fsfe-website/news/2013/news-20130712-01.sq.xhtml

68 líneas
4.2 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2013-07-12">
<version>1</version>
<head>
<title>Rrjedhje e re informacioni nga Snowden: Depozitimi i të dhënave tuaja te Microsoft-i është veprim i pakujdesshëm</title>
</head>
<body>
<h1>Rrjedhje e re informacioni nga Snowden: Depozitimi i të dhënave tuaja te Microsoft-i është veprim i pakujdesshëm</h1>
<p>Në një <a href="http://www.guardian.co.uk/world/2013/jul/11/microsoft-nsa-collaboration-user-data/">artikull
të botuar sot, The Guardian</a> përshkruan se si Microsoft-i po
bashkëpunon aktivisht me NSA-në. Sipas artikullit, Microsoft-i
po e furnizon NSA-në me akses të gjerë te komunikimet e cilitdo
që përdor shërbimet e kompanisë:</p>
<ul>
<li>Microsoft-i i jep NSA-së hyrje te email-et e fshehtëzuar në Hotmail, Live.com dhe Outlook.com, si dhe te mesazhe fjalosjeje në web.</li>
<li>Microsoft-i i jep NSA-së hyrje të lehtë në shërbimin e vet të depozitimeve, SkyDrive, me 250 milionë përdorues në gjithë botën deri më sot.</li>
<li>Microsoft-i ia bën të mundur NSA-së të monitorojë thirrje audio dhe video në shërbimin Skype, të cilin e bleu më 2011-n.</li>
</ul>
<blockquote>
<p>"Kjo e bën të qartë që t’i zësh besë Microsoft-it për
të dhënat kritike të kompanisë suaj është fill moskokëçarje," thotë
Karsten Gerloff, president i Free Software Foundation Europe. "Si
në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, ata që përgjigjen për
sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave lypset urgjentisht të hidhen në
veprim për të mbrojtur organizmat, klientët dhe blerësit e tyre."</p>
</blockquote>
<p>Edhe pse është e vështirë ose e pamundur t’i shpëtosh survejimit,
ka mënyra për të minimizuar rrezikun që të dhëna me spec, të tilla si
të dhëna konfidenciale produktesh apo kartela pacientësh, të kapen nga
një palë e tretë. Zgjidhjet Software i Lirë për <em>groupware</em>,
produkte zyre dhe sisteme operativë janë tërësisht të inspektueshme,
dhe shpesh me sigurinë e të dhënave një përparësi. Fshehtëzimi skaj-më-skaj
me produkte Software të Lirë, të tillë si <a href="http://gnupg.org">GnuPG</a> dhe <a href="https://en.wikipedia.org/wiki/Off-the-Record_Messaging">
shkëmbim mesazhesh <em>off-the-record</em> (OTR)</a> i mbron të dhënat
gjatë transitit. Produktet që ofrojnë komunikime audio, video dhe fjalosje
të sigurt, të tillë si <a href="https://jitsi.org/">Jitsi</a>, janë të suksesshëm në zëvendësimin
e Skype-it.</p>
<blockquote>
<p>"Këshillojmë kompanitë dhe krejt organizmat e tjera që
dëshirojnë të mbrojnë të dhënat e tyre të përdorin zgjidhje Software
i Lirë, t’i depozitojnë të dhënat brenda vetes, kurdo që është e mundur,
dhe të bashkëpunojnë vetëm me mundësues të cilëve u besojnë në mbrojtjen
e të dhënave të klientëve të tyre," thotë Gerloff. "Mundësues të tillë
shpesh përdorin fshehtëzim të fuqishëm, dhe minimizojnë sasinë e të dhënave
që depozitojnë. Përdorimi i mundësuesve më të vegjël, në vend të
kompanive globale IT, e bën deri diku me më pak gjasa kapjen e të dhënave
të klientëve nga rrjeta e NSA-së."</p>
</blockquote>
<p>Përdoruesit do të duhej të merrnin aktivisht nën kontroll të dhënat dhe
komunikimet e tyre. Një mënyrë për ta bërë këtë është të përkrahin zhvilluesit
e teknologjive Software i Lirë për fshehtëzimet, që ata të munden të vazhdojnë të
furnizojnë produkte të tillë të rëndësishëm.
"Tani është kohë e përshtatshme për të bërë një <a href="http://g10code.com/gnupg-donation.html">dhurim për sendërtimin
Software të Lirë të PGP-së, GNU Privacy Guard (GnuPG)</a>!", shprehet Matthias
Kirschner, drejtues i sektorit të Ndërgjegjësimit të Publikut në FSFE.</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="encryption">Fshehtëzim</tag>
<tag key="microsoft"/>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->