29
30
Fork 85
fsfe-website/news/2013/news-20130212-01.sq.xhtml

83 Zeilen
3.0 KiB
HTML

Diese Datei enthält mehrdeutige Unicode-Zeichen

Diese Datei enthält Unicode-Zeichen, die mit anderen Zeichen verwechselt werden können. Wenn du glaubst, dass das absichtlich so ist, kannst du diese Warnung ignorieren. Benutze den „Escape“-Button, um versteckte Zeichen anzuzeigen.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2013-02-12">
<version>1</version>
<head>
<title>FSFE-ja ju fton të shpalosni dashurinë tuaj për Software-in e Lirë!</title>
</head>
<body>
<h1>FSFE-ja ju fton të shpalosni dashurinë tuaj për Software-in e Lirë!</h1>
<p>Për 14 shkurtin, Free Software Foundation Europe
u kërkon krejt përdoruesve të Software-it të Lirë të shpalosin
vlerësimin e tyre për Software-in e Lirë. FSFE-ja sugjeron që
ta shfrytëzoni këtë ditë si një mundësi për ti thënë "faleminderit"
njërit prej personave të palodhur të bashkësisë së Software-it të Lirë.</p>
<blockquote>
<p>"Software-in e Lirë e përdorim përditë dhe, shpesh, pa u menduar më
thellë. Shkruajmë njoftime të metash, u tregojmë të tjerëve pse duhet
ti përmirësojnë programet e tyre, ose u kërkojmë veçori të reja - dhe
shpesh nuk na vjen turp të kritikojmë. Ndaj, që tu japim mundësinë
personave të Software-it të lirë të marrin edhe përshtypje pozitive,
të paktën një herë në vit, ja ku është Dita 'E Dua Software-in e Lirë'."
thotë Matthias Kirschner, që i dha fill <a href="http://ilovefs.org">fushatës
#ilovefs</a> së FSFE-së.</p>
</blockquote>
<p>Për <a href="http://ilovefs.org">Ditën "E dua Software-in e Lirë"</a>
FSFE-ja ka disa sugjerime si ta shpalosni dashurinë tuaj për personat
pas Software-it të Lirë, përfshi:</p>
<ul>
<li>shkruani për kontribuesit një email/letër, postim në (mikro-)blog, ku të
shprehni se sa shumë ju pëlqen ajo që ata bëjnë</li>
<li>qeraseni një gotë kontribuesin tuaj të parapëlqyer. Ose qerasni dikë tjetër
dhe, teksa e shijoni, tregojini asaj/atij rreth aplikacionit tuaj të parapëlqyer
Software të Lirë!</li>
<li>përqafoni një kontribues (fillimisht merrni leje)</li>
<li>bëni një foto tuajën ku të tregohen ndjenjat tuaja për Software-in e Lirë, dhe
postojeni online.</li>
<li><a href="https://my.fsfe.org/donate">Dhuroni për FSFE-në</a> ose <a
href="https://wiki.fsfe.org/DonateToFreeSoftwareProjects">ndonjë nismë
tjetër të Software-it të Lirë</a> për të shprehur mirënjohjen tuaj.
Vazhdimi i punës së tyre varet nga kontributi juaj. Ndaj sillni në mendje
organizmin tuaj të parapëlqyer dhe bëni një dhurim. Të jeni të sigurt që do
tua shpërblejnë dashurinë me dashuri.</li>
<li>Së fundi, mund të ndihmoni duke shpërndarë për të tjerët <a
href="/activities/ilovefs/index.html">stema të fushatës</a>, me
email, (mikro)blog ose duke përdorur rrjetet shoqërore (ju lutemi, për këtë
rast përdorni etiketën #ilovefs).</li>
</ul>
<blockquote>
<p>Duam të na ndihmoni, për ta bërë këtë ditë ditën kur gjithkush
tu thotë <strong>'faleminderit'</strong> njerëzve pas Software-it të Lirë",
shton Matthias Kirschner.</p>
</blockquote>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="fellowship">anëtarësia shok</tag>
<tag key="ilovefs"/>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->