Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.
 
 
 
 
 
 

46 lines
2.7 KiB

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2013-05-02">
<version>1</version>
<head>
<title>Një gjykatë portugeze eliminon një prokurim të paligjshëm që favorizonte Microsoft-in</title>
</head>
<body>
<h1>Një gjykatë portugeze eliminon një prokurim të paligjshëm që favorizonte Microsoft-in</h1>
<p>Më 27 prill, gjykata administrative e Almadas, Portugali, shpalli <a href="/news/2013/court-act-portugal.pdf">të paligjshme</a> një kontratë prej 550 mijë eurosh mes Microsoft-it dhe bashkisë së Almadas. Kërkesat teknike të konkurrimit të shpallur nga bashkia ia bënin të pamundur cilësdo kompani tjetër veç Microsoft-it dhe partnerëve të tyre parashtrimin e një propozimi.</p>
<p>Ky vendim gjykate është veçanërisht domethënës ngaqë sqaron se një procedurë prokurimi e përdorur gjerësisht është e paligjshme. Procedura specifikonte emrin e produkteve Microsoft, në vend se domosdoshmëritë e përgjithshme funksionale dhe teknike.</p>
<p>Praktikat e anshme të tenderimit në Portugali janë denoncuar në mënyrë të përsëritur nga organizmi bashkëpunëtor i FSFE-së, <a href="https://ansol.org/">ANSOL</a> dhe nga <a href="http://www.esop.pt/">Shoqata e Biznesve Portugeze të Burimit të Hapur, ESOP</a>, që e çoi çështjen në gjyq. Këto praktika dhunojnë rregulluat themelore të konkurrencës së paanshme dhe përjashtojnë sistematikisht kompani që ofrojnë shërbime të bazuara në Software-in e Lirë.</p>
<p>FSFE-ja e përshëndet vendimin e gjykatës, dhe u bën thirrje gjykatave të vendeve të tjera europiane të vazhdojnë të shfuqizojnë sistematikisht kontrata të ngjashme diskriminuese.</p>
<h3>Më tepër informacion </h3>
<ul>
<li><a href="/news/2013/court-act-portugal.pdf">Vendimi</a> i gjykatës (në portugalisht)</li>
<li><a href="http://www.esop.pt/court-annuls-public-tender-for-microsoft-software-in-the-municipality-of-almada/">Njoftimi për shtypin</a> nga ESOP-i lidhur me vendimin</li>
<li>Open Forum Europe: <a href="http://www.openforumeurope.org/openprocurement">Praktikat diskriminuese vazhdojnë të molepsin prokurimet publike IT nëpër Europë</a></li>
<li><a href="https://download.fsfe.org/policy/procurement/20110418.ProcurementConsultation.FSFE.response.pdf">Kontributi i FSFE-së</a> në konsultën e Komisionit Europian për modernizimin e rregullave të prokurimit publik në Bashkimin Europian </li>
<li>Puna e FSFE-së për <a href="/news/2012/news-20120619-01.html">përmirësimin e prokurimit publik në Finlandë</a></li>
</ul>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="pt"/>
<tag key="legal">Vendim gjykate</tag>
<tag key="procurement">Prokurim</tag>
</tags>
</html>