fsfe-website/news/2013/news-20130422-01.sq.xhtml

90 lines
3.5 KiB
HTML
Raw Permalink Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2013-04-22">
<version>1</version>
<head>
<title>Parlamenti gjerman thotë: Ndal Akordimit të Patentave mbi Software-in</title>
</head>
<body>
<h1>Parlamenti gjerman thotë: Ndal Akordimit të Patentave mbi Software-in</h1>
<p>Parlamenti gjerman ka paraqitur një mocion të përbashkët
kundër patentave mbi software-in. Rezoluta i kërkon qeverisë gjermane
të ndërmarrë hapa për kufizimin e akordimit të patentave mbi programe
kompjuteri.
</p>
<p>
<a href="http://dip21.bundestag.de/dip21/btd/17/130/1713086.pdf">Në rezolutën</a>
e parlamentit thuhet se patentat mbi software-in ua kufizojnë zhvilluesve
ushtrimin e privilegjeve të rrjedhura nga të drejtat e kopjimit, përfshi
këtu të drejtën për të shpërndarë programet e tyre si Software i Lirë.
Ato nxisin krijimin e monopoleve në tregun e software-it, dhe dëmtojnë
risitë dhe krijimin e vendeve të punës.
<i>[Saktësim, 24-04-2013: Parlamenti nuk e ka adoptuar ende mocionin,
por vendosi tia kalojë komiteteve të parlamentit për shqyrtim të
mëtejshëm.]</i>
</p>
<p>
"Patentat mbi software-in janë të dëmshme në çfarëdo pikëpamje, dhe janë të
padobishme për nxitjen e risive", thotë Karsten Gerloff, president i Free
Software Foundation Europe. "I kërkojmë qeverisë gjermane të veprojë mbi
këtë rezolutë sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe tu heqë zhvilluesve
të software-it barrën e panevojshme të kostove dhe rreziqet që rrjedhin nga
patentat, nën të cilën ata vuajnë tani."
</p>
<p>
<a href="/activities/swpat/swpat.html">Patentat mbi software-in
janë të paligjshme</a> sipas Konventës Europiane të Patentave.
E megjithatë, Zyra Europiane e Patentave ka akorduar mijëra patenta që
mbulojnë software-in. Si pasojë, zhvilluesit e software-it rrezikojnë në mënyrë
konstante të akuzohen për shkelje patentash. Kjo shkakton pasiguri
ligjore që është e kushtueshme për kompanitë e mëdha, dhe potencialisht
vdekjeprurëse për të voglat.
</p>
<p>
Rezoluta e parlamentit i kujton qeverisë se, sipas Direktivave të BE-së
për Programet e Kompjuterit, software-i mbulohet nga të drejtat e kopjimit,
jo nga patentat. Ajo i bën thirrje qeverisë që ta vërë më në fund në jetë
"këndvështrimin përmes të drejtave të kopjimit", dhe ta bëjë ligjin gjerman
më konkret në këtë drejtim. Ajo vë gjithashtu në dukje se kufizimet që
vendosin patentat janë të papërputhshme me licencat Software i Lirë të
përdorura më shumë.
</p>
<p>
Lidhur me çfarëdo nisme të ardhshme për reformimin e rregullave europiane
mbi të drejtat e kopjimit dhe patentat, parlamenti i kërkon qeverisë gjermane
të sigurohet që të drejtat e zhvilluesve për shfrytëzimin ekonomik të
programeve të veta të mos jenë të kufizuara nga patentat. Qeveria do të duhej
gjithashtu të punonte për të siguruar që software-i të mbulohet vetëm nga të
drejta kopjimi, dhe që zyrat e patentave (përfshi Zyrën Europiane të Patentave)
të ndalonte akordimin e patentave mbi software-in.
</p>
<h3>Për më tepër të dhëna</h3>
<ul>
<li><a href="http://dip21.bundestag.de/dip21/btd/17/130/1713086.pdf">Mocioni i përbashkët i miratuar nga parlamenti</a> (në Gjermanisht, PDF)</li>
<li><a href="/activities/swpat/swpat.html">Kontekst rreth patentave mbi software-in</a></li>
</ul>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="european-union">Bashkimi Europian</tag>
<tag key="de"/>
<tag key="de">Gjermani</tag>
<tag key="swpat"/>
</tags>
</html>