard Stallman njoftoi fillimin e <a
href="http://gnu.org">projektit GNU</a>. Një nismë, që zuri fill me irritimin
e programuesit për shkak të një përudhësi të dëmtuar shtypësi, ka ndryshuar
shoqërinë tonë. Ideja e software-it që gjithkush mund ta përdorë, studiojë,
ndajë me të tjerët dhe përmirësojë doli në fakt shumë e fuqishme.</p>
<blockquote><p>"Pa projektin GNU dhe lëvizjen e Software-it të Lirë që ai
frymëzoi, jeta jonë e përditshme - dhe Interneti - do të ishin krejt
ndryshe sot," thotë Karsten Gerloff, president i Free Software
Foundation Europe-ës.</p></blockquote>
<p><a href="/freesoftware/freesoftware.html">Software-i i Lirë</a> e vendos
kontrollin e pajisjeve elektronike atje ku e ka vendin: te njerëzit që i kanë
ato pronë. Sot, Software-i i Lirë është kudo. Ai vë në lëvizje Internet-in,
telefonat tanë celularë, televizionet, automjetet, rrugëzuesit, dhe pajisjet
elektronike gjithfarëlloj. Software-i i Lirë ka ndryshuar në mënyrë themelore
rrugën sipas të cilës njerëzit krijojnë software: në vend se të pengohen
njerëzit të përshtatin software-in sipas nevojave të tyre, ata ftohen
të marrin pjesë në zhvillimin e software-it. </p>
<blockquote><p>"Projekti GNU ka funksionuar si pikënisje e një lëvizje
që na siguron se kontrollin mbi teknologjinë e kemi ne, dhe jo të na
kontrollojë teknologjia ne," thotë Matthias Kirschner, drejtues i
seksionit mbi Ndërgjegjësimit të Publikut në FSFE.</p></blockquote>
<p>Ndikimi i frymës së projektit GNU mbi ndarjen me të tjerët të dijes dhe
njohurive shkon shumë më larg se sa sistemi operativ GNU/Linux, dhe shtrihet
përtej programeve të kompjuterit. Me fuqinë që jep dija e përbashkët,
Wikipedia është ngjitur shpejt për tu bërë enciklopedia kryesore e botës.
Creative Commons u lejon artistëve, muzikantëve dhe autorëve të përdorin
vepra të tyret në rrugë që i përshtaten përsosmërisht epokës dixhitale.
Shkencëtarët dhe inxhinierët mbështeten te mjete Software i Lirë për të kuruar
sëmundje dhe për ta bërë jetën e gjithkujt më të mirë. Tani po piqet një brez
të rinjsh për të cilët ndarja me njëri-tjetrin e dijeve është gjëja natyrale
që duhet kryer.</p>
<blockquote><p>"U jemi mirënjohës Richard Stallman-it që ndezi këtë ndryshim
epokal, dhe gjithkujt që ka punuar kaq fort për përparimin e Software-it të
Lirë në këta tre dhjetëvjeçarë," thotë Gerloff. "Bashkohuni me lëvizjen tonë, <a
href="https://my.fsfe.org/donate">përkrahni punën tonë</a>, dhe na ndihmoni të
përballojmë sfidat që kemi përpara."</p></blockquote>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="gnu"/>
</tags>
</html>